Author: tirana

Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në zonën e Brrylit në Tiranë, dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se në datë 16.05.2023, te Brryli, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi G. C., 52 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Numërimi për kryetar bashkie në Tiranë ka përfunduar. Tashmë votat e kutisë së fundit të numëruara, pritet të pasqyrohen nga KQZ. Erion Veliaj është fitues me një rezultat të thellë, me 54,69 përqind të votave. Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind që është një suprizë pasi ka mposhtur PD-në zyrtare, pasi Roland Bejko doli në vend të katër me 4,27 përqind, Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.

Read More

Kur në mes dhjetorin e vitit të kaluar këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, vizitoi Ballkanin Perëndimor, ai u ndal në të gjitha shtetet tjera përveç Shqipërisë. Shqipëria (ajo zyrtare) është i vetmi vend në rajon që nuk e ka asnjë problem ndër-etnik brenda e me fqinj jashtë. Problematika e shqiptarëve të shpërndarë në shumë toka përtej Shqipërisë, ishte “shpëtimi” i Shqipërisë Zyrtare. Shqiptarët jashtë Shqipërisë ishin/janë mburoja. Por, kjo mburojë është e pamjaftueshme për ta mbrojtur Shqipërinë nga njerëz si Sali Berisha dhe Ilir Meta. Këta të dy dhe kjo duket e pabesueshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë…

Read More

Jo vetëm 7 bashki të vogla, por demokratët në këto zgjedhje lokale që u mbajtën më 14 Maj 2023, do të fitonin edhe pak më shumë. Nëse në 4 bashkitë ku demokratët dolën me dy kandidatura do të kishin bashkuar forcat, do fitonin. Përçarja dhe inatet me njëri-tjetrin i dëmtoi veçanërisht në Mallakastër, Këlcyrë, Kuçovë dhe Finiq, ku nëse do të kishin dalë me një kandidat do të kishin fituar ndaj Partisë Socialiste, e cila në këto 4 njësi vendore ishte e vetmja konkurrente përballë. Në Kuçovë nëse 6222 votave të marra nga Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do…

Read More

Finalisti i parë i Champions League do të mësohet sonte. Inter dhe Milan përballen në ndeshjen e kthimit të Euroderbit në një sfidë ku spektakli dhe emocionet janë garantuara. Zikaltrit vijnë me avantazhin 2-0 në ndeshjen e parë megjithatë ende nuk kanë siguruar asgjë. Lajmi i mirë për tekniku Stefano Pioli është rikthimi i yliit të skuadrës, Rafael Leao ndërkohë mungesë e sigurtë është ajo e Benaccer i cili u dëmtua në aktin e parë. Tekniku Inzaghi do të bëjë llogaritë vetëm pa Milan Skrinjar ndërsa pjesa tjeter e skuadrës është në dispozicion dhe në gjendje të mirë fizike.

Read More

BE-ja vijon punën që të arrijë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbise Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, u takuan në Bruksel për të biseduar rreth mekanizmave për zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit, si dhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislim tha se në takimin e 15 majit u bisedua se si palët e shohin drejtimin në të cilin po shkon procesi i dialogut. Ai tha se në agjendë të bisedimeve ishte “gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes” së Ohrit. “Në marrëveshjen që arritëm në…

Read More

Pjerin Ndreu fitoi një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Lezhës, dhe mëngjesin e sotëm është pritur me ovacione nga punonjësit. Kryebashkiaku socialist Ndreu i është rikthyer punës, ndërsa punonjësit pritën të gjithë në hyrje të bashkisë ku duartrokitën dhe hodhën fishekzjarre. Pjerin Ndreu mori 18290 vota në total, duke lënë pas me dy mijë vota diferencë kandidatin e Bashkë Fitojmë, Pashk Gjonin.

Read More

Reshje të dendura të shiut dhe një erë e fortë, është situata në vend. Nisur nga këto kushte atmosferike, kapiteneria e Vlorë ka njoftuar se është ndaluar dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese. Kjo masë ndaluese ka hyrë në fuqi që sot në orën 08:00 dhe do të jetë në zbatim të paktën deri në orën 16:00 të së nesërmes, ku pritet të ketë një përmirësim të motit. Ndërkohë, sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Read More

Pas fitores së Bashkisë, PS-ja ka fituar edhe në Këshillin Bashkiak të Korçës. Referuar shifrave zyrtare të dala nga numërimi, socialistët, krahas kryetarit, kanë marrë shumicë të cilësuar edhe në Këshill. Ndarja e mandateve sipas partive politike pjesëmarrëse: KORÇA PS – 23 mandate Bashkë Fitojmë – 9 mandate PAA – 2 mandate PR – 1 mandat PSD – 1 mandat Partia Demokratike – 2 mandate AAK – 1 mandat PGJ – 1 mandat Nisma Thurje – 1 mandat Lazjon Pjetri – 1 mandat PUSTECI Bashke Fitojmë – 4 mandate Partia Socialiste – 5 mandate Partia Agrare Ambientaliste – 3 mandate…

Read More

Një 52-vjeçar që hiqej si zyrtar i lartë dhe i kërkoi 70 mijë euro biznesmenit në Tiranë është arrestuar nga Polciia e Tiranës. Mësohet se 52-vjeçari mashtroi edhe të tjerë në rrjete sociale. Njoftimi i plotë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare. Operacioni i radhës, i koduar “Arkitekti”, në vazhdën e 4 operacioneve të tjera të finalizuara gjatë 5 muajve të fundit, pas informacioneve të siguruara nga Policia përmes inteligjencës informative dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të denoncuar raste të tilla. Vihet në pranga një 52-vjeçar që…

Read More

Dan Hutra, autor i vrasjes së tre grave para maskrës ka qenë në burg dhe është liruar, edhe pse ishte vrasës dhe i denoncuar për dhunë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për lirimin nga burgu dhe sipas verifikimeve, ILD-ja thotë se vendimmarrja e gjyqtarit është në përputhje me ligjin, ndërsa bëhet e ditur se Hutra kishte përmbushur periudhën e dënimin, ndaj edhe ka dalë nga qelia më herët. Deklarata e plotë Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për lirimin nga burgu të shtetasit Dan Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt…

Read More

La Zarra është këngëtarja që përfaqësoi Francën në “Eurovision 2023”, dhe nuk e priti aspak mirë rezultatin e dobët në natën finale. Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara finales, por arriti të grumbullojë në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë. Kur u shpallën votat e publikut Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final. Kur kamera iu drejtua këngëtares, ajo ngriti gishtin e mesit në shenjë zhgënjimi. La Zarra ka sqaruar se gjesti i saj është keqinterpretuar. “Jam e lumtur…

Read More