Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas deklaratave të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të jashtëm Dendias për lirimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Gjatë një konference për mediat, Rama tha se askush nuk mund t’i bëjë presion drejtësisë shqiptare. Ai shtoi se do të flasë për këtë çështje menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi. Sipas Ramës, drejtësia në Shqipëri është njësoj si për qytetarët shqiptarë, ashtu edhe për ata grekë që jetojnë në vendin tonë. “Përsa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë.…
Author: tirana
Rama kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për planifikimin e procesit zgjedhor, duke e konsideruar si dështim spaktakolar vonesat në nisjen e votimeve në 500 qendra të votimit në vend. Ai tha se diçka e tillë nuk do mbetet me kaq. Sa i takon pamjeve ku disa punonjës shiheshin teksa transportonin pajisjet e identifikimit elektronik pa asnjë kujdes, Rama tha se diçka e tillë është e pafalshme kur për to janë shpenzuar miliona euro. “Sa i përket standardit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se nuk kanë pasur asgjë të veçantë në një aspekt përveç dështimit spektakolar të…
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e parë për shtyp pas fitores së thellë të partisë që përfaqëson në zgjedhjet e 14 Majit. Rama ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën nga veriu në jug, ndërsa tha se është e nevojshme të ruajtja nga nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. “Vendosa të bëjë këtë konferencë shtypi sepse në një rast kaq të vecantë si ky nuk mund të bëja një fjalim fitoreje për një miting fitoreje. Kjo ëshyë një fitore e madhe për t’i festuar dhe vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur…
Albert Mëlyshi ka arritur të fitojë në Mirditë duke fituar kështu mandatin e ardhshëm të kryebashkiakut. Mëlyshi në një reagim në rrjete sociale ka falenderuar të gjithë demokratët për mbështetjen e tyre. Ndër të tjera ai nuk nguroi që të ftonte kryeministrin Edi Rama për një kafe më Rrëshën në mënyrë që t’i komunikojë edhe projektet për Mirditën. “Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj! Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej…
Të dielën e 14 majit që prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në 19:00 të mbrëmjes, qytetarët iu drejtuan qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët dhe këshillat bashkiak në 61 bashkitë e vendit. Që në orët e para të mëngjesit pjesëmarrja ishte e vakët, lidhur kjo dhe me problemet që u shfaqën në disa qëndra të votimit për shkak se nuk funksiononte pajisja e identifikimit elektronik. E për pasojë, qytetarët largoheshin nga qëndrat e votimit pa votuar. Problem që u rikuperua duke votuar manualisht përmes listave të printuara. Ndërkaq referuar të…
Dashi: Mirëqenia juaj personale mund të pengohet nga kërkesat e të tjerëve. Megjithatë, është e rëndësishme t’i jepni përparësi kujdesit për veten dhe të kënaqeni me aktivitete që ju sjellin relaksim dhe gëzim. Përmirësimet financiare do t’ju ofrojnë mjete për të bërë blerje të rëndësishme. Jini të përgatitur për disa tensione brenda familjes ose me bashkëshortin tuaj, por përpiquni të falni ankesat e vogla në marrëdhënien tuaj romantike. Ka mundësi të takoni një individ të jashtëzakonshëm në vendin tuaj të punës sot. Angazhimi në punë vullnetare jo vetëm që do t’u sjellë dobi atyre që ju ndihmoni, por gjithashtu do…
Kavaja është duke numëruar kutitë e fundit, teksa duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores. Sakaq duket se këtë rezultat e ka pranuar dhe kandidati i PS, njëherësh kryebashkiaku aktual Redian Krali. Ky i fundit i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat. Siç shihet edhe nga këto pamje, disa prej simpatizantve të kryebashkiakut të PS, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.
Koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë ka shpallur fitoren në Kavajë. Ndonëse kanë ngelur edhe pak kuti për tu numëruar, kandidati i koalicionit Fisnik Qosja ndodhet në avantazh të konsiderueshëm përballë rivalit të tij socialist. Pas këtij rezultati paraprak të pacertifikuar, qytetarët kanë nisur festimet në rrugë.
Qarku i Durrësit rikonfirmoi edhe njëherë se PS është forca e parë. Kështu u shpreh përfaqësuesi i PS në këtë qark, Ardian Çela duke falenderuar të gjithë qytetarët për besimin që i dhanë tre kryetarëve, Emirjana Sakos në Durrës, Elton Arbanës në Shijak dhe Artur Bushit në Krujë. “PS në qarkun e Durrësit rikonfirmohet jo vetëm të tre bashki por forcë e parë me rezultat shumë bindës ashtu si në zgjedhjet e 2017, 2021 dhe këta të fundit. Ky është një falenderim për të gjithë qytetarët e qarkut për besimin që i dhanë PS dhe të tre kryetarëve për punën…
Kandidati socialist, Erion Veliaj kryeson me rreth 46 mijë vota përpara kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi në garën për Tiranën. Sipas të dhënave të KQZ, Veliaj ka marrë 132,733, rreth 47 mijë vota më shumë sesa kandidati i koalicionit Berisha-Meta, që ka marrë 85, 784 vota. Edhe sa i përket rezultateteve për Këshillin Bashkiak, PS është në epërsi. Duke iu referuar të dhënave të deritanishme nga KQZ, nga votat e numëruara deri më tani, PS ka siguruar 34 mandate, ‘Bashkë Fitojmë’ 17 mandate, PD 4, Partia Socialdemokrate 2 dhe Partia Republikane ka marrë 1 mandat. REZULTATI I DERITANISHËM: Koalicioni…
Agron Malaj do të drejtojë për një mandat të dytë Bashkinë e Matit pas fitores që arriti të marrë në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Malaj u votua 8733 qytetar me të drejtë vote në Bashkinë Mat, ndërsa rivali i tij Skënder Gjuci mori 4517. Kandidati i partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj fitoi me një diferencë prej 4216 votash. Procesi zgjedhor is ë dielës kaloi paprobleme në të 49 qendrat e votimit që ka kjo bashki, ndërsa numërimi i votave nisi mbrëmë rreth orës 23:00 dhe u mbyll rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Kryetarja e…
Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri ditën e nesërme për të mbajtur fjalimin e fitores. Ai pritet të niset drejt Islandës për të marrë pjesë në një forum, e do të kthehet të mërkurën pasdite. Për këtë arsye, fjalimi i Ramës të pritet të jetë pas kthimit të tij nga Islanda.