Author: tirana

Ka shumë qytetarë që edhe pse shkojnë për të votuar, votën e tyre e çojnë dëm, pasi shprehin mllefin e tyre me klasën politike, por ka dhe nga ata që tallen duke shkruajtur gjëra të çuditshme në fletën e votimit. Gjithsesi, në këto zgjedhje lokale që u mbajtën të dielën e 14 Majit, një qytetar në Tiranë kishte shkruar diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Ai kishte shtuar në fletën e votimit një tjetër alternativë, ku kishte shkruar “Mami im” dhe votën ia kishte dhënë asaj. Pamjet e kësaj vote po bëjnë xhiron e rrjetit.

Read More

Armando Subashi, kandidati i Partisë Socialiste që fitoi mandatin e tretë në bashkinë e Fierit u takua me rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodheli. Ai deklaroi gjatë përshëndetjes me të se do i dëgjoje vërejtjet e tyre. Armando Subashi fitoi me një diferencë të madhe në Fier, ku mori 34979 vota ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Evdar Kodheli ka marrë 9970 vota. Kandidatja e Partisë Demokratike ka marrë në total 5493 vota.

Read More

Kryetarja e Bashkisë Durrës ka reaguar gjatë ditës së sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Përmes një deklarate për mediat, Emirjana Sako u shpreh se PS e priste fitoren në Durrës, ndërsa shtoi se në mandatin e ri do të ketë shumë punë në shërbim të qytetarëve e projekte transformuese për Durrësin. “Ne e prisnim fitoren, kishim sondazhet tona. Besimi dhe angazhimi i madh që është bërë për gjithë këtë fushatë, nga të gjitha grupet, nga PS, na bën të vijojmë më tej. Me këtë besim të jashtëzakonshëm kemi shumë punë për të bërë me projekte madhore,…

Read More

Belind Këlliçi ka pësuar një nga humbjet më të thella të opozitës në histori në Tiranë. Sipas tabelës zyrtare të KQZ për rezultatet, Belind Këlliçi ka humbur edhe në lagjen e tij, në rrugën “Myslym Shyri”, ku edhe votoi bashkë me prinderit dhe vëllain. Në këtë qendër votimi Veliaj ka marrë 109 vota, ndërkohë Belind Këlliçi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se 83 vota. Gjatë fushatës, Këlliçi deklaroi se do të hiqte korsitë e biçikletave të vendosura nga Bashkia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, por me sa duket vota kundër në 14 maj ka qenë edhe…

Read More

Një ndër militantët më të flaktë të Berishës, Ilir Vrenozi nuk bën fajtor Ramën për humbjet, përkundrazi ai ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Militanti i Berishës ndër të tjera u shpreh se justifikimi nga dyshja Berisha-Meta është shterpë dhe pa sens, pasi që nuk është faji i Ramës për fitoren e PS-së po të ndarjes në 100 kampe të Partisë Demokratike. “Ky qe një përdhunim që iu bë demokratëve. Të shkrimet PD e djathta ça m*ti është të japin të gjithë dorëhqeje. Që nga ky e nga Alibasha. E poshtëruan demokratët, kanë që në 2013 morën malet. Mos…

Read More

Kandidati socialist për Bashkinë Mirditë, Ndrec Dedaj, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 14 majit. Dedaj u shpreh se respekton votën e qytetarëve, ndërsa shtoi se sovrani nuk gjykohet për zgjedhjet e tij. Postimi i plotë: Të dashur bashkëqytetarë, sëbashku me ju po përmbyllim një rrugëtim 8 vjeçar në krye të punëve të Bashkisë Mirditë. Ju shpreh mirënjohje pa kufij që më dhatë mundësinë të përmbushja një ëndërr, që gjithë dashurinë që kam patur dhe kam për Mirditën dhe ju, ta përkthej nëpërmjet punës me gjithë fuqinë e mendjes dhe të zemrës, në të mira publike, sociale e shpirtërore, tashmë…

Read More

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin N. C., 39 vjeç, banues në Gjirokastër. Ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal në Këlcyrë, shtetasi N. C. ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. D., 47 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu. Sipas tij, gjyqtari që do ta bënte këtë gjë, do të kryente një akt patriotik, por dhe një veprim inteligjent dhe diplomatik “Duhet të dalë një gjyqtar ta ndreqë lajthimin e bërë nga prokurorët: ta nxjerrë Belerin nga burgu. Sa më shpejt, aq më mirë. E di, fjala e institucioneve do duhej të kishte gjithnjë epërsi mbi “trillet” e zgjedhësve, por të mbrosh me forcë këtë parim në Shqipëri është pesë me hiç (po shohim se edhe në SHBA mjafton mbështetja elektorale për t’i dhënë dikujt impunitet: shikoni se ç’ndodh…

Read More

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi bëri me dije se në 44 bashki të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Njoftohet se numërimi është ndërprerë në dy KZAZ në Durrës, për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe grupit numërues. “Në lidhje me problematikat në procesin e numërimit, në Durrës, kemi ndërprerje në KZAZ numër 22 dhe 23 për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe anëtarëve të grupit të numërimit. Kemi konsideruar situatën e krijuar në KZAZ e Kurbinit dhe problematikat në lidhje me numërimin në këtë KZAZ. Kemi marrë një vendim për të bërë pezullimin e procesit deri…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas fitores së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Memaliaj. Nisur nga fakti që kjo bashki ka qenë bastion i majtë, Kumbaro njoftoi se do të lexohet çdo votë e hedhur në kutitë e votimit. “Bashkia Memaliaj do të jetë objekt i një analize shumë të veçantë. Me një vëmendje personale dhe të skuadrës drejtuese të Partisë Socialiste do ta lexojmë çdo votë të hedhur më kutitë e Bashkisë Memaliaj lidhur me kandidatin për të kuptuar se cili ishte vullneti dhe cili është mesazhi. Për të mbërritur në një konkluzion më të…

Read More

Rikthehet në skenë Fatos Nano. Pas fitores së socialistëve në pjesën dërrmuese të bashkive ish kreu i PS-së ka drekuar në një nga restorantet në periferi të Tiranës.Sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto, Nano që ka qenë dhe kryeministër i Shqipërisë dhe paraardhësi i Edi Ramës në PS, shfaqet i qetë, larg stresit të një fushate zgjedhore.Kujtojmë që në Kavajë kandidon nipi i tij Redjan Krali për PS.

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas fitores së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili vijon të qëndrojë në burg pas akuzave për blerje votash. “U lumturova kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.

Read More