Author: tirana

Fjolla Morina është sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë ajo ka shpërthyer në drejtim të disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Morena Tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën. “1 lavirja Morena, 2 Arbnore, Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua mbajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë. Fjolla ka kaluar tek një tjetër sulm, drejt menaxherit të disa emrave të showbiz-it, Jetmir Aga-n, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se…

Read More

Në Shqipëri, Partia Socialiste po shkon drejt një fitore shumë të thellë në të gjithë vendin. Ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende në 23 bashki të vendit, socialistët duket se kanë marrë kontrollin e 54 qyteteve, kundrejt vetëm 6 të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i përbërë nga demokratët e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e zotit Meta, dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Demokristianët. Ky koalicion ka fituar në Has, Mirditë, Pukë, Fushë-Arrëz, në Memaliaj si dhe në Himarë. Kjo e fundit u kthye në një pikë të nxehtë, pas arrestimit të…

Read More

Benet Beci ka fituar zyrtarisht kundrejt kryebashkiakut aktual të Shkodrës, Bardh Spahia. Beci ka fituar bindshëm me më shumë se 60% të votave, kundrejt Spahias, i cili ka marrë vetëm 40%të votave për këtë bashki. “Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra”, shkruan Beci në postimin e tij në Facebook.

Read More

Prindërit e Fredi Belerit kanë folur për median greke pas fitores ne bashkinë e Himarës. “Jemi shumë krenarë për djalin tonë”, deklarojnë ata për newsit.gr, pas fitores së Belerit në zgjedhjet bashkiake të Himarës. “Fredi Beleri mposhti me vetëm 19 vota kundërshtarin e tij, Giorgi Goro, i cili ishte “i zgjedhuri” i kryeministrit shqiptar Edi Rama“- shkruan media greke. Rikujtojmë se pas fitores së tij, banorët e Himarës shpërthyen në festë . Ata nisën të këndonin në gjuhën greke dhe duke kënduar.

Read More

Shkon në 10 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit që ndodhi më 3 maj në një shkollë fillore në Beograd. Vajza kishte pasur lëndime të rënda në kokë dhe trajtohej në Klinikën Universitare Tirshova. Ajo vdiq pavarësisht ndërhyrjeve kirurgjikale, duke mos iu përballuar plagëve dhe masave intensive të marra nga mjekët. Para gati dy jave në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd, një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës.

Read More

Një shkollë në Mallakastër ka marrë flakë pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar. Fatmirësisht në momentin e incidentit nuk ka pasur nxënës në godinë. Njoftimi: Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së…

Read More

Në një bashkëbisedim me Grida Dumën për fitoren e Benet Becit në Shkodër, zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia, tregon se e kishte takuar Luizin në ambientet e Top Channel dhe i tha se Beci ka fituar prej tij. Madje Kadia shprehet se është fans i Luizit dhe madje ka bërë edhe foto me të, Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi. Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur? Besart Kadia: Jo kam dhe foto po deshe. Grida Duma: Edhe ti je një fans. Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij. Grida Duma: Sa…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, Lefeter Maliqi, pasi humbjes kundrejt Kreshnik Hajdarit, tha se rezultatin e zgjedhjeve do ta kontestojë në KQZ. Në një intervistë për mediat, ai u shpreh se moralisht ndihet fitues, teksa falënderoi qytetarët e Kuçovës për mbështetjen që i dhanë. “Unë falenderoj qytetarët e Kuçovës pasi e ndjej veten të fituar moralisht për mbështetjen që më dhanë gjatë gjithë kësaj kohë. Pasi ky ka qenë një bastion i majtë, ku Partia Socialiste ka fituar prej 33 vitesh mbi 3 mijë vota. Rezultatin unë do ta kontestojë në KQZ, pasi vetëm fushatë nuk ishte kjo.…

Read More

Një turist suedez ka humbur jetën këtë të hënë në një restorant në zonën e Dhërmiut. Dyshohet se shkak për vdekjen e shtetasit V.CH., 78-vjeç është bërë arresti kardiak. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kandidatja e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Klomentina Drini, ka hedhur akuza kundër Gazmend Bardhit, duke deklaruar se ai ka lobuar kundër saj. Sakaq, ajo ka dhënë një mesazh për drejtuesit e Bashkisë Demokratike të Shqipërisë, për të lëshuar karriget, që të ndryshohet mënyra e drejtimit të Partisë. Sakaq, Drini ka thënë se PD-ja është vetëm një dhe ajo e Ilir Metës. “Unë falenderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe votuesit e mi. Falenderoj stafin tim që kanë qene suportuesit e mi, të gjithë anëtarët e Vaut të Dejës për mikëpritjen. Falenderoj të gjithë banorët e kësaj bashkie. Po…

Read More

Një vaksinë për të kuruar tumorin agresiv të pankreasit. Kjo është shpresa e fundit e shkencës, që nga testimet individuale mbi çdo pacient vullnetar, ka dhënë rezultate mjaft premtuese duke hapur rrugë shprese mbi të ardhmen dhe kurimin e saj. Vaksina e personalizuar i mëson qelizat imunitare të pacientit të luftojnë formën më të përhapur të tumorit të pankreasit. Në analizimet e para janë marrë në eskperiment vetëm 16 vullnetarë, kaukazianë, të cilët kanë marrë vaksinën, por si pjesë e integruar e një trajtimi shumë më të gjerë , ku përfshihej chemioterapia dhe një medikament që pengon qelizat tumorale t’i…

Read More

Zgjedhjet vendore të fundit në Korçë kanë sjellë një fitore të rëndësishme për Partinë Socialiste dhe një disfatë të thellë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Sotiraq Filo, nën flamurin e PS-së, është shpallur si fitues i padiskutueshëm, duke siguruar 60.63% të votave totale, ndërsa Ledina Alolli ka marrë vetëm 39.37% të rezultatit final. Fitoren e Filos e dëshmon popullariteti i PS-së në rajon dhe efektiviteti i strategjisë së tyre të fushatës. PS ka fituar tashmë 56 bashki, duke konsoliduar më tej pushtetin e saj në vend. Në anën tjetër, humbja e Alollit është një goditje e rëndë për të dhe koalicionin…

Read More