Shefja e misionit vëzhgues të ODIHR për zgjedhjet në vendin tonë, Odihr Audriey Glover prezantoi raportin e ndërmjetem për procesin e 14 Majit. Glover tha se zgjedhjet ishin konkuruese pasi në garë morën pjesë shumë forca politike. Sipas saj pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese ndërsa fushata gjithë kohën u dominua nga lideret politike dhe nuk u panë interesat e qytetareve. “Stabiliteti i komisioneve të vogla ishte i lëkundshëm, ndersa shqetesim mbetet edhe presioni ne disa raste ndaj administrates”, tha mes të tjerash zyrtarja e OSBE-Odihr. Sipas saj 40% e popullsisë jeton jashtë vendit ndaj dhe kjo gjë ndikon në…
Author: tirana
Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar. Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pas fitores së thellë në Mat, kryebashkiaku Agron Malaj ka falënderuar qytetarët të cilët e votëbesuan për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të punëve. Përmes një postimi në rrjete sociale, Malaj siguron se do të vijojë të punojë me përkushtim dhe me më shumë energji për të çuar përpara punët që janë nisur. Postimi i plotë: FALEMINDERIT NGA ZEMRA Faleminderit popullit të mrekullueshëm të Matit që më besuat për herë të dytë drejtimin e Bashkisë. Nuk mund ta mohoj se vota juaj është vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, por akoma më shumë është përgjegjësi shumë e madhe për ta…
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, reagoi pasi humbi zyrtarisht garën për drejtimin e qytetit për katër vitet e ardhshme, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash me kandidatin socialist Benet Beci. “Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, tha Spahia përmes një postimi në Facebook. Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Beci grumbulloi gati 40 mijë vota,…
Romeo Çakuli nga partia MEGA ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Finiqit. Me 2272 vota, kandidati i partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen ka siguruar mandatin katër vjeçar për këtë zonë. Partia Socialiste nuk ka kandiduar, ndërsa PD dhe “Bashkë Fitojmë” nuk mundën të korrin sukses. Leonidha Hristo përfaqësoi PD, ndërsa Leonidha Papa koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Partia Socialiste ka shpallur fitoren në të katërta bashkitë e qarkut Dibër. Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuesja politike e PS në qarkun Dibër tha se fitorja e PS me 8 mijë vota para tregon për një votë plebishitare përtej të majtës dhe të djathtës. “Diferenca prej 8300 votash tregon se sot në Dibër janë bashkuar të majtë e të djathtë, janë ata që janë të bindur se Rahim Spahiu do të bëjë diçka për Dibrën. 8 mijë vota plus në një vend kur vështirë se PS do i kishte këto vota.
Në Vaun e Dejës duket se kandidati i Bashkë Fitojmë ka pranuar humbjen duke uruar socialistët. Edhe pse ka ende kuti votimi për t’u numëruar, ka një diferencë prej 2300 votash mes tyre. “Numërimi shkoi shumë shumë normal, dhe normal që njëri do të fitojë”, tha Hila përpara se t’i jepte dorën Shkrelit.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka dhënë një prononcim të shkurtër në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Tiranës. Braimllari theksoi se e rëndësishme është të mbyllet me sukses procesi dhe të numërohet çdo votë. Ai shtoi se duhen pritur raportet e komisionerëve për shkeljet që janë konstatuar që më pas të jepet një opinion në lidhje me procesin dhe rezultatin. “Do presim të përfundojë komplet procesi, pastaj do kemi një koment për rezulatin. Është e qartë situata me probleme në proces, por do të bëhet një analizë e kësaj situate dhe pastaj do të…
Votuesit e djathtë janë ndarë qartazi mes koalicionit mes Berishës e Metës dhe Partisë Demokratike. Rezultatet e 14 majit në tre bashkitë ku numërimi elektronik mundësoi rezultat e para zyrtare, e dëshmojnë qartësisht këtë qasje. Kjo do të thotë se votuesit opozitarë e kanë refuzuar lidhjen aspak kimike mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Në një vështrim të thjeshtë, votat e kandidatëve në Elbasan, Kamëz dhe Vorë nuk përputhen gjëkundi me votat për koalicionin. Edhe pse jo fitues në garën për kryetar bashkie, në Elbasan Luçiano Boçi mori 26,826. Por koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë gjysmat e votave të tij,…
Nga Agron Gjekmarkaj Katastrofa elektorale e opozites është e pazakonte në permasa deri ne kufijtë e asgjesimit por jo e pa paralajmeruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien të gjitha një e nga një. Marrezia dhe poshtersia krah per krah u serviren si shpresë si alternative si fitore kur në fakt me zhurmen si teneqe rrugeve kishin në ballë humbjen dhe shkaterrimin. Tek dhuna e fjales gjeje mungesen e fisnikerise. Zhgenjimi është i madh zemerimi po kaq. Gjuetia per fajtore jashte vetes s’ka asnje vlere, nuk sheron askend. Në një hartë të tillë ndeshkimi nuk ka dobi të…
Në një moment që numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe PS duket se ka korrur një fitore të thellë, Sali Berisha thotë se zgjedhësit shqiptar janë terrorizuar. Për Berishën sot është një ditë e zezë për demokracinë shqiptare. “Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narko-shteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë…
Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve vendore, ku Partia Socialiste ka fituar në pjesën më të madhe të vendit. Ajo kërkon që fajtorët të ikin në shtëpi. “E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-wt dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.Keni…