Loreen, këngëtarja nga Suedia, fitoi Eurovision për të dytën herë. Por në mesin e njerëzve që nuk janë dakord me vendin e parë, ka edhe nga ata që mendojnë se rezultati ishte “i manipuluar”. Kënga “Tattoo” u rendit në vendin e parë duke grumbulluar 583 pikë, ndërsa Finlanda me “Cha Cha Cha” në vendin e dytë mori 526 pikë dhe ishte kënga më e votuar nga publiku. Juritë kombëtare që i dhanë fitoren Suedisë kanë ngjallur kritika dhe shumë njerëz po bëjnë thirrje duke kërkuar që rezultati të shfuqizohet pasi mund të jetë i manipuluar. Në internet, njerëzit kanë përmendur…
Author: tirana
Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë në Tiranë, madje dhe në Astir dhe tek “5 Maji”, ku opozita ka organizuar protesta të vazhdueshme. Kjo ka irrituar anëtaren e shtabit të Belind Këlliçit, Adriana Kalanë, e cila me një gjuhë fyese dhe denigruese, ka mallkuar banorët e “5 Majit” dhe Astirit. “Një urim kam për të gjithë ata që e shitën votën apo votuan Veliajn. Ju shkoftë për qokë me fadromë, natën te pragu i shtëpisë e i nxjerrtë fëmijët jashtë në gaz lotsjellës”, shkruan Adriana Kalaja në rrjete sociale. Pak kohë më parë u bë virale deklarata e…
Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka mbajtur së fundmi dy koncerte të njëpasnjëshme në Gjakovë. Ai ka performuar para një publiku të mbushur plot, kryesisht fansa të krijuar pas aventurës së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania. E teksa ka dhuruar spektakël për të pranishmit, Luizi në një moment rrëmbeu zemrat e publikut, duke bërë me dije se nuk e harron bashkëshorten e tij, Kiara Titon. Kjo pasi ai e ndërpreu në një moment performancën e tij, për të telefonuar në lidhje direkte Kiarën në mes të skenës. Me të bërë këtë, fansat u ekzaltuan edhe më shumë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për procesin e numërimit të votave në Shkodër, edhe pse nuk është mbyllur ende plotësisht. “Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”, ka shkruar Rama në Facebook. Në Shkodër udhëheq me avantazh votash Benet Beci, kandidati i PS për këtë qytet.
92 vota nga të burgosurit në Rrogozhinë janë dhënë për PS-në, 12 për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme. Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak. Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël. Deri në kutinë e fundit, ku rezultati u përmbys në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste. Kutia e fundit që u…
Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku sipas të dhënave ka dalë fitues kandidati socialist, Benet Beci. Pas numërimit të votave të fundit, Beci arriti të fitojë me mbi 10 mijë vota diferencë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut aktual të qytetit, Bardh Spahiu.
Për herë të parë në 32 vite, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja, kjo me Benet beci që arriti që të thyejë PD-në. Shkodra ishte një prej synimeve të mazhorancës në këto zgjedhje, duke qenë se socialistët nuk e kishin drejtuar asnjëherë qytetin që pas rënies së komunizmit. beci ka marrë deri më tani 32387 vota dhe rivali i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 21366 vota. Në Malësi të Madhe, është në avantazh PS-ja me kandidatin Tonin Marinaj që ka marrë mbi 4048 vota përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj me 2656 vota. Në…
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” që bëri bashkë Berishën dhe Metën për zgjedhjet e 14 Majit, ka fituar deri më tani vetëm 5 bashki. Kur tashmë është mesditë, Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se janë “zhdukur”. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë prej tyre, as për fitoren e rëndësishme në Himarë me Fredi Belerin në burg.
Mbrëmë u mësua në kohë reali se bashkinë e Elbasanit e fitoi kandidati i PS-së, Gledian Llatja që do të vijojë edhe një mandat të dytë katër vjeçar. PS-ja fitoi me mbi 35 mijë vota kundër rivalit, ish-deputetit Luçiano Boçi që mori mbi 27 mijë vota dhe është kandidati i vetëm i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ka arritur në këto rezultate. Në Blesh, një zonë turstike që qeveria e ka reklamuar dhe mbështet rezultati është një lloj humbje, edhe pse kryetari dhe kandidati i PS-së, Arif Tafani siguroi një tjetër mandat, por diferencë 41 vota. Rivali nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”,…
Pas shpalljes fitues të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejlerit në Himarë, qytetarët ia kanë marrë valles mes qytetit. Himariotët po festojnë në lungomaren e qytetit me këngë e valle greke. Edhe pse fituesi ndodhet në burg dhe akoma nuk dihet se si do të shkojë situata, kjo gjë duket se nuk i pengon ata të shprehin gëzim për rezultatin
Këtë vit festivali i “Eurovision 2023W u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet. Eurovision 2023 gdhendi emrin e saj në historinë e këtij festivali duke thyer rekorde shikueshmërie. Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një maksimum shikueshmërie prej pesë minutash nga 11 milionë njerëz dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë sosh, që barazohet me 63% të audiencës televizive. Rekordi i mëparshëm ishte finalja e vitit 2011, kur një mesatare prej 9.5 milionë vetash u akorduan për të parë…
Ilir Meta nuk ka fituar as këtë herë në Skrapar. Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër ndaj rezultatit të zgjedhjeve, teksa ka akuzuar kundërshtarin e tij se ka blerë votat. Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat. Maliqi shtoi se ai ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj, duke mos u dorëzuar deri në daljen e rezultatit…