Author: tirana

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë. Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë: “Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj. Por nga ana e Balinës nuk mungoi një koment. Nëpërmjet…

Read More

Suprizë e madhe edhe në Tropojë, ku socialisti Rexhë Byberi ka arritur të marrë mandatin e dytë në Tropojë. Menjëherë pas numërimit të kutive, socialistët janë mbledhur për të kërcyer ndërsa i bien daulles. Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%. Kurse Bashkia e Hasit është e PD-së së Rithemelimit, ku kandidati i…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj është pranë fitores së thellë në Tiranë. Deri më tani Veliaj ka marrë 60 241 vota ose 53.02 përqind, ndërsa rivali i tij Belind Këlliçi nuk ka arritur të marrë më shumë se 40851 vota ose 35.69 për qind të votave. Kjo diferencë e thellë u paralajmërua dhe nga sondazhet e shumta të publikuara në media të ndryshme që e nxirrnin Erion Veliajn fitues të padiskutueshëm në Tiranë. Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kamëz dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.

Read More

Procesi i numërimit të votave po shkon edhe me konflikte. Në Himarë në qendrën e numërimit të votave ka pas një tension, ku disa nga numëruesit kanë kërkuar të bëjnë pushim, por pritet të ulen sërish në tavolinë dhe të nisin numërimin, pasi KZAZ-ja nuk ka vendim për ndërprerje. Ndërkohë që është ndaluar numërimi i votave, banorë të Himarës janë mbledhur në ambientet e stadiumit të Himarës, ku kryesisht janë mbështetës së Belerit. Sa i përket rezultateve, kandidati i Partisë Socialiste Jorgo Goro kryeson me 3525 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit.

Read More

Edhe në bashkinë e Roskovecit është mbyllur numërimi. Fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste, kryebashkiakja Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj. Ditën e djeshme ata u bënë lajm viral, pasi ishin të vetmit kandidatë kundërshtarë që konsumuan një kafe.

Read More

Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj siguron se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot. “Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me nje grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot. Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje…

Read More

Edhe në qarkun e Beratit po vijon numërimi i votave, ku kryetari i bashkisë së Beratit është drejt një fitore të thellë. Kursë në Kuçovë është duke fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Bashkia Berat ka gjithsej 117 qendra votimi dhe deri më tani janë numëruar 60 të tilla. Kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo udhëheq bindshëm me 63.15 % të votave ndërkohë që rivali i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili është 36.85%. Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me shpejtësi dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë…

Read More

Edhe në Bashkinë e Lezhës po vijon numërimi, ku deri më tani janë numëruar 55 nga 126 kuti votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 52.55% të votave, ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ndjek me rezultat të ngushtë me 47.45% të votave. Bashkia Mirditë ka 48 kuti votimi gjithsej dhe deri tani janë hapur 27. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi që ka marrë deri më tani 53.92 % të votave të numëruara. Sakaq, kandidati i PS, Ndrec Dedaj është në kuotat e 46.08%. Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 17…

Read More

Dashi Nën ndikimin e Hënës që zihet me Saturnin, do të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhime të ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje. Demi Jupiteri ju sjell fatin në anën e juaj, dhe mbi të gjitha, do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse. Binjakët Pozicioni negativ i Uranit mund t’ju shtyjë të merrni vendime të…

Read More

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 20 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Sejdi Golemi udhëheq me 77.2%, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 22.8%. Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave. Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 12 QV ka 23 gjithsej dhe udhëheq bindshëm Alma Hoxha e PS…

Read More

Edhe në Bashkinë e Durrës po vijon numërimi i votave, ku është pasqyruar rezultati i 89 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është 2690 vota. Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 24 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 29.65%. Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron…

Read More

Pas 32 vitesh, Shkodra po shkon drejt thyrjes së tabusë. Partia Socialiste duket se është shumë pranë fitores për herë të parë që prej vitit 1991 në bashkinë e Shkodrës. Kandidati socialist, Benet Beci ka krijuar një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij të “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, ndonëse janë hapur 85 nga 247 qendra votimi që ka kjo bashki. Sipas të dhënave të KQZ, Beci ka marrë momentalisht 11503 vota, teksa Spahia 7556 vota, një diferencë kjo prej 4000 votash në favor të kandidatit socialist.

Read More