Author: tirana

Në shumë bashki ka nisur hapja e kutive të votimit. Në Qarkun Kukës e vetmja bashki nga e cila kemi një rezultat është ajo e Hasit. Nga kutia e parë që ka dalë rezultati është kandidati i ”Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti që kryeson, por me shumë pak vota diferencë nga socialisti Beqir Mulaj. Ndërkohë që në Tropojë dhe në Kukës ende nuk kemi rezultat.

Read More

Në bashkinë e Himarës, janë rreth 2 mijë votues më shumë se zgjedhjet e shkuara. Në 36 qendrat e kësaj bashkie janë në total 7859 votues. Rritja e numrit të votuesve i dedikohet më së shumti emigrantëve të ardhur nga Greqia. Kryesisht pjesa më e madhe e tyre kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë mbi 4 mijë emigrantë, shumica e të cilëve votues në bashkitë e jugut të vendit. Ndërkohë kandidati i opozitës, Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve me akuzën për blerje votash.

Read More

“Ne parashikojmë në Tiranë një fitore me disa dhjetëra mijëra vota diferencë”,-tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Euronews Albania. Veliaj nënvizoi se nga të dhënat të gjithë mbështetësit e majtë kanë votuar duke sjellë dhe një rezultat pozitiv. “Nga ne rezulton që njerëzit tanë mbështesin kauzat tona, njerëzit mbështesin forcën tonë dhe një Tiranë që ecën përpara. Ata kanë dalë të gjithë në votime. Ne gjithmonë kishim dijeni dhe nga sondazhet dhe nga fokus, grupe që siç është Saliu non grata nga amerikanët, është Ilir Meta non grata nga demokratët. Ky lloj shartimi pa…

Read More

Sapo ka nisur proçesi i numërimit të votave pēr kryebashkiakun e Matit.Mësohet se në listat e zgjedhësve ishin 29.000 votues, në 8 njësi administrative, 49 qendra votimi.Nga informacionet e para bëhet me dije se kanë votuar gjatë ditës sotme 13.500 votues.Në garë janë kryetari aktual i bashkisë Mat Agron Malaj dhe Skënder Gjuci i koalicionit BF.

Read More

Gazetari Denis Dyrnjaja, thotë se sipas trendit të deri më tanishëm PS-ja ka fituar zgjedhjet vendore dhe ky është një lajm i keq për demokracinë. Po ashtu ai thotë edhe se çdo dalje publike e Berishës me denoncime pas zgjedhjeve është një orë e humbur për riorganizimin e opozitës. ”Sot ka ndodhur një ngjarje me çfarë duket trendi i zgjedhjeve e kanë fituar socialistët, është një lajm i mirë për ta dhe jo për demokracinë. Kujtoni që pak orë më parë flitej për një uragan dhe u kthye në një furtunë në gotë, të cilës tani Rama po i vjen…

Read More

Analisti Edvin Kulluri thotë se Partia Demokratike është “shembur”, duke iu referuar rezultatit të tre bashkive të para në Kamzë, Vorë dhe Elbasan, ku fituese doli Partia Socialiste. Për ABC News, Kulluri tregoi 3 skenarë, sipas tij, se çfarë mund të ndodhë me Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve lokale. “Këtu, besoj që ka tre skenarë. Një, largohet Berisha, bashkohet PD-ja për të hapur një rrugë të re. Çfarë nuk ndodh, mund të çmendet zoti Berisha dhe të japë dorëheqjen. Skenari i dytë është që Partia Demokratike zyrtare nis një proces rritjeje. Ingredientët nuk më premtojnë që është e mundur.…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha thotë se nuk do të njohë rezultatin e sotëm, ku ai nuk arriti dot të fitonte përballë rivalit socialist, Rakip Suli. Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se votat janë vjedhur, ndërsa numërimi elektronik ka dështuar. “Individë të paautorizuar kanë qenë në çdo qendër votimi, pajisjet elektronike u vërtetuan se ishin një dështim total. Kërkojmë të sekuestrohen pajisjet, serverat dhe një hetim të thelluar për pajisjet elektronike që kanë ardhur me zero garanci. Kërkohet krahasimi me fletët fizike të votimit. Ne do të mbrojmë votën. Një provë e…

Read More

Sali Berisha doli sërish në një deklaratë për mediat nga selia blu, kjo për të komentuar daljen e rezultateve zyrtare nga ana e KQZ në Bashkinë e Kamzës dhe Vorës, rezultate, të cilët Berisha nuk i ka pranuar dhe madje i ka cilësuar edhe si të manipuluara. Sipas Berishës, dy vite më parë, në Kamëz Partia Demokratike ishte 10 mijë vota para, ndërsa vetëm pak javë para zgjedhjeve, POLL-et e nxirrnin disa pikë përpara Partisë Socialiste. Ndaj, sipër Berishës, rezultati në fjalë tregon se gjithçka është e manipuluar. “Ky rezultat hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Rezultati i Kamzës…

Read More

“Tentuan t’i bëjnë atentat Salvador Kaçajt”, tha Sali Berisha në drejtim të Pjerin Ndreut, kandidati të PS për Bashkinë e Lezhës. Po ashtu vetë Ndreu po ashtu tha se Pashk Gjonit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Kaçaj donte t’i hapte dosje në prokurori. “Personi në fjalë për mua nuk përfaqëson asgjë në politikën e Lezhës, është një mashtrues politik… Nga këto gjithë pazaret dhe matrapazllëqet politike di që merrte një dosje dhe shkonte në tavolina dhe thoshte Pashk gjoni do hyjë në burg, ka një kështu e, di që shkonte me paguar prokurorë e gjyqtarë me i hap çështje, me…

Read More

Barcelona ka fitur La Liga për herë të 27 në histori, 4 javë nga fundi i kampionatit. Katalanasit mposhtën 2-4 në derbi Espaynol në një ndeshje ku shënuan dy herë Lewandowski, Balde dhe Kounde. Katalanasit dominuan gjatë gjithë sezonin duke mbajtur kreun prej fillimit.

Read More

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe drejtuese e PS-së në qarkun Shkodër, Elisa Spiropali i është përgjigjur kandidatit të BF-së për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia, i cili doli para mediave duke u shprehur optimist pwr fitore. Në faqen e saj në rrjetet sociale, Spiropali e ka ironizuar: “Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu”.

Read More