Kryebashkiaku i sapozgjedhur socialist i Kamzës, Rakip Suli fitoren me mbi 60% të votave, po e feston me valle në shesh. Rakip Suli u shpall fitues me 23 657, ose 60.65 % të votave. Kujtojmë se në të treja këto bashki votimi dhe numërimi ishte elektronik, duke bërë kështu që rezultati të shpallej shumë shpejt.
Author: tirana
Kreu i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në Vorë. Në një dalje për mediat, Veliaj u shpreh i lumtur që sipari i fitores u hap në kryeqytet. Në praninë e kandidatit fitues për Vorën, Blerim Shera, Veliaj u premtoi demokratëve të Vorës se do t’u shërbejë njëlloj. Po ashtu, ai tha se PS ndjen një detyrim të thellë ndaj atyre të djathtëve të Vorës që “zgjodhën të distancohen nga e shkuara”. Duke iu referuar rezultatit në bashkinë Kamzë, Veliaj premtoi se daljet nga selia rozë këtë…
Kryetari i Vorës, Blerim Shera ka fituar thellësisht me 75% të votuesve. Kryetari i Tiranës dhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka uruar Sherën, ndërsa falënderoi qytetarët për besimin e Partisë Socialiste. “Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj. Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh. Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka falenderuar zgjedhësit që iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, duke vlerësuar maturinë e tyre për të dhuruar një proces të qetë zgjedhor. Përmes një deklarate për shtyp, Alibeaj shprehet se në këtë betejë kundër të gjithëve, PD tregoi edhe njëherë se është padyshim e vetmja alternativë qeverisëse për të nesërmen e Shqipërisë. “Gjatë gjithë ditës Partia Demokratike ka denoncuar të gjitha problematikat që shoqëruan sot procesin zgjedhor, por nga ana tjetër vlerëson maksimalisht qytetarinë e shqiptarëve që falë qetësisë dhe maturisë së tyre, dhuruan sot një…
Gledian Llatja në Elbasan, Rakip Suli në Kamëz dhe Blerim Shera në Vorë të tre kryebashkiakë të PS-së, fitojnë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave. Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Blerim Shera ka marrë 74.3 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 25.72 përqind. Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, Gledian Llatja ka marrë 55.03% ndërsa Luçiano…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe drejtues politik në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka shpallur fitoren në Bashkinë e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy isocialistëve nënvizon se Elbasani e la pas të shkuarën dhe vazhdoi përpara drejt së ardhmes. “Elbasani e bani ndryshimin! E la pas të shkuarën! Vazhdoi përpara drejt të ardhmes”, shprehet Gjiknuri.
Pas përfundimit të votimit në zgjedhjet vendore, Kryeministri Edi Rama shprehet optimist se do të ketë një fitore të thellë për Partinë Socialiste. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku parashikon se PS do të fitojë mbi 50 bashki, ndërsa opozita nga 0 deri në 11. “PS mbi 50 bashki, opozita 0-11 bashki”, shkruan Rama. Kujtojmë se në të gjithë vendin ka përfunduar procesi i votimit dhe tashmë materialet zgjedhore po dërgohen në qendrat e numërimit. Pritet që rezultatet e para të dalin nga bashkitë ku u votua elektronikisht, më konkretisht në Vorë, Kamzë dhe Elbasan.
Fitorja e parë e thellë në vend shënohet në qarkun e Tiranës. Kandidati i PS-së, kryetari aktual i Vorës, Blerim Shera ka shpallur fitoren. Ai do të jetë kryetari i kësaj bashkie edhe për 4 vitet e ardhshme. “Nga shtabi kemi të dhëna që në çdo qendër është një fitore e padiskutuar. Nga diskutimet, punën që ne kemi bërë, besojmë pritshmëritë tona janë te 10 mijë vota. Procesi ka qenë shumë i qetë. Asnjë incident. Atë që ne kemi bërë që në fillim të fushatës. Vora ndryshe nga dy bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik.…
Presidenti Bajram Begaj ka një mesazh për qytetarët, pasi procesi i votimit u mbyll për këto zgjedhje lokale që kanë një pjesëmarrje të ulët. Thirrja e Begajt është që procesi i numërimit të votave të bëhet në mënyrë të drejtë dhe pa vonesë. “Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit. Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën…
Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Bashkinë e Elbasanit ka humbur zgjedhjet edhe në qendrën ku ka votuar vet. Luçiano Boçi ka votuar në qendrën 2370 dhe aty ka rezultuar fitues kandidati socialist Gledian Llatja me 53 vota ndërsa vet Luçiano Boçi ka marrë vetëm 46 vota.
Pas një procesi zgjedhor që shënoi shumë probleme, mësohet se në të gjitha bashkitë numri i votuesve ka qenë 1.1 milion. Teksa të dhënat pritet të përditësohen sërish, pjesëmarrja është e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 janë 560 votues më pak. Pjesëmarrja e deritanishme pa përditësimin e 710 qendrave të votimit që nuk përcjellin të dhëna, është 30.09% Votuesit që kanë lënë shenjat e gishtërinjve janë në masën 94.04% Një shifër zhgënjyese për votuesit për herë të parë, janë 16.576 me një pjesë marrje të ulët prej 13.5%. Pas pak, rezultatet e tre bashkive, Kamëz Elbasan dhe Vorën priten…
Dalin rezultatet në 4 qendrat e votimit në Vorë. Burime bëjnë me dije se janë numëruar votat e qendrës së votimit 1557/1 dhe 1557 ku Blerim Shera ka marrë 515 vota. Kursë në qendrën e votimit 1556/1, 200 vota ka marrë Blerim Shera e 19 vota Indrit Hoxha. Ndërsa në qendrën e votimit nr. 1556, 202 vota ka marrë Blerim Shera dhe 32 vota Indrit Hoxha.