Edhe 30 kanë mbetur nga orari zyrtar i vendosur nga KQZ-ja q[ qytetarët të votojnë për 61 kryetarët e rinj për një mandat 4-vjeçar. KQZ ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vit deri në orën 18:00 kanë votuar 36.39%. Edhe në këtë orë, shifrat e pjesëmarrjes krahasuar me vitin 2021 janë në rënie. Në vitin 2021 votuan 45.48% e qytetarëve. Deri më tani sipas Kzaz 26, për bashkinë e Vorës kanë votuar 12.224 qytetarë. Ndërkohë që vjet në zgjedhjet e pjesshme në total kanë votuar 12.490 qytetarë. Në Burrel kanë votuar 48 % e qytetarëve, Bulqiza 47%,…
Author: tirana
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vlorë, Hysni Sharra, përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të dalin masivisht në votime në këto momente të fundit para mbylljes së qendrave të votimit. Ai tha se ndryshimi është pranë teksa shtoi se administrata e ka braktisur masivisht Edi Ramën. “Duke falënderuar çdo qytetar të Vlorës që ka marrë pjesë në votim i bëj thirrje atyre që nuk kanë votuar ende ta bëjnë dhe të shkojnë masivisht. Vlonjatët nuk intimidohen. Në këto pak orë që kanë mbetur në mbyllje të votimit, shkoni e votoni. Administrata e braktisi Edi Ramën masivisht”, tha Sharra.
Është pezulluar procesi i votimit në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale ”Ali Myftiu” në Elbasan! Mësohet se sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve, fletë këto të cilat i ka grisur kryetarja e komisionit.
Në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative. Shkak mendohet të jetë moti me reshje. Energjia është ndërprerë për disa minuta duke pezulluar procesin e votimit. Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit ndërsa energjia është rikthyer.
Në një kohë që sipas shifrave të KQZ-së, kemi një pjesëmarrje të ulët në krahasim me vitet e shkuara, kjo edhe përshkak të probleme të teknologjisë, duhet se krejt e kundërta po ndodh në Luz të Vogël, njësia administrative e bashkisë Kavajë. Problemet teknike te hasura në mëngjes në qendrat e votimit dhe problemet me gjetjen e emrit në lista kanë shkaktuar fluks të qytetarëve që kanë shkuar të votojnë.
Në daljen e radhës nga mbledhja e KQZ-së, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një deklaratë për mediat ka adresuar problematikat e evidentuara deri më tani në procesin zgjedhor si dhe të dhënat rreth daljes së qytetarëve në zgjedhje deri në këtë moment. Po ashtu i pyetur nga gazetarët rreth ecurisë së procesit deri më tani, kryekomisioneri Celibashi theksoi se duke mbajtur parasysh numrin e denoncimeve, procesi ka shkuar normalisht deri më tani, megjithatë, ai shtoi se ka pasur edhe problematika. Sa i përket kërkesës së PS-së që KQZ të kërkojë falje për vonesat që u shkaktuan nga mosfunksionimi i teknologjisë…
Edhe nga selia e PS-së, Bora Muzhaqi doli në një tjetër deklaratë ku bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime. Deklarata e plotë Janë edhe 90 minuta, një ndeshje futbolli për ata që sot si çdo të dielë ka ndjekur kampionatet dhe që besoj tanimë s’ka asgjë më të mirë, se sa të dalin nga shtëpia dhe të votojnë. Edhe ata të Juves që s’kanë votuar ende, s’kanë çfarë shohin deri në darkë, kështu që u bëjmë thirrje të dalin të votojnë! Janë edhe 90 minuta për gjyshërit e gjyshet që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, po…
Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 në shkallë vendi ka shkuar në masën 34,54%. Këto janë të dhënat më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ deri në këto momente raportojnë në kohë reale 2668 Qendra Votimi nga 5213 që janë total. Pjesëmarrja më e madhe në votim ka qenë në bashkitë, Fushë Arrëz, Pustec, Kukës, Devoll, Has, teksa Vlora hyn te bashkitë ku pjesëmarrja ka qenë më e ulët.
Në daljen e rradhës nga selia e KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se janë 29 denoncime formalisht ose zyrtarisht, në dy subjekte, 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. ”Janë 29 denoncime formalisht ose zyrtarisht, në dy subjekte, 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Janë dy denoncime për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan dhe një për kandidatin e Bashkë Fitojmë” për Tiranën. Sa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes janë 998633 votues të cilët janë identifikuar nëpërmjet pajisjes së identifikimit, kjo për qendrat e votimit të cilat raportojnë përmes pajisjes elektronike të identifikimit”,-tha…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi doli sërish në një deklaratë për mediat, ku u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve të Tiranës të votojnë masivisht deri në orën 19:00. Këtë herë kandidati nuk zgjodhi të bëjë premtime elektorale, duke mos thyer sërish kodin zgjedhor. “Të rinj dhe të reja merrni pjesë masivisht në votime deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për katër vitet e ardhme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë. Është një shans për të rinj e të reja, për të moshuar për pensionistët, për qytetarët sidomos për ata…
Situata zgjedhore vijon që të jetë me probleme. Në disa qendra votimi në Elbasan janë shënuar disa probleme. Disa vëzhgues nuk kishin mjetin e identifikimit, për procesin zgjedhor. Policia me vendim të KQV-së ka ndërhyrë dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit pa mjete identifikuese janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë. Ndërsa një tjetër në lagjen ‘Partizani’ ka debatuar me operatoren e kësaj qendre. Gjithashtu një person i identifikuar me iniciale E.Ll është larguar nga qendra e votimit në Bradashesh pasi dyshohet se po ndikonte te votuesit dhe kishte ndihmuar fqinjin e tij të votonte.
Pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve, deputetët e Sali Berishës vijojnë presionin ndaj votuesve dhe komisionerëve. Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, ish-deputeti Klevis Balliu në mënyrë të përsëritur ka hyrë në ambientet e qëndrave të votimit në shkollën “ Ibrahim Rugova” në Kamëz duke u bërë presion zgjedhësve. Sipas Kodit Zgjedhor militantët apo funksionarët e partive politike duhet të qëndrojnë 150 metra larg qendrave të votimit për të mos intimiduar zgjedhësit.