Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, dhe kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia doli në një deklaratë për mediat. Ai tha se ka prani të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit. “Ka pasur prezencë të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit. Kam shprehur thirrjen për organet shtetërore që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të qytetarëve nëpërmjet votës, Duhet ti garantohet qytetarëve votim i lirë dhe i qetë. Ka një rritje të ndërgjegjes qytetarëve për të votuar në krahasim me një vit më parë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se sa pjesëmarrja…
Author: tirana
Një 77 vjeçare nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim. Edhe pse me shkopin me vete dhe e shoqëruar, zonja Nure votoi ndërsa fton të gjithë qytetarët që gjithashtu të votojnë. E moshuara tregon se erdhi me nusen që jeton në Kuçovë për të votuar. Nurja: Çdo vit unë skam lënë as edhe një vit pa votuar. Të ka ndodhur ti thuash t’i fëmijëve të ty shko voto? Nurja: Jo asnjëherë, ata vijën vetë për të votuar Pate momente që e mendove dy herë për të mos ardhur për shkak…
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se bazuar tek të dhënat zyrtare të publikuara deri në këto momente pjesëmarrja në orën 19:00 do të arrijë në shifrën 40%. ”Nëse deri në 14:00 pjesëmarrja ishte mbi 26%. 5 orë para se të mbyllen kutitë, kam mendimin që duhet të shkojë deri në 19:00 në 40%. Jemi në një periudhë të drekë që qendrat e votimit janë pothuajse bosh. Pas orës 4 njerëzit shkojnë përsëri. Mendoj se mund të shkojë deri në 40%. Do të jetë 10-12% më shumë se në 2019 që pati një bojkot por nuk arriti deri në 30%.…
Gjatë një raportimi live nga gjimnazi Çajupi, gazetari Muhamed Veliu shprehet se pavarësisht shiut, njerëzit shkojnë votojnë dhe dalin. Kjo ndryshe nga situata e mëngjesit, ku kishte pak njerëz të cilët donin të votonin, por hasën probleme me pajisjen e identifikimit. Ai shprehet se persona që qëndrojnë në këtë gjimnaz, sapo kanë parë kamerën e Top Channel, janë larguar menjëherë. Grida shprehet se atë që nuk bën dot Celibashi, të mbajë larg njerëzit e paautorizuar nga qendrat e votimit, e bëri vetëm një kamerë e Top Channel. Muhamed Veliu: Këtu në gjimnazin Çajupi në të dyja katet, janë 18 vend…
Deputeti grupit të Rithemelimit, Flamur Noka në shkelje të ligjit, është futur brenda qendrës së votimit në Elbasan “për të bërë inspektim”. Edhe pse kjo nuk lejohet, Noka ka vijuar që të qëndrojë në QV. Ndërkohë, pikërisht për këto sjellje, ka pasur edhe një reagim nga ana e KQZ që ka bërë me dije se persona të paautorizuar po qëndrojnë në qendra votimi duke u bërë thirrje që të largohen menjëherë.
Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në zgjedhje në mbarë vendin është 32.19% dhe kjo ka bërë që kandidatë dhe deputetë të bëjnë thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës. Deputetja e PS-së për qarkun e Elbasanit, Dasantila Tahiraj bën thirrje që qytetarët të dalin në votime. ”Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit. Vota juaj sot përcakton atë çka ndodh me qytetin dhe me secilën prej jush në 4 vitet e ardhshme. Vota për të ardhmen dhe Elbasanin 2030 është votë për të ecur përpara pa u…
Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në zgjedhjet lokale sipas KQZ-së ka qenë 32.19% në rang vendi. Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora. Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.
Menjëherë Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhje që të marrë masa ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili sipas saj ka thyer heshtjen zgjedhor. Në letrën drejtuar KQZ, Partia Socialiste pretendon se në daljen e fundit publike, Këlliçi e ka lidhur apelin e tij për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra gjatë fushatës. Për këtë arsye, PS-ja i bën thirrje KQZ që të mos lejojë që veprime të tilla të përsëriten më, bazuar në ligjet e Kodit Zgjedhor.
Si kurrë më parë, pjesëmarrja në këto zgjedhje lokale është e ulët. Pas partive kryesore, edhe vetë kandidatët kanë dalë në thirrje për pjesëmarrje në votime. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në votime dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që do të vijë në bashkinë e Elbasanit. “Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël. bashkë do e sjellin e bashkë…
Partia Socialiste ka depozituar në KQZ ankimin ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore Belind Këlliçi se ka thyer Kodin Zgjedhor. Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore Eridian Salianji, thuhet se: Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e…
Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, ish-deputeti Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së në qendrat e votimit në Elbasan. Boçi i konsideroi si shpifje ndërsa u shpreh se ka manipuluar administratën. “Në të tillë trend është dhe kjo akuzë. Ne jemi thirrur nga komisionerët tanë dhe një pjesë e detyrës sonë është të vrojtojmë procesin zgjedhor. Pra kjo është shpifje sepse ne nuk kemi manipuluar ashtu si PS ka manipuluar me dhunë administratën”,-tha Boçi.
Një rast i fotografimit të fletës së votimit është regjistruar në fshatin Xarrë të Sarandës dhe për këtë arsye ka nisur procedimi penal ndaj një çifti bashkëshortës. Ngjarja është regjistruar në Qendrën e Votimit 4731 në Xarrë, ku shtetasi L.T. së bashku me gruan e tij, gjatë procesit të votimit, i bënë një fotografi fletës, veprim ky i palejuar nga Kodi Zgjedhor. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast, teksa bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës. Në vijim të veprimeve u…