Author: tirana

Edhe shefja e komunikimit të fushatës së PD-së zyrtare, Mirela Karabina në një dalje për mediat, u ka bërë apel qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre. Karabina thotë se PD ka denoncuar çdo rast ku PS ka manipuluar procesin. “Partia Demokratike po ndjek nga afër të gjithë problematikat që po shfaqen me procesin zgjedhor duke inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë masivisht në këto orë të mbetura në mënyrë që të vendosin me botën e tyre për të ardhmen. PD dënon me forcë çdo përpjekje për të manipuluar apo dëmtuar procesin e votimit. Gjatë ditës në…

Read More

Ndryshe nga Shqipëria ku pjesëmarrja në zgjedhjet lokale deri më tani është e ulët, pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe. Mediat raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra. Analistët në vend argumentojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet e këtij viti mund të tejkalojë shifrat e zgjedhjeve të shkuara kur dalja në zgjedhje ishte 86%.

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnjë. Bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në kanal. Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa dyshojhet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagshtia në rrugë. Mjeti është nxjerrë nga kanali me karrotrec. Grupi hetimnor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Në ditën e zgjedhjeve, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi doli në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku bëri fushatë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre e të dalin për të votuar. “Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni. Nëse doni të keni autobusin falas pas 14 majit, nëse doni oazet e gjelbërta, dilni dhe votoni masivisht. Pjesëmarrja juaj ka rëndësi të veçantë. Kushtet atmosferike nuk janë më të mirat, por është e rëndësishme që qytetarët e Tiranës, të dalin në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”,…

Read More

PD ka denoncuar lidhur me fotografimin e procesit të votimit në Vlorë. Në foto duket një qytetar i cili ka votuar Partinë Socialiste dhe e ka fotografuar. “Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në fb, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre. PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin…

Read More

MotoGP ka zhvilluar Çmimin e Madh të Francës. Në pistën e La Mans, triumfues doli italiani i Ducati-t, Marco Bezzecchi. Në podium pas tij Martin dhe Zarco po të Ducatit. Në pistën e Francës në dy raste është shmangur tragjedia pas përplasjeve të rënda, teksa ka pasur edhe grushta dhe të shtyra mes pilotëve. Fillimisht ishin Bagnaia dhe Vinales, që po kryesonin garën dhe u përplasën me njëri-tjetrin për të përfunduar jashtë pistës. Vinales pas rastit të përplasjes iu hakërrye Bagnaias, me palët që u konfliktuan me forcë dhe të shtyra mes tyre.

Read More

Pjesëmarrja e ulët në votime ka shqetësuar partitë politike. Ministrja Bora Muzhaqi, nga selia e PS-së ka reaguar sërish për pjesëmarrjen e ulët në votime duke fajësuar KQZ se vonuan nisjen e procesit për shkak të problemeve të pajisjeve të identifikimit biometrik. Po ashtu ka një apel për qytetarët që u larguan në mënyrë që të kthehen e të votojnë. “Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit drejtuar mijëra zgjedhësve të cilët në më shumë se 500 qendra votimi u penguan të votojnë. Pajisjet elektronike nuk funksionuan, arsyet ishin më absurdet, deri te bateria. Nuk ka si të mos na vijë keq…

Read More

Dy problematika kanë karakterizuar sot procesin e votimit për drejtimin e 61 njësive vendore: Mosfunksionimi i pajisjeve të identifikimit elektronik në 502 qendra votimi, rreth 10 % të qendrave në total, si dhe fshirja e bojës matrikuluese në gisht, në disa qendra votimi. Në 502 qendrat e votimit, ku dështoi identifikimi elektronik, procesi i votimit ka vijuar me listën e printuar të votuesve, pra në formën tradicionale. Ka pretendime nga përfaqësues të Partisë Socialiste se në këto qendra ka pasur kthim mbrapsht të votuesve. Por, si dështimi i identifikimit elektronik, ashtu edhe fshirja e bojës në gisht, nuk mundëson votimin…

Read More

Tre persona vdiqën në provinca të ndryshme të Turqisë në qendrat e votimit, sipas mediave të vendit. Në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Şeref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit. Qytetarët ishin të parët që u përpoqën ta ndihmonin para mbërritjes së mjekëve, por ai nuk arriti të mbijetonte. Në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak. Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak.…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim mbërrin në Vlorë. Ambasadorja, e cila është në rolin e vëzhgueses ka mbërritur në një Qendër Votimi për të ndjekur nga afër procesin. “Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Seleniëe, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shume qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje”, u shpreh Kim. Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.

Read More

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Olta Gixhari ka treguar se e ka dhënë votën e saj sot.“Votoni”, ka bërë thirrje aktorja në Instagramin e saj. Kujtojmë se pak ditë më parë Gixhari tregoi se vota e saj shkon për kandidatin e PS, Veliajn.Përmes një videomesazhi, Olta Gixhari deklaroi se më 14 Maj do të votojë për kryebashkiakun Erion Veliaj. Tashmë edhe Olta, sikurse shumë artistë dhe personazhe të njohur të jetës publike, janë zhgënjyer nga Foltorja, duke u shprehur se në këto zgjedhje do të japin mbështetje të plotë për kryebashkiakun Veliaj.

Read More

Komisioneri i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan ka deklaruar se ka votuar për Luçiano Boçin dhe pajisja elektronike ia ka kaluar votën Gledian Llatjas. Mirëpo, një gjë e tillë, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ka “zero shanse” që të ndodhë. “Probabiliteti është zero, nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë që vota për një kandidat, shkon për një tjetër”, tha Celibashi. Përtej disa problematikave në 502 qendra votimi të identifikimit elektronik, Celibashi tha se ky proces nuk ka dështuar. “Procesi i identifikimit elektronik nuk ka dështuar”, shtoi ai.

Read More