Author: tirana

Gjykata e Shkodrës ka liruar 3 punonjësit e Bashkisë të akuzuar për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor. Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në këtë drejtori dhe specialisti i Financës në këtë drejtori të Bashkisë së Shkodrës janë lënë në detyrim paraqitje. Gjykatës ishte Albert Keraj, ndërsa avokat Altin Fushaxhia dhe prokurore Shqipoja Milla. Sipas njoftimit të uniformave blu, ata u kapën në flagrancë duke transportuar me furgon 50 qese me ushqime për t’i shpërndarë tek qytetarët për përfitime elektorale.

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në votime teksa ka bërë thirrje atyre që nuk kanë votuar që të dalin edhe të shprehin vullnetin e tyre me votë. Kryedemokrati Berisha thotë se opozita po mbron me sukes të plotë votën e qytetarëve shqiptarë. “Së pari, jam këtu për të falenderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin. Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme. Së dyti, unë dua të falënderoj…

Read More

Në emër të Partisë Socialiste, ministrja Bora Muzhaqi ka bërë thirrje KQZ t’i kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave gjatë mëngjesit të sotëm. Përmes një deklarate për shtyp nga selia rozë, ajo ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë. “KQZ duhet ti kërkoj ndjesë qytetarëve që nuk votuan në fiillim. Partia Socialiste ju lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës. Të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar. Kushdo prej nesh që…

Read More

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar largimin nga qendrat e votimeve të personave të paautorizuar, në rast të kundërt paralajmëroi se ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkimore. “Ka prani në ambiente të personave të paautorizuar, ne e konsiderojmë si intimidim dhe presion ndaj është rasti që autoritetet ligjzbatuese nga Policia apo KZQZ dhe KQV ta adresojnë dhe të merren mesat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarë nuk ka lidhje, të rrinë në ambientet e brendshme, duhet të boshatisen menjëherë dhe kushdo që refuzon, do duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi. Ai specifikoi se ky problem është ndeshur në 2…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore. Deri në orën 13:00, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi është 23.2%. Pra, numri i votuesve raportohet të jetë 440 mijë e 370 nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora. Krahasuar me zgjedhjet vendore paraardhëse, numri i pjesëmarrësve vjen me trend në rënie, ku në vitin 2019 në po të njëjtin hark kohor shprehën vullnetin rreth 32% e qytetarëve në rang vendi.

Read More

Turqia sot po mban zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine, është filmuar teksa u ofronte para disa fëmijëve që qëndronin të shoqëruar nga prindërit para qendrës së votimit. Kjo nuk është hera e parë që Erdogan bën një veprim të tillë, pasi edhe gjatë fushatës, e madje edhe pas tërmetit shkatërrues që goditi muaj më parë Turqinë, u pa duke u dhënë fëmijëve para. 

Read More

Gjykata e Shkalles së Parë ka liruar tre punonjësit e Bashkisë Shkodër, Ergys Ivziku, drejtor i arsimit, Petrit Dyli, teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj, specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit. Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodrës si të dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore, por në seancën për masën e sigurisë nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokurorja kërkoi “detyrim paraqitje” për tre zyrtaret dhe Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke i liruar.

Read More

Të dielën zhvillohen zgjedhjet vendore edhe në Himarë, ashtu sikurse në të gjithë Shqipërinë. Por në Himarë ka një ndryshim të rëndësishëm, pasi kandidati i çuditshëm i opozitës tashmë është arrestuar. Por mbi kokën e tij qëndrojnë si shpata e Demokleut, mëkatet e vitit 1994 Peshkëpi.Le të pranojmë që kandidatin Fredi Bejleri e arrestuan politikisht. Le të pranojmë edhe që ai është arrestuar në mënyrë të padrejtë me qëllim për të dëmtuar opozitën. Po ashtu marrim të mirëqenë faktin se Policia Porkuroria apo edhe Shërbimi Informativ, kanë inskenuar të gjithë historinë dhe asnjë nga faktet penale të ndodhura nuk ekzistojnë.…

Read More

Pas votimit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia iu ka bërë thirrje votuesve shkodranë që të japin kontributin e tyre për ta mbajtur qyteti të paprekur nga krimi dhe korrupsioni. “Është një ditë ku qytetarët tanë nëpërmjet votës, t’i kthejnë edhe një herë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit dhe korrupsionit. I ftoj që masivisht të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën tonë qytetare, detyrimin tonë qytetar nëpërmjet votës së tyre. Kemi pasur një vonesë në fillimin e proceduarave në fillimin e votimit, por shpresoj që prezenca e qytetarëve të shtohet sa…

Read More

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka treguar arsyen e konfliktit brenda qendrës së votimit në Zvezde. “Më informuan se një bandë prej 50 vetash e Ilir Kondavinit bllokoi procesin, shkova atje, dy gorilla më dolën para dhe nuk më lejonin të kontaktoja. Ato më zinin rrugën, në këto kushte u detyrova që ti largoj. Dola jashtë, lajmërova Policinë, erdhën aty. Më pas erdhën një tufë tjetër, duke intimiduar mua dhe përfaqësuesit e mi.” Spaho u filmua ditën e sotme në një qendër votimi teksa tërhiqte me forcë prej krahu një person. Denoncimi për rastin u bë nga kandidati i PS-së për…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke komentuar përplasjen fizike të deputetit Edmond Spaho me një qytetar brenda një qendre votimi në Zvezda, u shpreh se Spaho është munduar edhe herë të tjera të bëjë emër nëpërmjet gjesteve të tilla. “Më vjen keq kur dëgjoj për incidente të tilla sidomos nga deputetë. Nuk është hera e parë që ky individ mundohet të bëjë emër nëpërmjet gjesteve dhe sjelljeve shumë të këqija, aspak qytetare, duken si rrufe në qiell të kaltër. Janë tërësisht të huaja në shoqërinë tonë, por gjithsesi janë incidente të vogla që nuk lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme. Nesër…

Read More