Author: tirana

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në qendrat e votimit në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në rrethin İkiztepe. Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës. Ndërkohë një 75 vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. I moshuari ndërroi jetë teksa dërgohej në spital.

Read More

Pas daljes nga Big Brother, Luiz Ejlli ka votuar në Shkodër. Në një prononcim për gazetarët, pyetjes se cilin mbështet, Luizi la të kuptohej për Benet Becin. Pyetjes se për cilin kandidat, Luizi tha se ai ka deklaruar dhe më herët që mbështet njeriun dhe jo subjektet politike. Më herët, Luizi ka dalë publikisht krah Benet Becin teksa ka deklaruar se ai I është gjendur pranë në momentet më të vështira.

Read More

Kryesuesja e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover deklaroi se procesi i votimit po mbikëqyret nga mbi 200 vëzhgues ndërkombëtarë. E pyetur për krahasimin me zgjedhjet e kaluara vendore, Glover u shpreh se nuk ka vend për krahasim, duke shtuar se në vitin 2019 kishim të bënim me zgjedhje të njëanshme. “Do të vëzhgojmë të gjithë procesin deri në fund të tij dhe do të bëjmë vlerësimin përkatës. Deri tani situata është e qetë, ndoshta dhe për shkak të motit. Sigurisht që ne e kemi vëzhguar procesin edhe para zgjedhjeve, kemi ende pyetje pa përgjigje. Do të…

Read More

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjet vendore që po zhvillohen që nga ora 07:00. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Sakaq, ka njoftuar se zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin. “Shpresojmë që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë votuar në shkollën ‘Ymer Lala’ në Surrel. Shefi i qeverisë uroi që situata e krijuara nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët që u larguan nga qendrat e votimit pas problemeve me pajisjet e identifikimit. “Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët, kanë votuar sot në Tiranë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këto votime, pasi vetëm kështu qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari. “Sot votuam si familje e kompletuar se për herë të parë votoi dhe Era. Unë kam vetëm një lutje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Vetë demokracia është pjesëmarrje dhe nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota. Një qytetar…

Read More

Pas votimit, Enkelejd Alibeaj dha një prononcim për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Ai u shpreh besimplotë se rezultati i PD në këto zgjedhje do të jetë shumë pozitiv. “Zgjedhja është e lehtë për këdo sot. ED kam një mesazh për të gjithë demokratët, shqiptarët e lirë dhe të ndershëm, të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Të gjithë ata që më herët kanë refuzuar të votojnë sot është dita të vijnë…

Read More

Dy të rinj në Sarandë, burrë e grua, janë shoqëruar në Komisariat, pasi janë kapur duke fotografuar fletën e tyre të votimit. Rasti ka ndodhur në një qendër votimi në Xarrë të Konispolit, në KZAZ numër 92. Si edhe në disa qytete të tjera, procesi i votimit në Sarandë ka nisur me vonesë për shkak të problemeve që janë hasur me pajisjen e identifikimit.

Read More

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. B., se dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë i kishin ofruar një vend pune për djalin e tij, në këmbim të votës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetaset D. A. dhe R. F., si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe…

Read More

Një 62-vjeçar turk u transportua me barelë në qendrën e votimit. Yaşar Yuruk nga Kırklareli, edhe pse ishte i shtrirë prej kohësh në shtrat për shkak të një frakture, vendosi që të dilte nga shtëpia për të ushtruar të drejtën e votës. Ai falënderoi zyrtarët që i dhanë mundësin për të votuar, duke u shprehur i lumtur që kishte arritur të përmbushte detyrën e tij, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin nga shtëpia e të votojnë.

Read More