Këtë të diel qytetarët e Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur ata që do të drejtojnë bashkitë e tyre, për vitet e ardhshme. Përfaqësues të ambasadës amerikane janë shfaqur të vëzhgojnë procesin e votimit në Vorë, në shkollën “Gjysmëhënë e kuqe”, ku votimi ka nisur me vonesë duke qenë se telekamerat survejuese nuk funksiononin.
Author: tirana
Policia e Shtetit njofton se nuk është konstatuar asnjë problem gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisionerët e QV-ve. Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit. “Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike…
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar sot qendrave të votimit së bashku me Zonjën e Parë të Shtetit, Armanda Begaj. Në një komunikim për mediat, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës. “Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci. Unë sot ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të realizohet dhe të bëjë ndryshimin. Këto votime nuk janë të partive politike por të qytetarëve”, tha Begaj.
Policia e Kolonjës ka arrestuar një 33-vjeçar dhe po procedon në gjendje të lirë një tjetër shtetas, i cili ka penguar automjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë. Pasi i kanë prerë rrugën, ata kanë debatuar verbalisht me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment shtetasi E. K. e ka goditur me grusht në fytyrë Isain. Njoftimi: Goditi me grusht, për shkak të detyrës, kryetarin e bashkisë Kolonjë, vihet në pranga 33-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër, i përfshirë në konflikt, i cili pengoi me automjetin e tij, lëvizjen e automjetit me të cilin udhëtonte…
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nuk arriti të votojë kur iu drejtuar qendrës së tij të votimit në Tiranë.Kjo erdhi për shkak se pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionon. Kjo pajisje ka dështuar të bëjë punën e saj duke bërë që procesi zgjedhor të mos niste në orën 07.00. Celibashi doli nga qendra e votimit dhe i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi u tha gazetarëve se “nuk arrita dot të votoj”. “Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, ka thënë Ilirjan Celibashi.
Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, pasi zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. Ndërkohë, që “ethet” e garës kanë nisur në çdo bashki, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i uroj shqiptarëve një të dielë të bukur përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Në këtë pamje shfaqet instalacioni më i ri i vendosur në shëtitoren Taulantia të qytetit të Durrësit, ku shumë turistë shihen teksa bëjnë foto. “MIRËMËNGJES dhe një të diel të bukur si zemra juaj”, ka shkruar ai krahas videos.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi, është paraqitur për të votuar në qendrën e votimit në Shkollën “Dora d’Istria”. Pasi ka votuar, Këlliçi ka dhënë deklaratë për media, ku ka ftuar të gjithë qytetarët, në veçanti rininë të votojnë e të sjellin ndryshimin në vend. “Ftoj të gjithë qytetarët që të shikojnë në qendrat e votimit për të kryer detyrën e tyre për të votuar, Ftoj të gjithë qytetarët që i kam shtrënguar dorën në këto muaj, sot është dita e madhe ndryshimin e keni vetë në duar. Kam apel për rininë, të gjithë vajzat e djemtë që…
Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar. Demi Sektori i dashurisë ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Përgatitni një darke romantike me qirinj dhe muzikën tuaj te preferuar nëse doni qe t’iu duket vetja…
Në 15 qendra votimi në fshatrat e Korçës është ndërprerë procesi i votimit. Shkak për këtë është bërë pajisja e identifikimit. E njëjta arsye është bërë shkak edhe për ndërprerjen e votimit në disa qendra të tjera votimi në Tiranë dhe në rrethe.
Votimi elektronik në Kamëz ka sjellë problemet e para për qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë pasur vështirësi për të kryer procesin. Disa minuta i është dashur një qytetari në Kamëz që të njihej me pajisjen elektronike, dhe më pas të kishte mundësi që të votonte për kandidatin e tij të preferuar. “Për mua ishte pak e vështirë, i lutem shumë shumë komisionit që t’i ndihmojnë njerëzit. Të fitojë ai që e meriton”, ishte mesazhi i qytetarit, i cili kërkoi ndihmë për të votuar nga anëtarët e Komisionit.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në qendrën “Kopshti 31”, njësia Administrative Nr. 5 në Tiranë. Balluku theksoi se është me rëndësi të kemi një proces të qetë dhe të pandërprerë, përveç rasteve kur ka probleme teknike. “Tashmë ka një rëndësi të veçantë për qytetarët tanë se kush do të jenë ata që do të drejtojnë bashkitë e vendit sepse kanë kuptuar që puna e tyre e përditshme mund të ndryshojë jetën e familjeve të tyre, e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndësishme tashmë”, u shpreh Balluku.
Damian Gjiknuri, drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në një video mesazh kushtuar 14 majit, ditës së zgjedhjeve bëri thirrje qytetarëve të qarkut Elbasan që të votojnë masivisht, të jenë votime të qeta dhe që palët kundërshtare të pranojnë rezultatin. “Të nderuar qytetarë të qarkut Elbasan, qytetarë të Elbasanit, qytetarë të Gramshit, të Librazhdit, Përrenjasit, Peqinit, Belshit dhe Cërrikut. Sot është 14 maj një ditë e shënuar që kulmon një ditë me shprehjen më të lartë të demokracisë: ushtrimi i votës suaj. Unë dua t’u bëj një thirrje të dilni masivisht në votim, të…