Një ditë të bukur për Shkodrën, kështu e konsideroi kandidati I PS në Shkodër Benet Beci, garën e sotme elektorale. “Kemi folur shumë në fushatë, sot flasin qytetarët. Sa më shumë të shkojnë në kutitë e votimit. Është një ditë e bukur për Shkodrës” u shpreh Beci shkurtimisht për mediat pasi hodhi votën në kutinë e votimit.
Author: tirana
Pas votimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për problematikat në qendrat e votimeve. Ai ka thënë se në darkë do të thonë se ndërhynë hakerat iranianë. Sipas Berishës, policia nuk përgjigjet ditën e sotme në telefon. “Ka disa problematika, të cilat duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur një përqindje jo të vogël jo funksionale. Do dëgjoni në darkë që do thonë ndërhynë hakerat iranianë. E dyta, ka disa qendra në Durrës, ku disa drejtora dhe përgjegjësa të njësisë administrative kanë preferuar të bëjnë xhandarin. Nëse doni t’i biem numrin të policisë, ata nuk përgjigjen”, tha ai.
Kandidati për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai, i cili u dhunua në mesnatë nga dy persona, ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ai u shpreh se dhunuesi është anëtar i KZAZ së koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem, por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita…
Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” në Tiranë. Ish-kryeministri shihet i shoqëruar nga familjarët e tij. Mësohet se ata kanë hasur probleme me identifikimin elektronik gjatë procesit të votimit. Si pasojë, kanë votuar në mënyrë manuale.
KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara në ato qendra që kanë shfaqur probleme me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’. “Në të gjitha qendrat e votimit, nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit e votuesve me listën e zgjedhësve të printuar nga KZAZ”, njofton KQZ. Ky reagim i KQZ erdhi pas kërkesës së PS, ku përmes sekretares për çështjet zgjedhore u sugjerua që procesi të vijohet manualisht.
Në qendrën e votimit 626, ku voton edhe kryeministri Edi Rama nuk ka nisur ende procesi i votimit. Shkak për këtë vonesë me dy mbi dy orë është bërë problemi me pajisjet e identifikimit. Deri më tani janë ndërruar katër pajisje identifikimi.
Shumë qytetarë në disa qendra votimi ende nuk e kanë shprehur vullnetin e tyre me votë, si pasojë e problemeve me pajisjen e identifikimit. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Eridian Salianji i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi. “Të nderuar Anëtar të Komisionit Rregullator, I nderuar Z.Komisioner, Sot në datë 14 maj 2023, në orën 07.00 ka filluar procesi I votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dt. 14 maj 2023. Që prej asaj ore, ashtu si dhe ju jeni, dijeni, në të…
Kryetar i grupseksionit nr 6 të grupimit të Berishës, Nertil Hoxha, ka tentuar që të bllokojë votimin në shkollën “At Zef Pëllumbi” në Tiranë.Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, edhe pse gjithçka ka qenë në rregull në mënyrë të pashpjegueshme, njeriu I Berishës në këtë shkollë me forcë është munduar që të pengojë zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit lirisht. Ai u ka bërë presion votuesve që të mos hyjnë në mjediset e shkollës.Nertil Hoxha e pranon edhe vetë se është Kryetar I grupseksionit nr 6, të pjesës së PD-së që drejtohet nga Berisha.
Gjykata e Vlorës la në qeli pa afat kandidatin për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili u vu në pranga mesnatën e të premtes, i akuzuar se është përfshirë në korrupsion zgjedhor. Po ashtu gjykata vendosi të dërgojë dosjen e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si prokuroria kompetente për hetimin e korrupsionit në zgjedhje. Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i propozuar nga partia e minoritetit të PBDNJ-së së Vangjel Dules, ka ngritur pikëpyetje të shumta nëse do të zgjidhet çfarë do të ndodhë me të.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 9:00 kanë ushtruar të drejtën e votës 3.75% e qytetarëve. Nga 5.213 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2.753 qendra. 73.947 zgjedhës kanë votuar nga 1.974.061 zgjedhës në listat e qendrave të votimit, bën me dije KQZ-ja. Vijon…
Policia e Kuçovës ka proceduar penalisht Lefter Maliqin, kandidat i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si dhe Mikel Hoxhën, pasi akuzohen se kanë kanosur me fjalë 4 persona të tjerë. Sipas policisë, Maliqi dhe Hoxha kanë fyer me fjalë dhe kanë shpifur për shtetasit Sh. Sh., 59 vjeç, A. Sh., 39 vjeç, A. K., 44 vjeç dhe A. K., 57 vjeç, të katërt punonjës të një firme ndërtimi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Sh., se shtetasit L. M. dhe M. H. e kishin fyer me fjalë, i…
Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaron se në Memaliaj dhe Dropull po dëmtohet procesi i votimit. Postimi: Po demtohet ne Memaliaj procesi i votimit!Edhe ne Dropull!Duke i “perzene” votuesit!Pajisjet teknike nuk funksionojne ne Levan, Kalivac, Maricaj dhe ne tre qendra ne Qytetet te Memaliajt.Si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi te Dropullit!Nuk ka asnje asistence teknike!Kerkohet te pritet tre ore, perpara se te ndryshoje menyra e identifikimit te votuesve.Kohe e mjaftueshme kjo per te “perzene” votuesit qe po presin!I bej thirje KQZ te vendose menjehere normalitetin ne votim!I bej thirje votuesve te nderuar:—Te qendrojne per te votuar, te mos largohen pa votuar!Kjo…