Pasi kanë hedhur votën e tyre në Tiranë, Sali Berisha dhe familja e tij kanë shpenzuar pak kohë me njëri-tjetrin. Ka qenë vetë ish kryeministri ai që ka ndarë disa foto familjare teksa konsumojnë kafe të gjithë bashkë. Për herë të parë me çiftin Berisha u shfaq edhe nusja e djalit të tij, Shkëlzenit, Armina Mevlani pas martesës së tyre vitin e kaluar.
Author: tirana
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, 18.94% ka qenë pjesëmarrja e votuesve deri në orën 12:00. Që nga orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit e deri më tani, kanë votuar 365 mijë e 191 qytetarë. KQZ thotë se kanë raportuar 2678 qendra votimi nga 5213.
Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj ka votuar pranë qendrës së tij të votimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Malaj nënvizon: “Matjane dhe matjanë. Sot më shumë se kurrë është dita për të shprehur vullnetin tuaj. Ushtrojeni këtë të drejtë, dilni e votoni!”.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur sot gjatë një interviste për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, nga autoritetet shqiptare. Ndërsa e konsideroi të papranueshëm arrestimin e Belerit, ai paralajmëroi se ky vendim do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare nëse Tirana nuk ndryshon qëndrim. “Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të ndihmojë minoritetin etnik. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit…
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka hedhur akuza ndaj kandidatit të PS-së, Gjergji Goro, duke theksuar se nga ana e tij dhe e familjarëve të tij po ushtrohet shantazh ndaj qytetarëve dhe shpërndahen para në këmbim të votës. Në daljen për mediat, ai nuk la pa përmendur arrestimin e Fredi Belerit, duke thënë se e gjitha është një orkestrim i vetë Ramës. “Denoncoj presionin dhe ofrimin e parave nga familjaret e Goros. Ata që kanë arrestuar kandidatin tonë, ai që dirigjon këto incidente është Rama. Shkoni dhe shikoni makinat luksoze në qendrat e votimit në Himarë. A jemi ne ata…
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, në qendrën e votimit te Parku Olimpik. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë edhe të mos ndikohen nga problemet e sistemit elektronik të shënuara në nisje të procesit të votimit. “Gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar. Më vjen mirë që prevaloi kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët është që të rikthehen në qendrat e votimit, të gjithë të dalin të votojnë për të ardhmen. I bëj ftesa qytetarëve të votojnë e atyre që janë…
Një qytetar ka filmuar votën e tij brenda qendrës së votimit. Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video në Lezhë, zgjedhësi ka filmuar votën e tij teksa voton për Fatmir Mediun dhe kandidatin e koliaiconit të drejtuar nga Berisha dhe Meta. Filmimi i votës brenda qendrës së votimit është vepër penale dhe dënohet me burg.
Deputeti demokrat Edmond Spaho është konfliktuar me një person në Maliq, brenda një qendre votimi në Zvevdë. Siç dallohet edhe në video, ai shihet teksa tërheq me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit. https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=ILWPOaWgL7k&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2F&source_ve_path=MzY4NDIsMzY4NDIsMzY4NDIsMzY4NDIsMzY4NDIsMzY4NDIsMzY4NDIsMzY4NDIsMjM4NTE&feature=emb_title Denoncimi është bërë nga Gëzim Topçiu, kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit. Arsyeja e konfliktit nuk është zbuluar ende. Kujtojmë se përplasje fizike dhe incidente janë shënuar edhe në Fushë-Krujë dhe Durrës.
Albina dhe Familja Kelmendi elektrizuan mbrëmë skenën e finales së “Eurovision” me këngën “Duje”. Ndonëse u vlerësua si një performancë e mirë, Albina dhe Familja Kelmendi janë radhitur e 22-ta. Ajo mori vetëm 17 pikë nga votat e jurive, ndërsa 59 nga votat e publikut. Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë. Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare. “Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka me vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore…
Një incident është shënuar në një qendër votimi sot në Spitallë të Durrësit. Një qytetar ka kallëzuar në polici se sapo ka dalë nga Qendra e Votimit është dhunuar nga disa persona për shkak të bindjeve të tij politike. Ai ka treguar se kur ka dalë nga votimi, jashtë ambienteve të shkollës i janë afruar disa persona dhe e kanë dhunuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
llir Hyka, komisioner i opozitës në një qendër votimi në Fushë-Krujë, është dhunuar nga një votues. Mësohet se momentalisht procesi i votimit atje është pezulluar, për shkak të këtij incidenti që ka ndodhur. “Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit. Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për…
Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christinane Hohmann ka zgjedhur Elbasanin për të parë nga afër zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryebashkiakut në këtë bashki. “Shoh ka zgjedhës ne mënyrë te vazhdueshme qe vijne per te votuar. Është gjë e mirë që qytetarët e Elbasanit e kanë marrë seriozisht procesin. Jam e kënaqur që OSBEE vendoi të kishte në Shqipëri një ekipi të plotë vëzhguesish. Para 10 ditës OSBEE ODHIR publikoi raportin paraprak. Le të presin ditën e nesërme për raportin dhe për të parë se cilat do jenë gjetjet”, tha Hohmann.