Vonesa edhe në qendrën 35171 në Kuçovë, vëzhguesit kanë shkuar me vonesë dhe nuk mund të hapeshin materialet zgjedhore.
Author: tirana
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, të cilin e kanë akuzuar se po shpërndante para në këmbim të votës. Sipas reagimit të “Bashkë Fitojmë”, në momentin që dy palët janë përballur ka pasur shtyrje mes tyre. Bashkë Fitojmë: Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam. Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Bodyguardët e Isait kanë…
Ka nisur zyrtarisht prej orës 07:00 të mëngjesit procesi zgjedhor në të gjithë qytetet e vendit. Qytetarët kanë nisur t’i drejtohet qendrave të votimit. Në bazë të orarit zyrtar, qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00 në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë qytetet e vendit. Në të gjithë territorin e Shqipërisë janë 5213 qendra votimi ndërsa janë 3,650,550 qytetarë me të drejtë vote që do të shprehin vullnetin e tyre për 61 drejtuesit e rinj të bashkive.
44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga te cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin. Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar Bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë: Bashkia Tiranë Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”Roland Bejko – “Partia Demokratike” Bashkia Belsh Arif Tafani – “Partia Socialiste e…
Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj. Këto zgjedhje u paraprinë nga një situatë e pazakontë politike kur opozita ishte e përçarë dhe socialistët të vetëm kërkojnë rikonfirmimin në pjesën më të madhe të bashkive. Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve. Këtë 14 maj janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë. Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në…
Pak orë pasi Beleri u la në burg me një vendim të Gjykatës së Vlorës, Pirro Dhima ka shprehur qëndrimin e tij për çështjen me një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe shtetin shqiptar. “Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të përulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri”, – shkruan Dhima.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volkswagen Touareg” që drejtohej nga shtetasi B. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, i ushtruar në prani të shtetasit B. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të…
Italia do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës armë. Kështu u shpreh këtë të shtunë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pas takimit me Volodymyr Zelensky në Romë. Ajo premtoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në përpjekjet e saj për të zmbrapsur “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë.
Personazhet e botës së krimit, kriminelët e luftës dhe personat e paqëndrueshëm mendërisht shfaqen rregullisht në shfaqje të njohura për dhunën e lirë në Serbi. Rrahja e grave dhe kërcënimet me armë mund të shihen rregullisht në televizionet serbe ku yjet janë, ndër të tjera, mafiozët famëkeq dhe kriminelët e luftës. Në vitin 2021, rreth një duzinë pjesëmarrës në reality shoë Zadruga panë me indiferentizëm teksa një kriminel i dënuar mbyste një grua derisa ajo humbi ndjenjat.. “Të gjithë miqtë e vajzës sime dinë për ta dhe për ta ata janë thjesht yje televizivë, jo kriminelë apo abuzues të grave,…
Qendrat e votimit në të gjithë Turqinë do të hapen të dielën në orën 08:00 me orën lokale, ku do të fillojë votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë Turqia ka disa ndalesa që mbase vendet e tjera të botës nuk i kanë në ditën e zgjedhjeve, siç është ndalimi i konsumimit të alkoolit dhe mbajtja e dasmave pas orës 18:00. Pijet alkoolike nuk do të shiten nga ora 06:00 deri në orën 12:00, orën lokale të dielën, dhe do të ndalohet ofrimi i tyre në vende publike. Vendet e argëtimit do të qëndrojnë të mbyllura gjatë votimit dhe vetëm…
Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e masave për mbarëvajtjen e procesit parazgjedhor. Deri në këto momente policia ka marrë në ruajtje 4080 objekte, në të cilat ndodhen materiale zgjedhore, teksa procesi vijon ende. “Punonjësit e Policisë, të planëzuar në të gjithë vendin, për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore. Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim…
Qytetarët e Turqisë kanë filluar të hedhin votat e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Rreth dy milionë vota të turqve që jetojnë jashtë vendit kanë mbërritur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Votat pritet të numërohen në ditën e zgjedhjeve, nesër në 14 maj. Sipas të dhënave të autoriteteve vendase, kutitë e votimit të diasporës turke erdhën nga 73 vende të ndryshme. Ato do të mbahen të mbyllura në një vend të sigurt në Ankara deri ditën e diel. Sipas sondazheve paraprake, gara presidenciale dhe parlamentare pritet të jetë mjaft e ngushtë dhe shënon një sprovë…