Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit pas një mosmarrëveshjeje. Sipas uniformave blu, e reja ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa autori u shoqërua në polici.
Author: tirana
Moderatorja Rudina Magjistari rrëfeu një moment shumë të rëndësishëm për të dhe vajzën e saj Mia. Gjatë emisionit të saj, ajo tha se pavarësisht që gjatë muajve të fundit të shtatzënisë ndodhej në Zvicër, erdhi në Tiranë për ta lindur Mian, pasi donte “që gjithë jetën e saj ajo ta kishte Tiranën me vete”. “Kjo është personale, po meqë po rrëfeni ju, po rrëfej dhe unë. Muajt, pjesën e dytë të themi të shtatzënisë nuk e kam kaluar në Shqipëri, por kam qenë në Zvicër me bashkëshortin tim. Për ta kaluar atje, isha pak më e qetë, me programin e…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar zonat më problematike që sipas tij duhen mbajtur nën vëzhgim ditën e zgjedhjeve vendore. Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka listuar disa nga qytetet me rrezikshmëri më të lartë. Ndër to, më kryesoret sipas tij janë qyteti i Elbasanit, në të cilin janë shënuar dhe viktima, por që sot nuk përbën rrezik. Vendet e tjera ku mund të ndodhin incidente janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Dibra, Kamza, Vora dhe deri diku edhe Durrësi. “Elbasani, nga të gjitha analizat që ne kemi edhe në shkëmbim me burime policore nuk konsiderohet më zonë e…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky takoi sot Papa Françeskun në Vatikan. Gjatë takimit, 45-vjeçari i dorëzoi Atit të Shenjtë një jelek antiplumb, të përdorur nga një ushtar ukrainas. “Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër teksa u takua me 86-vjeçarin. I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte “mirënjohës” për “vëmendjen personale të Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve”, duke shtuar se dyshja folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia.
Pasi siguruan finalen, Albina dhe Familja Kelmendi do të ngjiten në skenën e Eurovizionit për të performuar për së dyti herë këngën e tyre “Duje”. Në bazë të klikimeve në Youtube, kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë kompeticion është një ndër më të shikuarat. Aktualisht, kënga ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionëshe kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia dhe Çekia.
Del fotoja nga salla e gjyqit e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, arrestuar një ditë më parë në Himarë, pas akuzave për vjedhje votash. Ky është momenti kur Fredi Beleri njihet me masën e sigurisë. Ai shihet me kokën ulur dhe mbështetur në mur, teksa njoftohet se do të vijojë të qëndrojë në burg. Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur që për hetime të mëtejshme dosja t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi është pikërisht kjo prokurori që merret me hetimin e krimeve zgjedhore.
Ministria e Mbrojtjes së Polonisë tha më 13 maj se ka detektuar një objekt në hapësirën e saj ajrore që kishte fluturuar nga drejtimi i Bjellorusisë. Autoritetet polake thanë se me gjasa ky objekt është një balonë vëzhguese. Ministria shkroi në Twitter se radari humbi kontakt me objektin humbi në afërsi të Ripinit, një qytet polak që gjendet 143 kilometra në veriperëndim të Varshavës. Autoritetet kanë nisur kërkimet për objektin dhe në këto operacione janë përfshirë një helikopter, dron dhe trupa tokësore të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, tha një zyrtar i forcave të armatosura. Objekti fluturues ishte detektuar të premten…
Në autobusin e aksidentuar sot në Kosovë mësohet se ndodheshin maturantë që ishin nisur në një ekskursion në Shqipëri. Autobusi me nxënës u përplas në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, 30 persona kanë mbetur të plagosur. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
Me daljen e saj të fundit, ish-deputetja Grida Duma ka befasuar shikuesit dhe ndjekësit e saj, ku shihet mbi një motor me kaskë në kokë. Me anë të një videoje në “Instagram”, ajo është shfaqur ndryshe kësaj radhe, duke na treguar edhe një stil tjetër të saj. “Ka disa ditë që janë për veten, për të shijuar gjërat e vogla më fantastike të jetës”, dëgjohet të thotë Grida. View this post on Instagram A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg edhe për Pandeli Kokaveshin, bashkëpunëtorin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ata u arrestuan nga policia për blerje votash. Gjyqi ndaj dy të akuzuarve u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mori pjesë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Gjatë seancës mësohet se Beleri mohoi akuzën. Ai theksoi se në lokalin e tij ndodhej së bashku me të afërmit dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota. Por nga ana tjetër, organi i akuzës provoi të kundërtën, bazuar këtu dhe në…
Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli. Policia e Kosovës bën me dije se në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion dhe një makine me targa vendase. Të plagosur kanë mbetur 30 persona. “Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit…
Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një “shtëpi bari” në Can Fornaca, Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë një sherr, që ka nisur për jo më shumë se 5 euro. E gjithë ngjarja është zbuluar sot, por hetimi ka nisur që më 4 mars, kur i riu shqiptar u raportua i zhdukur. Miqtë e viktimës shkuan në komisariat dhe i shpjeguan se i riu, shtetas shqiptar, por i pa identifikuar me emër, ishte zhdukur dhe se prej ditësh nuk kishin marrë asnjë informacion prej tij. Miqtë e të riut e dinin se ai jetonte…