Ditën e djeshme, nga Dibra u shpërnda një lajm i rremë për dy vajza dibrane që gjoja shpërndanin lekë për një subjekt politik. Vetëm fakti që ishin vajza të reja, bën të qartë për çdo dibran të majtë e të djathtë se nuk bëhej fjalë fare për një lajm të vërtetë, por ishte një manipulim i një prej personazheve më të përfolur të Dibrës që me gratë nuk duket se i ka punët mirë. Ismail Uka, kandidati i koalicionit BF, këtë radhë kishte vendosur të ndiqte bashkë me vëllanë, djalin, e kushërinj të tjerë dy vajzat dibrane, operatore të një…
Author: tirana
Pezullohet nga detyra inspektori i Policisë në Konispol, Alush Çokalli, i cili u denoncua më herët se iu bënte presion qytetarëve në lidhje me fushatën zgjedhore. Policia e Vlorës njofton se ka pezulluar nga detyra Çokallin deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë: Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë…
Vetëm një ditë para zgjedhjeve, “Bashkë Fitojmë” ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici. Në deklaratë theksohet se Bici është kallëzuar me pretendimin po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës. Deklarata: Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici. Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës. Në godinën e…
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku njoftoi se të gjithë operatorët e caktuar për zgjedhjet lokale duhet të paraqiten nesër në qendrat e votimit në orën 06:00. Ajo paralajmëroi se mosparaqitja do t’i ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve. “Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 06.00 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të…
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila në një reagim e konsideroi skandaloz vendimin për lënien në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri. Xhaçka bëri thirrje që Athina të përmbahet nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë. “Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal…
“Krijimi i një familjeje në Itali po bëhet një përpjekje titanike që vetëm të pasurit mund ta përballojnë”, u shpreh Papa Françesku, ndërsa renditi disa arsye që po i pengojnë të rinjtë të kenë fëmijë. “Të rinjtë jetojnë në një klimë sociale në të cilën krijimi i një familjeje po kthehet në përpjekje titanike, në vend që të jetë një vlerë e përbashkët. Të ndihesh i vetmuar dhe i detyruar të mbështetesh vetëm në forcat e tua është e rrezikshme. Për këtë arsye vetëm më të pasurit mund të përballojnë, falë burimeve të tyre, më shumë liri. kjo është e…
14-vjeçari që vrau 9 persona në një shkollë fillore në Vraçar, Serbi, ndodhet në një psikiatri speciale. Mediat raportojnë se askush nga familja e tij nuk ka shkuar ndonjëherë për ta vizituar. As nëna e tij nuk ka shprehur dëshirën për ta vizituar. Mësohet se i vetmi person që ka shkuar në institucion për 14-vjeçarin ka qenë kushëriri i tij, po përsëri nuk e ka vizituar, por vetëm ka dorëzuar gjërat për të tek punonjësit. Autori i vrasjes masive është i vendosur në një institucion psikiatrik, i cili drejtohet nga mjekë që monitorojnë çdo ditë gjendjen e tij dhe objekti…
Një 52-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Selanik, pasi u vra nga dy të pastrehë, të cilët tentoi t’i ushqente. Tre personat kanë pasur një debat të ashpër dhe dy prej tyre kanë goditur brutalisht 52-vjeçarin, duke shkaktuar vdekjen e tij. Dy autorët, të dy vëllezër të moshave 40 dhe 42 vjeç janë arrestuar, teksa trupi i pajetë është dërguar në qendrën e morgut, për autopsinë.
Ka nisur paraditen e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në 49 qendrat e votimit të Bashkisë Mat. Fillimisht procesi ka nisur për zonat më të largëta nga KZAZ si Njësia Administrative Macukull, Derjan, Rukaj e Ulëz dhe më pas do bëhet shpërndarja e materialeve për zonat e tjera më të afërta si Komsia, Lisi e Burreli. Bëhet me dije se materialet zgjedhore po merren ne dorëzim nga komisionerët e qendrave të votimit, ndërsa procesi po vijon normalisht pa asnjë problematikë deri tani. Pasi të bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit, Policia do të marrë në…
Ministria e Jashtme greke e ka cilësuar vendim skandaloz lënien në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Në reagim theksohet se burgosja e kandidatit për kryetar bashkie sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri. “Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve, nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në…
Eder Militao i ka “vjedhur” edhe një herë të dashurën bashkëkombësit të tij Neymar Jr. Pas Karoline Lima, Militao ka nisur një lidhje me një tjetër femër, që ka qenë më parë me Neymar. Kjo është Cassia Lourenço. Sipas mediave braziliane, e reja u martua me një biznesmen në dhjetor të vitit 2021. Megjithatë, martesa e tyre nuk do të zgjaste më shumë se një vit, sepse Cassia e tradhtoi burrin me Neymar. Ajo është parë në tribunat e “Santiago Bernabéu”, madje e ka shoqëruar Militao në Seville për finalen e “Copa del Rey”.
Olta Gixhari ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”. Dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, që ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP. “Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”. “Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”.