Një alarm për bombë në Malin e Zi ka ngritur në këmbë policinë, ndërsa është krijuar kaos në aeroportin e Podgoricës dhe atë të Tivarit. Ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka bërë alarmuar autoritetet, të cilët kanë nisur nga puna për verifikimet e tyre. Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, të vazhdon të qarkullonin lart dhe të presin derisa policia të përfundojë kontrollin. Rastet e alarmit për bombë janë të shpeshta, ku vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të…
Author: tirana
Tentuan të kalonin kufirin me sasi të lëndëve narkotike (cannabis sativa), arrestohen 2 të rinj nga Kosova në Muriqan. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasit me iniciale N. K. dhe D. M., të dy të moshës 19-vjeçar. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasit N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas arrestimit të tij për akuzën për blerje votash, ka sqaruar se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit. “Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.
Kryebashkiaku Agron Malaj kërkon mbështetje e banorëve të Matit për të vijuar me punët dhe projektet e mira për Bashkinë e Matit.Përmes një mesazhi drejtuar zgjedhësve të kësaj zone, Malaj siguron se do të bëjë më të mirën dhe do të japë maksimumin për të zhvilluar Matin dhe për të përmirësuar jetën e gjithsecilit.Postimi i plotë:Të dashur matjane dhe matjanëTeksa na ndajnë pak orë nga çelja e kutive të votimit, unë dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve për angazhimin dhe punën që keni bërë.Në këtë fushatë dola para jush me peshën dhe përgjegjësinë për besimin e dhënë dhe për…
Po kryhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 14 Majit edhe në qarkun e Fierit. Baza materiale ka ardhur nga KQZ ndërsa pritet që të nisë shumë shpejt edhe shpërndarja e tyre në të gjitha qendrat e votimit deri në orët e pasdites. Sa i përket qendrave të votimit janë 584 në rang qarku, 224 prej të cilave në Fier.
Deputeti Erjon Braçe jep një lajm të mirë për të gjithë ata që banojnë në zonat rurale. Përmes një videomesazhi, Braçe thekson se sapo të fillojë puna e parlamentit, do të miratohet një ligj që heq lejet për çatitë dhe jo vetëm. “Hera e parë që e takoj sot dhe ishte halli i tij që më bëri ta njoh. Një shtëpi veç një kat, e thjeshtë e nën agresionin e lagështirës, bërë që nga viti 1984; Me çati, eeeej me çati dhe kishte nisur të ribënte çatinë e rrënuar! Me të ardhurat nga puna, ja doli më në fund; Por…
Prokuroria e Durrësit këtë të shtunë ka vendosur që të dërgojë ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, pasi iu janë sekuestruar 1.5 milionë euro të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal. Sipas informacioneve të tre biznesmenët akuzohen për pastrimin parash. Ndërkohë Prokuroria e Durrësit thekson faktin se një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar i dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge.…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
Edhe në këtë sezon veror vonesat në tregun e fluturimeve duket se do të jenë të pashmangshme, në të gjithë Europën. Fluksi i lartë i fluturimeve në sezonin verorë, i cili jo gjithmonë arrin të menaxhohet pa vonesa nga kompanitë ajrore bashkë me grevat e paralajmëruara në disa aeroporte në Europë janë sinjale, që oraret e fluturimeve do të jenë të diskutueshme. “Franca po ka probleme me fluturimet për shkak të një greve aeroportuale. Po ashtu edhe Gjermani, Lufthahansa për shkak të mungesë së stafit. Italia po ashtu ka paralajmëruar greve aeroportuale. Edhe në aeroportin tonë vetëm një kompani ka…
Një makinë është shkrumbuar plotësisht këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Nga pamjet e siguruara nga ABC News shikohet se makina e cila ka qenë në ecje ka marrë flakë në pjesën e by-passit në Qafë Murrizë, Ndërkohë nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale.
Fredi Beleri ka mberrritur sot para Gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën u arrestua dje për blerje votash. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës pas një procedimi të nisur për veprën korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim. Në gjykatën e Vlorës, gjithashtu është e pranishme edhe ambasadorja greke e akredituar në Shqipëri. Beleri u ndalua pas mesnatës në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës. Ai ndodhej bashkë me tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe avokati i tij. Bashkë me Belerin u vu në pranga edhe…
Një 26-vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri nga partneri i saj, pasi abortoi fëmijën 2-mujashe, në Teksas të SHBA-ve. Në Teksas janë ndaluar abortet pas afërsisht gjashtë javësh shtatzënie që në shtator të vitit 2021. Mediat e huaja shkruajnë se “besohet se i dyshuari ishte babai i fëmijës. Ai nuk donte që e dashura të bënte një abort.” Autori, Harold Thompson po mbahet në burgun e qarkut.