Author: tirana

Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Politikanët e kanë ligjërisht të ndaluar që të bëjnë thirrje politike drejt zgjedhësve dhe të japin mesazhe politike, pasi kjo gjë është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të…

Read More

Një lëkundje tërmeti është regjistruar sot në Atikë. Tërmeti me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 02:30 të mëngjesit të së shtunës.Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ishte 3 kilometra në veri-verilindje të Maratonës, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 7.1 kilometra. Tërmeti është ndjerë në disa zona të Atikës.

Read More

Fjalët e fundit në përfundim të fushatës elektorale kryesocialisti Rama, ka zgjedhur ti japë përmes një mesazhi në facebook. “Për pak mbaron fushata ime e nëntë në krye të PS” -kështu e nis Rama postimin e tij, ndersa shprehet optimist në rezultatin e 14 majit, ku sic shkruan PS është në rrugën e fitores me rezultatin më spektakolar që nga viti. Postimi i plote: Kjo fushatë na ka hapur rrugën e fitores së tetë, pasnesër më 14 maj, me rezultatin më spektakolar të të gjitha zgjedhjeve vendore qysh nga viti 2007Arsyet pse ne do të fitojmë shumë bindshëm janë më…

Read More

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat minimale do të luhaten 6-14 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 15 -18°C në veri, 20 -21°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Synimet tuaja janë të mira, por fillimi i këtyre planeve mund të mos jetë aq i lehtë. Variabla të papritura do t’ju vijnë nga të gjitha këndvështrimet. Ka shumë aspekte të fshehura për të cilat duhet të jeni gati. Demi Dikush do t’ju marrë nën krahun e tij ose të saj. Kjo mbështetje shtesë do të jetë me përfitim të madh për ju tani. Mos i rezistoni kësaj ndihme. Ky përforcim është çelësi i saktë që po kërkoni. Së bashku mund të ngjiteni në lartësi të reja. Binjaket Gjithçka vazhdon pa probleme derisa të përballeni me dikë që ka…

Read More

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë tha për herë të parë në “Now”, në Euronews Albania se përse Rama e quan Like Floriri. Ai tha se Rama quan kështu për ngjarjen e Krrabës, ku në kohën kur Meta ishte kryeministër, u vodh floriri i shtetit, por Meta shtoi se në Atë kohë Rama ishte edhe vetë ministër i asaj qeverie dhe e di mirë se zbulimi në atë kohë u bë me urdhër të Metës. “Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ku ka qenë ministër i qeverisë…

Read More

Këshilltari i “Bashkë Fitojmë” Alfred Lela, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka komentuar përfshirjen e artistëve në politikë, ku në lidhje me pozicionimin e Çiljetës nga PS-ja tha me ironi se nuk përbën problem megjithëse kur ishte në krahun e Berishës pamja ishte tjetër. Ai tha se artistët kanë një tendencë për të shkuar në krahun e pushtetit. Në lidhje me posterin e Belind Këlliçit për fushatën zgjedhore ku ai shfaqet me dy gishtat e mesit, Lela tha se e ka mbështetur në këtë ide madje edhe Berisha ka qenë dakord. A ju erdhi keq…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja në kufirin jugor të vendit. Administrata thotë se ato synojnë të ndalojnë imigrantët të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i inkurajuar ata që të aplikojnë për azil përmes një procesi të ri e të sigurt. Ndryshimet vijnë me përfundimin e kufizimeve të lidhura me koronavirusit, falë të cilave autoritetet refuzuan për tre vjet kërkesat për azil. Kufizimet e kishin zanafillën në një ligj të vitit 1944, që mundëson frenimin e imigrimit, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik. Ato u vendosën nga administrata e ish-presidentit Donald Trump në…

Read More

Pas incidentit të shënuar në ditën e fundit të fushatës elektorale në Maliq, kryebashkiaku Gëzim Topçiu dhe deputeti i PD-së Edmond Spaho, janë marrë në pyetje nga policia. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u përplas me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun gjatë takimit të tij me fermerët e zonës së Vreshtanit. Spaho pretendoi se Topçiu po shfrytëzonte postin për fushatë dhe nisi të filmojë takimin. Menjëherë reagoi kryebashkiaku dhe banorët e pranishëm, që shtynë demokratin dhe i rrëzuan celularin.

Read More

Kjo fushatë elektorale ka qenë e pazakontë për demokratët, pasi garojnë të ndarë.about:blank Ashtu si në 6 mars ata garojnë të ndarë, një pjesë mbështesin koalicionin e “Bashkë Fitojmë” ku Berisha ka bërë aleancë me Metën ndërsa një pjesë tjetër mbështesin demokratët që kanë në dorë logon dhe vulën zyrtare të PD-së, Enkelejd Alibejat. Në sheshin Nënë Tereza zhvillohet mitingu përmbyllës i fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndryshe nga sa bënë në fillim të kësaj fushate ku mitingu hapës u bë në stadiumin “Air Albania”, Meta dhe Berisha kanë menduar të ulin kostot duke e zhvilluar mitingun përmbyllës pak metra…

Read More

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në Himarë, teksa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është arrestuar për blerje votash. Nga sheshi i Himarës, Dule e nisi greqisht fjalimin e tij ku tha se ka një mesazh për kryeministrin Rama, që ai “t’i mbajë duart larg Himarës dhe Fredi Belerit”. “E akuzonin Fredin se po trafikonte vota,kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn e tij. Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e…

Read More

Vdekja e një personi të pastrehë në një tren të metrosë së Nju Jorkut më 1 maj, pasi një ish-marins, që po udhëtonte në të njejtin vagon, po e mbante me forcë me krahun shtrënguar rreth qafës së tij, nxiti shumë reagime. Prokurorët e Manhatanit thanë dje se 24 vjeçari, Daniel Penny, do të akuzohet për vrasje pa paramendim të 30 vjeçarit Jordan Neely. Veterani i marinës, që u vetëdorëzua sot tek autoritetet, thotë se reagoi në vetëmbrojtje. Incidenti ngjalli pikëpyetje se si duhet të trajtohen personat me sëmundje mendore në mjedise publike. Protestat shpërthyen në qytetin e Nju Jorkut…

Read More