Author: tirana

Është mëse e vërtetë të thuhet se shumë prej nesh janë në një marrëdhënie të ndërvarur me telefonat tanë celularë. Ata janë me ne në shtrat, në kuzhinë madje edhe në tualet. Megjithatë, ky zakon është në të vërtetë mjaft i dëmshëm dhe Primrose Freestone, një pedagoge e vjetër në Mikrobiologjinë Klinike në Universitetin e Leicesterit, po u kërkon përdoruesve të telefonave celularë të mendojnë më shumë për ‘higjienën e telefonave celularë’. Telefonat celularë mund të kontaminohen me baktere patogjene Shumica e njerëzve i lajnë duart shumë herë gjatë ditës. Pas shkuarjes në tualet, pas trajtimit të ushqimit, pasi keni…

Read More

Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari. Burime zyrtare të policisë thanë se në kuadër të operacionit të koduar, ‘Kasaforta’ në pranga ka rënë 33-vjecari me incialet E.S të cilit iu sekuestruan një pjesë e parave të vjedhura, konkretisht 10 530 paund dhe 27 030 euro. Njoftimi i policisë: Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27…

Read More

Dwayne Johnson dhe Vin Diesel i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre, pasi u kthyen në “Fast & Furious”. Sipas një raporti nga Wrap, Johnson ndryshoi mendje dhe la pas gjërat që e “ndanë” me bashkëpunëtorin e dikurshëm dhe producentin e filmave, gjë që e largoi plotësisht nga filmat e njohur. Lajmi doli në dritë pak pasi Diesel zbuloi se në fund të fundit do të ketë tre filma të rinj, jo dy. Producenti i filmave foli për këtë në premierën botërore të Fast X në Romë, duke thënë se do të ketë një trilogji, ku “Fast X” do të jetë pjesa…

Read More

Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u…

Read More

Sot, mbushen 24 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të asaj ane. Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në përvjetorin e 24-të, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit dhe në zbulimin e shtatores së “Sali Shabanit”, te Memoriali i Martirëve në Korishë. Më 13 maj 1999 është kryer masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth, duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77…

Read More

Tre punonjës të bashkisë së Shkodrës kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi janë kapur duke duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale. Sipas policisë të arrestuarit janë Ergys Ivziku, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër; Petrit Dyli, Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe Mhill Volaj, Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër. Ndërkohë në lidhje me këtë është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, Arvid Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar…

Read More

Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën djeshme në Kili të Amerikës Latine, në përpjekje për të dërguar kokainë drejt Evropës. Bëhet fjalë për Viktor Gjini, i cili është arrestuar në vitin 2012 në Peru me 141 kg alkaloid kokaine. Autoritete vendase bëjnë me dije se shqiptari është kapur me rreth 100 kg në Kili të Amerikës Jugore. Bashkë me Gjinin janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë me origjinë kineze dhe peruane. Mësohet se Gjini ka qenë i pajisur me pasaportë holandeze. Mediat e huaja shkruajnë se banda kriminale  sillte drogën në portin e San Antonio përmes kontejnerëve dhe më pas…

Read More

Dy çështje të mëdha gjeopolitike janë në qendër të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të BE në Stokholm: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet me Kinën. Vendime ende nuk ka, por disa gjëra qartësohen. “Kina do të jetë tema kryesore sot” ishte shprehur para takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Autoriteti i BE për Politikën e Jashtme ka përgatitur një dokument për marrëdhëniet e BE me Pekinin, për të arritur në një pozicion të përbashkët të BE. Këto diskutime do të përgatisin takimin e Këshillit të…

Read More

Vlorë/Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga shtetasin Gregor Likaj, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022, për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali. 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022. Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një…

Read More

Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP 2”, bëri për herë të parë një rrëfim ekskluziv pas përfundimit të programit që theu rekorde shikueshmërie. Ai tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë. “Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e…

Read More

Sipërmarrësja Arjeta Puca ka rrëfyer për kryeministrin Edi Rama të gjithë rrugëtimin e saj nga fëmijëria, emigrimi në Turqi dhe më pas kthimi në Shqipëri ku edhe zotëron një biznes të suksesshëm. Arjeta ishte 30 vjeç kur vendosi të kthehej në Shqipëri dhe prej disa vitesh merret me prodhimin e ambulancave. “Thashë unë do kthehem dhe njëherë mendova që mund t’i shes mjetet qe i kemi tek kompania turke, por pas dy vitesh më doli një projekt ambulancash dhe punuam me një kompani dhe ajo kompani e la në mes projektin po fatkeqësia u bë fat për mua dhe mësova…

Read More

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel në vendin tonë. Në një reagim zyrtarë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. “Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Drejtuesit e partive patën detyrimin…

Read More