Author: tirana

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të PS-së në Durrës. Ai e konsideroi këtë takim si më të jashtëzakonshmin që ka pasur ndonjëherë në këtë qytet. “Në kujtesën time ku është takimi më i madh më i jashtëzakonshëm që kam pasur këtu. Patën edhe debate me drejtuesit e partisë kur u thashë se kjo maratonë fundin e saj do e ketë në Durrës. Dhe e merrni me mend se sa kanë kërkuar që të bëhet në vende të tjera, duke menduar se do ketë më shumë njerëz se në Durrës. Se të gjithë…

Read More

Sipas Edvin Kullurit, opozita shqiptare do të humbasë thellë në garën për zgjedhjet vendore. Ai u shpreh se të gjitha strukturat e opozitës janë të përçara dhe në këto kushte, numrat e çojnë drejt humbjes. “Parashikimi nuk duhet të bëj, në 2017 dhe në 2021 kam vënë baste publike, fatkeqësisht më ka dalë fjala. E kam gjetur me numër mandatesh pothuajse. Ka qenë një profeci e zezë. Humbja e sigurt e së djathtës, këto kushte që është e përçarë, pa një indologji të qartë, me një lider që ka 32 vjet në Politikë dhe nuk besoj se. Berisha nuk ka…

Read More

Nga Ndroqi, në takimin me banorët atje, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se qëllimi i fushatës së Partisë Socialiste është që të mbjellë pemë, dashuri dhe jo sherr e përçarje. Veliaj nënvizoi se kundërshtarët politikë nuk kanë qëllim të punojnë, por të bëjnë luftë me Amerikën, me artistët, me pemët. “Këtë herë fushata jonë ka qenë ndryshe nga herët e tjera, pa debate e pa sherre, kemi mbjellë vetëm pemë sepse kemi dashur të tregojmë se pavarësisht bindjeve të njerëzve, është shumë e rëndësishme të mbjellim pemë aty ku të tjerët mbjellin sherr. Të mbjellim bashkim, aty…

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në vendin e njohur si “Kthesa e Çermës” në Lushnjë. Një automjet ka përplasur një shitës në rrugë, duke e lënë të plagosur. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, automjeti është përmbysur dhe ka rënë në kanal. Forcat e policisë janë ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Read More

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka mbajtur një miting përmbyllës në Himarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në një kohë kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është në burg për blerje votash, në fjalën e tij, Dule iu drejtua me një mesazh kryeministrit Rama: “Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit .Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë…

Read More

1.AKREPI: Akrepi kryeson listën. Tipari më tërheqës i Akrepit është karakteri i tyre misterioz. Akrepat njihen si njerëz intensivë dhe misteriozë të cilët mund të trondisin realitetin që njihni dhe më pas përfundoni duke pyetur veten çfarë ndodhi. Ana e tyre e errët është tërheqëse për thuajse të gjitha shenjat e tjera të zodiakut. Një tipar tjetër interesant që i karakterizon është pasioni dhe vendosmëria. Ata nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre dhe gjithmonë luftojnë për atë që mendojnë se është e drejtë. 2.PESHORJA: Tipari më tërheqës i Peshores është ndjeshmëria e tyre. Peshoret janë njerëz diplomatikë që kërkojnë paqe, ekuilibër…

Read More

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë, Olta Gixhari padyshim ka qenë një nga personazhet më të përfolur dhe gjithçka që ajo thotë apo bën edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj tërheq shumë vëmendje. Vetëm pak më parë, teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në një seri Instastory-sh, aktorja na ka treguar haptazi raportin me…

Read More

Gazetari Artan Hoxha e quan të gabuar arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për blerje votash vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Në lidhje direkte për “Top Talk”, Hoxha tha se faji është i të gjithëve faktorëve politik, që te Meta e Berisha që e kandiduan si dhe kryeministri Rama që nuk arriti të pengonte një njeri të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Hoxha tha se me të drejtë Shqipëria do të akuzohet se ka prishur frymën e zgjedhjeve dhe kryeministri grek do të kërkojë lirimin e tij. “Çështja e Himarës dhe Fredi Belerit ka të bëjë më…

Read More

Disa ditë më parë Sali Berisha, deklaroi se kishte zbuluar një skandal të madh, duke publikuar disa foto të cilat pretendonte se ishin të kryebashkiakut Erion Veliaj që kishte lidhje me Iranin. Për këtë gjë Berisha pretendonte se ishte informuar nga Informator i Shërbimeve Sekrete të Huaja! Por mesa duket dikush është tallur keq me Sali Berishën, një tallje të cilën ‘informatori i huaj’ e ka përgatitur shumë bukur dhe me detaje interesante. ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’, e nis mesazhin duke thënë se ish-Themeluese e organizatës ‘Mjaft’ e po ashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të G99,…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e ish sheshit Shqiponja në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, automjeti i përfshirë nga falkët është i kompanisë “TAXI LUX”. Taksia është shkrumbuar e gjitha. Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe se nga çfarë është shkaktuar zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje.

Read More

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikua raportin e ndërmjetëm mbi monitorimin e procesit të fushatës parazgjedhore për zgjedhet locale të 14 majit. Në raportin e publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruhet se ka patur vepra penale, fushata zgjedhore rezulton se ka filluar para afatit, deri në mbulimin mediatik. KShH është ndalur edhe në klimën e fushatë zgjedhore duke nisur nga incidentet në rastin e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca që I vendosën tritol në mjetin e tij. Po ashtu në raportin e KShH flitet për median e cila rezulton se ka qenë “e detyruar” apo…

Read More