Author: tirana

37-vjeçari grek që harroi foshnjën 5-muajshe për më shumë se 3 orë në makinë, e kur u kthye e gjeti të pajetë, është liruar nga burgu. “Ndihem si një person i padobishëm. Do të doja që unë të mos jetoja dhe fëmija im të jetojë ”, i tha 37-vjeçari avokatit të tij, sapo mori vendimin për lirimin e tij. “Dashuria e dy prindërve do ta kapërcejë vdekjen e fëmijës. Fëmija nuk flinte natën sepse kishte dhimbje barku dhe ata qëndruan gjithë natën zgjuar. Kishte edhe stresin e punës. Ishte një ditë e vështirë për të. Gruaja pak ditë më parë ka bërë një aksident automobilistik së…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi mbështetjen e madhe që ka marrë në këto zgjedhje nga artistët. Ai tha se Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë artistët, pa dallim, edhe ata që kanë bërë këngën e fushatës së PD-së. Veliaj solli dhe rastin më të fundit të sulmit nga drejtuesit e Foltores kundër Luizit dhe Oltës së Big Brother. “Të shikosh çfarë i bënë Luizit e çfarë i bënë Oltës, ishte për turp. Pra, ai lloj linçimi ku ti i thua të tjerëve ‘Ose me mua, ose unë të turrem me libër shtëpie’, tregon se në…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët sot në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në automjet, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.”

Read More

Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga ndjekësit si një thumb për Luiz Ejllin, pas kthesës që ky i fundit bëri duke dalë hapur në mbështetje të kandidatit të PS-së në Shkodër, Benet Beci, ndonëse kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” përmendte shpesh emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. “Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi krahas fotos së tij.

Read More

Volejbollistja braziliane Paula Borgo ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Dy dy ditë më parë, në përvjetorin e martesës, ajo ndau me ndjekësit e saj një mesazh emocionues në Instagram. “Na kaloi dita e 5-të dhe unë nuk isha mire. Ditën e 5-të e kaluam në spital, ti u kujdese për mua dhe më tregove sa shumë më doje. Kam dëgjuar shumë histori për burrat që lënë bashkëshortet e tyre kur sëmureshin, Karlos ishte krejt ndryshe, më tregoi se sa shumë më donte, më tregoi se ishte njeriu që më dërgoi Zoti. Dashuri, kam shumë…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një njoftim me një listë të detajuar mbi ecurinë e mësimdhënies dhe masat e marra gjatë periudhës që ambientet e një pjese të shkollave do të përdoren si Vend të Numërimit të Votave. Ministria e Arsimit informon se në DRAP Lezhë nga 12 shkolla që do të jenë VNV (Vend i Numërimit të Votave), në asnjërën prej tyre nuk cenohet procesi mësimor. Ndërsa në DRAP Korçë janë 7 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 4 prej tyre nuk cenohet procesi mësimor, në 3 të tjerat do të zhvillohet pasdite në…

Read More

Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazetarëve në Dubrovnik se më 12 maj është marrë një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë dhe se njësia për intervenim e policisë po siguron ndërtesën e Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit. Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë përkon me raportin e Shërbimit Informativ të Sigurisë – SOA lidhur me situatën e sigurisë në Kroaci në vitin e kaluar, i cili u publikua më 12 maj. “Dhe tani ka një kërcënim, njësia për intervenim e policisë është aktualisht para Qeverisë sepse sot në mëngjes ka pasur një kërcënim…

Read More

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka dalë më një njoftim për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 prill. Në reagim thuhet se qytetarët shqiptarë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore, ndërsa iu bën thirrje partive politike dhe institucioneve të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. “Të dielën, qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore – të votojnë për udhëheqësit dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që…

Read More

Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar…

Read More

Policia ka dhënë detaje lidhur me konfliktin e ndodhur në fshatin Thirrë të Mirditës. Bëhet me dije se 54-vjeçari B.N. është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre. “Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë…

Read More

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbuluar prapaskena të bujshme brenda politikës në Shqipëri. Zonja Kokalari ka treguar planet sekrete të ish-presidentit Ilir Meta dhe “thikën pas shpine” që do i ngulë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe demokratëve. Ilir Meta do të përdorë alibinë e marrëveshjes që ka me Berishën sa i takon zgjedhjeve vendore të 14 majit për të fituar zemrat e demokratëve të “Foltores”, të cilët pastaj do t’i integrojë dhe rehabilitojë brenda PL. Mësohet se përmes kësaj strategjie, Meta synon që në finale të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Sali Berisha dhe tabori i tij, janë pa…

Read More

Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme. Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër. Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast. Grupi hetimor, në drejtimin…

Read More