Author: tirana

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed RrumbUllaku deklaron se deri më tani janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore gjatë fushatës elektorale. Rrumbullaku ka theksuar se janë ngritur grupe të posaçme hetimore për krimet zgjedhore, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetareve që të denoncojnë çdo rast të cenimit të votës. Pjesë nga deklarata: Në kuadër të masave të ndërmarra gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 5081 punonjës policie, për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale, dhe në asnjë aktivitet elektoral, të zhvilluar në ambiente të hapura dhe të mbyllura, nuk është evidentuar asnjë…

Read More

Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ajo vazhdon agresionin ndaj Ukrainës. Kështu ka komentuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, paralajmërimin për forcimin e lidhjeve të Rusisë me Republikën Sërpska, e cila është njëra nga dy entitetet e Bosnjë e Hercegovinës. Ky koment i Ambasadës Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë është bërë më 12 maj, pas pyetjes që Radio Evropa e Lirë ia ka drejtuar lidhur me paralajmërimin e zyrtarëve rus për forcimin e lidhjeve të Rusisë dhe Republikës Sërpska. “Lufta brutale dhe me asgjë e provokuar e…

Read More

Para zgjedhjeve, Presidenti Begaj ka dalë me një mesazh për zgjedhësit. Deklarata Të nderuar votues! Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake. Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj! Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës. Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj. Ata do…

Read More

Kredia për individë ka shfaqur ngadalësim më të përmbajtur të ritmeve të rritjes gjatë tremujorit të parë. Kështu, zgjerimi i këtij portofoli prej 14.5% është 0.6 pikë përqindje më poshtë se rritja vjetore e shënuar gjatë vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime kanë reflektuar zgjerimin e shpejtë të kredisë për blerje banesa në valutë, e cila ka kompensuar dobësinë e kredisë për konsum. Sa i përket kredisë në lekë, ajo ka ndjekur një tendencë ngadalësuese prej verës së vitit të kaluar. Normat e rritjes së saj janë ngadalësuar në 9.9% në tremujorin e parë nga niveli mesatar prej…

Read More

Stilisti Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, 13 ditë pasi u raportua se ai u arrestua nga policia në aeroportin e Stambollit për posedim të lëndëve narkotike. “z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, kanë thënë për Gazetën Express zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qendresa Fazliu. Sipas “Express”, Fazliu ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit. ”Gjithashtu ju njoftojmë se…

Read More

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Olta Gixharin do ta shohim sërish në ekran. Aktorja iu është përgjigjur sot pyetjeve të fansave dhe disa prej tyre donin të dinin mbi projektet e saj. Ajo ka zbuluar se do ta shohim në një film, duke i lënë fansat kuriozë. “Një film me një kast që as ju shkon në mendje”, u përgjigj ish-banorja.

Read More

Portugalia po sjell legjislacion të ri për të kufizuar përdorimin dhe shitjen e produkteve të duhanit duke përfshirë vaping. Portugalia po frenon cigaret dhe cigaret me vaping. Një projekt-ligj i ri do të ndalojë pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme pranë ndërtesave publike si shkollat, kolegjet dhe spitalet. Ai gjithashtu do të forcojë kontrollin mbi shitjen dhe tregtimin e cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit në vend. Synimi është që deri në vitin 2025 ato të jenë të disponueshme për t’u blerë vetëm në dyqanet e duhanit, pikat e benzinës dhe aeroportet. Nuk do të jetë më e…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbylli ditën e sotme fushatën për Bashkinë e Shkodrës. Ai u shpreh se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën dhe se sipas tij, edhe Sali Berisha ndihet xheloz për faktin që kandidon nën siglën e Partisë Socialiste. “Beneti ka pas bërë fushatë kundër nesh. Dilte mbronte zotin Berisha ky, Për mua kjo nuk ishte problem për sa kohë kishte treguar se ishte njeriu i duhuar për të menaxhuar Fondin e Zhvillimit. I thashë do futesh deputet dhe duhet me të hedh pak nga ngjyra jonë që të balancohesh. E mori pak ngjyrë Beneti. As ngjyra blu…

Read More

Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës për Bashkinë e Belshit Bedri Skënder Qypi rezulton të ketë konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare shtetërore. Në jetëshkrimin e dorëzuar prej tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Qypi është treguar i kujdesshëm duke “harruar” të shkruajë kur dhe ku e ka përfunduar shkollën e mesme teksa ka shënuar vetëm arsimin e lartë si ekonomist në financë dhe kontabilitet pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”. Bedri Qypi rezulton të ketë dorëzuar në sekretarinë e Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani” një deftesë pjekurie me numër amze 675 dhe numër të…

Read More

Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në Malin e Zi, pas përfundimit të epokës së tri dekadave të pushtetit nga Milo Djukanović, ndryshimet në skenën politike dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Bushati bisedon nw kwtw episod me Igor Lukšić, ish- Kryeministër, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Integrimin Europian si dhe Ministër i Financave, një prej protagonistëve kryesor të rrugëtimit euro-atlantik të Malit të Zi. Që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, jeta politike në Malin e Zi nuk është më ekskluzivitet i ndarjeve tradicionale mes blloqeve malazeze e serbe, për shkak…

Read More