Author: tirana

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri në Fan të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe i plagosuri me sende të forta është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me rastin. Nuk dihen ende nëse ngjarja ka të bëjë me votimet e së dielës që do të mbahen për pushtetin lokal.

Read More

Denver siguron biletën në finalen e Konferencës së Perëndimit, pas fitores së madhe 125-100 në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale në fushën e Phoenix. Nudggets mubyllën serinë me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Kryesuesit e Perëndimit dominuan falë një tjetër paraqitje spekakolare të Nikola Jokiç, të mbyllur me tre shifra dopjo. Basketbollisti serb shëniu 23 pikë dhe 12 asist dhe kapi 10 topa në tabelë. Nga ana tjetër, në ndeshjen më të rëndësishme për Sans, dështoi Kevin Buker, që realizoi vetëm 12 pikë me një përqindje shumë të ulët në gjuatjet e tij. Për vendasit nuk mjaftoi Kevin Durant, në rolin e…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktin e shitblejes së votës nga ana e kandidatit të dyshes Berisha-Meta në Himarë. Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se qartazi sa herë ka histori me shitblerje votash, lidhet gjithmonë me PD-në ose me LSI-në. “E kam ndjekur lajmin në qytetin e Himarës, siç kam ndjekur edhe lajmin te Fresku, ku ishin zyrtarët e ish LSI-së ata që po merreshin me këtë punë. Unë kam përshtypjen se automatikisht, sa herë dëgjon raste të tilla, ti e di gjithmonë që lidhet o me PD-në, o me LSI-në. Pyetja për…

Read More

Partia Socialiste ka mbyllur fushatën në Dibër. Të pranishme kanë qenë ministet Belinda Balluku, Evis Kushi dhe Frida Krifca. Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjitikën, Belinda Balluku është shprehur se arritje do të jetë kur pas datës 15 Maj të takohen me banorët për të vazhduar me punët e mira dhe programet që kanë përpara. “Jemi mbledhur shumë herë bashkë, jemi takuar pothuajse përditë, por të takohesh në fushatë nuk është ndonjë arritje e madhe. Arritje e madhe do të jetë për ne, për mua, për secilin prej jush kur të takohemi pas datës…

Read More

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë Alfred Beleri. Nëpërmjet një statusi në “Twitter” Xhaçka shprehet se: Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona. Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë…

Read More

Policia e Vlorës ka dalë në një deklaratë për mediat pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues. Në përfundim të hetimeve, në pranga kanë rënë Dhionisios Beleri alias Alfred Beleri, 51 vjeç, dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. DEKLARATA E PLOTË Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka…

Read More

Eurovisioni është duke u zhvilluar dhe finalja e madhe do të mbahet të shtunën. Mbetet për t’u parë se si do të jenë rezultatet përfundimtare. Pavarësisht nëse kënga e dikujt ju duket origjinale apo ju duket sikur i keni parë të gjitha më parë, Eurovizioni është në lulëzim të plotë dhe çdo detaj i performancave dhe këngëve është menduar paraprakisht dhe duhet të kalojë pa gabim. Meqenëse inteligjenca artificiale është lidhur gjithnjë e më shpesh me artin kohët e fundit, ChatGPT shkroi një këngë të Eurovisionit. Kur shikojmë tekstin, mund të shohim se janë përdorur disa klishe dhe fjalë që…

Read More

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku një kamion është përplasur me një autobus. Për pasojë është lënduar drejtuesi i autobusit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në…

Read More

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 14 majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, ka bërë apel qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime. Në apelin e OSBE drejtuar qytetarëve thuhet se e diela e 14 majit është dita që ato duhet të vendosin për qytetin dhe për fshatin ku banojnë. Ndër të tjera në mesazh theksohet se të gjithë duhet që të votojnë dhe zëri i tyre të dëgjohet.“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit…

Read More

Krijimi i një familjeje në shtetin italian po bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi vetëm të pasurit mund ta përballojnë koston, tha Papa Françesku. Lindjet në Itali ranë nën 400,000 në 2022 për herë të parë, duke regjistruar një rënie të vitit të 14-të radhazi, me popullsinë totale që ra me 179,000 në 58.85 milionë. Duke folur në një konferencë mbi krizën demografike në rritje, Papa Françesku tha se rënia e lindjeve sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, me brezat e rinj të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë, brishtësisë dhe pasigurisë. “Vështirësia në gjetjen e një pune të…

Read More

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu. Takimi mes dy politikanëve vjen pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të tyre “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës. Fredi Beleri u arrestua me dyshimin e korrupsionit aktiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim. E shtuna është heshtje zgjedhore, ndërkohë që të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Berat Buzhala, nga gazeta Nacionale ku është ndalur në disa tema. Rama ka folur edhe për arrestimin e kandidatit të opozitës për Himarën, Fredi Belerit i cili është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për blerje të votave. Rama tha se shpresonte që organet e rendit dhe të hetuesisë do të arrijnë ta mbështesin aksionin e tyre edhe me prova dhe fakte të qëndrueshme dhe bindëse. “Për hir të vërtetës unë u befasova sic u befasuat edhe ju. Ky është një zhvillim që lidhet ne hetime tërësisht të pavarura, të cilin nuk kemi…

Read More