Një skandal po ndodh në Himarë, 2 ditë para se vendi të shkojë në kutitë e votimit. Qytetarë të Himarës që janë shoqëruar nga policia, deklarojnë se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Bejlerit për të shitur votën. Ata thonë se u ishte ofruar nga 10 mijë lekë për person në familje për t’i dhënë votën Fred Belerit. “Ishte Beleri dhe na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë”,-tha një qytetar. “Na thanë do u japim secilit nga…
Author: tirana
Mediat greke shrkuajnë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit. Për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë, u mbajt një bisedë telefonike mes ministrit grek të Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Më herët gjatë ditës së sotme reagoi kryeministri Rama i cili e cilësoi rastin “një sprovë të madhe për drejtësinë në prag të zgjedhjeve.” Kreu i qeverisë bëri apel që të mos ngrihen menjëherë akuza por të pritet që të…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhjet”, pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim. Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, duke vlerësuar fushatën e kandidatit të PS-së, për zgjedhjet e 14 majit për kryetar bashkie të Shkodrës, Benet Beci theksoi se ai është i pari që si profesor politik i mësoi të gjithëve se si lufta e klasave mund të marrë fund në Shkodër. “E di që nuk jam i ngarkuar me ndonjë përgjegjësi direkte për fushatën në Shkodër, por nuk mund të rri pa të të shkruar publikisht nja dy rreshta që dëshmojnë sa i përshtypur jam nga kultura e re dhe unike e fushatës tënde në atë vend të bekuar me emrin…
Situata politike në vend është fokusuar në Himarë. Avokati i Fredi Belerit, Bledi Dumani, ka konfirmuar se autoritetet kanë prerë gjatë paradites të së premtes urdhërarrestin për Fredi Belerin, kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ai ka theksuar se ka dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të dalë dëshmitar në lidhje me këtë çështje. Fredi Beleri u ndalua nga policia pak pas mesnate, në një lokal në Himarë.
Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut i ka uruar fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa rendit shumë prej investimeve në Tiranë, Grubi thotë se ky është bashkimi real, kur edhe një qytetar i Shkupit e ndjen veten në Tiranë si në shtëpinë e tij. “Na bën bashkë Tirana e Erionit! A e dini sa më bëhet qejfi kur secili qytetar i Shkupit i njeh projektet e Erionit. E njohin Pazarin, e njohin Stadiumin, e njohin Bulevardin, Qarkoren e Tiranës, dhe besoni ky është bashkimi, kur një qytetar i Shkupit e ndjen veten në Tiranë si në shtëpi të vet.…
Astrologia e njohur, Meri Shehu, është shprehur se martesa e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit është e rreme. Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme. Pjesë nga intervista: Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa. Blendi Salaj: Bravo Bricjapi! Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua. Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim. Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua. Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt. Blendi Salaj: Ti po…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Meta shprehet se ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra kryetarëve të Bashkive që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, por që kandidati rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze. “Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë. Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se janë identifikuar skema të manipulimit dhe shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar. Për rastet në fjalë, Bylykbashi bëri të ditur se do të bëhen kallëzime penale. Teksa i bëri thirrje KQZ-së që të marrë masa dhe të sigurojë mirëfunksionimin e sistemit të identifikimit elektronik e biometrik në çdo qendër votimi në të gjithë territorin, Bylykbashi shtoi se po bëhen përpjekje për sabotimin e këtij procesi nëpërmjet presioneve. Pjesë nga deklarata Nga verifikimet tona, janë zbuluar skema…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës më 14 maj. Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnatave në lokalin e tij në Himarë, pas një operacioni të policisë dhe prokurorisë së Vlorës. Ai akuzohet për shitblerje të votës. Reagimi i plotë i kryeminsitrit Rama: Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i…
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf i cilëson zgjedhjet vendore të 14 Majit si një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. “Zgjedhjet vendore ditën e diel janë, jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Zingraf, nëpërmjet një deklarate për mediet. Zingraf dha një mesazh edhe për të rinjtë në këto votime, ku u shpreh se ata duhet ta japin votën e tyre me integritet dhe të refuzojnë manipulimet. “Dua t’u them në mënyrë…
Jori Delli, ish-konkurrente e |Big Brother Vip 2″ dhe Noizy shtojnë akoma dyshimet për raportin mes tye. Jori postoi një video në TikTok ku të dy shfaqen në një dhomë, me audion e këngës së re të Noyzit, dhe duke iu përshtatur temës së saj. Dyshohet se po bashkëpunojnë për një videoklip, ndërsa njerëzit mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Dyshja dy ditë më parë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në InstaStory, ku shihen në jahtin e një bregdeti.