Pas shoqërimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fred Beleri ka reaguar ministria e Jashtme e Greqisë. Ambasadorja greke është udhëzuar nga Dendias të takojë ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën. “Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Heimarra në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”,-thuhet në reagim.
Author: tirana
Albina dhe familja Kelmendi performuan në natën e dytë gjysmë finale në “Eurovizion Song Contest” në Liverpool dhe që siguruan biletën për në finalen e së shtunës. Media “The Times” e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv. “Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times, që e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet.
Pas arrestimit gjatë mesnatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule bën përgjegjës dhe akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, në një deklaratë për mediat ai shprehet se Bejleri u rrëmbye nga forcat policore me urdhër të Ramës. “Pas një jave deliriumi gjuhë urrejtjeje, përçarjeje dhe stigmatizimi nga ana e kryeministrit Rama kundër kandidati të koalicionit në Himarë zoti Bejleri me urdhër e porosi të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës, zotin Bejleri dhe avokatin e tij. Është një akt i parecedentë dhe i pashpjegueshëm. Është…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal, Bledi Dumani, një pjesëtar i stafit të punës si dhe një person i rastësishëm. Personi që bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit i shoqëruar me probleme në zemër, teksa pas disa orësh nga shoqërimi i tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë e ka çuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme të rënduara të zemrës. Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit si dhe personi rastësishëm të cilët nuk…
Dashi Nëse jeni në një marrëdhënie të komplikuar duhet të jeni dyfish të kujdesshëm. Në punë, përpiquni të mbani larg impulsivitetin, më mirë të qëndroni të qetë. Shmangni gabimet dhe marrjen e vendimeve të nxituara dhe të gabuara. Demi Kjo e premte, është një ditë ku ndjenjat janë zot, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë gjithçka shkon mirë, sidomos për ata që kanë biznesin e tyre. Binjakët Qielli ju buzëqesh sërish dhe ju jep emocione të reja ndaj përfitoni prej tij. Në punë përpiquni të mbani larg nervozizmin. Jo çdo gjë mund të shkojë sipas planit, duhet të mësoni…
Këtë të premte, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë ne zonën veriperëndimore në pjesën e parë të ditës pasdite do të kemi përmirësim te motit. Temperaturat minimale do te luhaten 7-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 15 -20°C ne veri , 23 -25°C ne zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.
Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë. Siç duket edhe nga pamjet, Beleri ishte para një lokali, që thuhet se është në pronësi të tij, në shoqërinë e disa personave të tjerë, kur para tyre mësyjnë efektivë policie, dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK. Ndërkohë, gjithçka ka ndodhur në shëtitoren e këtij qyteti, vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.Beleri akuzohet për blerje të votave.
Policia e Vlorës ka ndaluar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri. Kandidati dyshohet se për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Bejleri u kap në Himarë nga uniformat blu, në një lokal pas mbylljes së fushatës.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin Tiranë- Elbasan. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Mësohet se makina me dy të rinj ka humbur drejtimin dhe është përplasur me betonin anësor të rrugës.
Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë një deklaratë jo edhe aq pozitive në lidhje me fituesin e ‘Big Brother Albania Vip’, Luiz Ejlli. Ai ka deklaruar se persona të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa ka “parashikuar” se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri BBVA3. “Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron…
Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është pritur nga drejtuesi Blendi Fevizu me dajre, një simbol i fushatës së tij dhe Partisë Socialiste. Fevziu i kishte rezervuar kreut të qeverisë një pritje të pazakontë, duke i rënë dajres në prezencën e Ramës në studio dhe më pas ja dha në dorë këtij të fundit. Rama nuk mund ta linte me kaq, duke vizatuar në pjesën e pasme një imazh, shoqëruar me tekstin “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023”. Pas kësaj, kreu i qeverisë i ktheu reston duke i rënë edhe ai dajres. Blendi…
Ish-kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga sa pohoi Edi Rama të martën në “Top Story”, tha se nuk iku ai nga Partia Demokratike në fillimet e krijimit, por Ramën e përzunë. I ftuar sonte në Top Story përballë Grida Dumës, Berisha tha se në një gjest shumë të pazakontë, i ndjeri Gramoz Pashko, një ndër themeluesit e PD-së ishte ai që përzu Ramën nga mbledhja asokohe. “E vërteta është tjetër. Në një gjest shumë të pazakontë, i ndjeri Gramioz Pashko e përzuri, i kërkoi të largohej nga mbledhja. E pyeti kush të solli sepse nuk kishte qenë gjatë tre ditëve të…