Ushtria izraelite ka vrarë dy komandantë palestinezë të Xhihadit Islamik në sulmet ajrore në Gaza gjatë ditës së tretë të luftimeve me militantët atje. Një sulm para agimit në një apartament në Khan Younis vrau kreun e forcës raketore të PIJ-së dhe dy të tjerë, për të cilët ushtria tha se ishin militantë. Ushtria izraelite tha se katër persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në Gaza nga raketat që ranë të mërkurën, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga burime palestineze. PIJ mohoi akuzat dhe akuzoi Izraelin se po përpiqej të shmangte përgjegjësinë për vdekjet e tyre. Militantët kanë lëshuar të…
Author: tirana
Edi Rama ka kujtuar çfarë tentoi të bënte Berisha me Piramidën, që sot pati inaugurimin e hapjes. “Pati një moment kur qeveria e mëparshme tentoi ta shembte për të bërë parlament të ri dhe atje ka qenë një tjetër moment interesant se Piramidën e mbrojtjen të rinjtë, një masë e madhe vajzash dhe djemsh që s’ishin të nxitur nga partitë politike. Pastaj pati tentativë absurde për ta bërë Teatër Kombëtar dhe përsëri dështim i madh i qeverisë së mëparshme. U shpenzuan afro 5 milionë euro dhe Piramida u grabit dhe me ato që kishte. Iu morën pllakat e mermerit dhe…
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë inspektuar punimet sot te Piramida e cila është hapur pjesërisht për qytetarët. Rama e ka cilësuar “Piramidë të rilindur” e cila sipas tij do të jetë zemra e Shqipërisë së re të inovacionit. Ndërsa Veliaj u shpreh se ky objekt tashmë do të jetë qendra më e madhe digjitale në rajon.
Qeveria e Italisë bëri të enjten bisedime për krizën për të hetuar arsyet e rritjes së çmimeve për makaronat, një nga ushqimet më të dashura dhe më të rëndësishme kulturore të vendit. Adolfo Urso, ministri i vendit për ndërmarrjet, kryesoi një komision ligjvënësish, prodhuesish të makaronave dhe grupeve të të drejtave të konsumatorëve në Romë për të diskutuar se çfarë mund të bëhet për të ulur çmimet e makaronave, të cilat u rritën me 17.5% në mars nga i njëjti muaj i vitit 2022. Kjo rritje ishte më shumë se dyfishi i masës më të gjerë të inflacionit të çmimeve…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh Drejtues Politik i Qarkut Elbassn, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin Luçiano Boçi i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës. Përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij përmbyllëse të fushatës së gjelbër në Tiranë tha se qytetaret do ta votojnë Lali Erin për kryetar Bashkie, sepse ka treguar në dy mandate rresht se nuk e drejton Tiranën duke anuar majtas dhe duke kthyer kurrizin djathtas. Rama tha se kandidati i PS-së, Erion Veliaj bo fitojë me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij. “Unë dua t’ju them banorëve të Tiranës që do votojnë, që sot është shumë e rëndësishme që ata të kenë parasysh se vota e 14 majtit nuk është vetëm një votë për kryetarin…
Enkelejd Alibeaj, thotë se PD-ja e tij është alternativa e re për qytetarët, për këto zgjedhje, edhe pse ai ka vetëm 14 kandidatët, në të gjithë vendin. “Përballë pushtetit të shpresës Edi Rama dhe dy të tjerët që kanë ngulur kthetrat Shqipërisë nuk kanë asnjë shans. Ato shohin nga lindja, ne shohim nga perëndimi. Ata bëjnë pazare, ne mundohemi të bëjmë politikë. Ata janë qartësisht sovjetikë ne jemi thelbësisht euroatlantik. Ka vetëm një mënyrë që Shqipëria të çlirohet, që pushteti lokal të çlirohet, që Tirana të çlirohet. Në 14 Maj, dita e votimeve, të votohet PD, të votohet një individ,…
Kryeministri Rama në takimin e madh përmbyllës të fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë u shpreh se Tirana ka arritur një transformim të jashtëzakonshëm dhe se për këtë arsye po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin e mundësive të reja për çdo shqiptar. “Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm të cilin patjetër që ata që kanë mundësi të shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt, por e rëndësishme është që për të gjithë banorët e Tiranës, Tirana bëhet gjithnjë e më shumë vendi i mundësive të reja dhe për Shqipërinë Tirana bëhet gjithnjë e…
Sali Berisha ishte sot në Lezhë, nga ku paralajmëroi kryetarin e bashkisë se do të dëbohet nga qyteti pasi i konsideroi talebanë qytetarët e Lezhës me bindje të ndryshme politike. Berisha u shpreh se ai ka 72 orë kohë që të largohet nga zyra derisa lezhjanët të shprehin vullnetin e tyre me votë. “Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh. Pashko Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga…
Të veshësh taka gjatë shtatzënisë, nuk është një ide e mirë. Ka një sërë arsyesh shkencore pse takat duhet të shmangen gjatë gjithë shtatzënisë. Dhimbje shpine: Takat e larta ndikojnë në qëndrimin tuaj dhe mbajtja e tyre për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë që muskujt e legenit tuaj të palosen përpara. Kur kjo ndodh, ju përkuleni fort përpara nga pjesa e pasme. Shtatzënia shkakton shtim të shpejtë në peshë, gjë që ndikon edhe më shumë në qëndrim. Takat e larta mund të shkaktojnë që dhimbja e shpinës të përkeqësohet shpejt. Gjatë shtatzënisë, ajo gjithashtu mund të krijojë vështirësi me…
Arbër Hajdari, teksa foli për eksperiencën si opinionist në “Big Brother Vip Albania”, zbuloi se i ka shumë mirë marrëdhëniet me të gjithë banorët që ishin pjesë e lojës këtë vit, por nuk mohoi se disa prej tyre i kanë mbajtur qëndrim. Një prej tyre ishte Kiara, për të cilën Arbri pohoi se kishte hatërmbetje, por gjithçka u zgjidh për çështje ditësh. I pyetur se cili nga banorët do t’i mungojë më shumë dhe cili më pak, Arbri tha: “Programi pati tezën dhe antitezën, ata shoqëruan njëri-tjetrin. Ishte Olta, por ishte dhe Luizi. Tek të gjitha situatat që krijoheshin brenda shtëpisë…
Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri rrezikon të shkarkohet nga detyra për mungesë justifikimi të një pjese të pasurisë së deklaruar me burime të ligjshme të ardhurash. Gjyqtari u paraqit ditën e djeshme para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë, pasi gjetjet duket se kanë krijuar bindjen tek trupi gjykues për shkarkimin nga detyra të Petraq Çurit, pa u ndalur tek dy kriteret e tjera, profesionalizimi dhe pastërtia e figurës. Nga verifikimi i pasurive të gjyqtarit, trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, ka arritur në konkluzionit…