Author: tirana

Kryebashkiakja e Durrësit dhe kandidate për një mandat të dytë, Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 14 Shkozet Durrës, të cilëve u garantoi ndërhyrje dhe investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore dhe turizëm. Sako tha se rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra por ka akoma nevojë që infrastruktura në zona të caktuara të Durrësit të arrijë standartet e qendrës. Kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Shkozetit, premtoi se do të punojë me dinjitet për të zhvilluar këtë bashki.…

Read More

Pas reagimit të menjëherëshm të Athinës zyrtare për arrestimin e kandidatit të Berishës dhe Metës në Himarë, të Fredi Belerit, sot në mëngjes ambasadorja e Greqisë në Shqipëri ka dorëzuar ankesë në Ministrinë e Jashtme. Mësohet se ambasadorja greke ka shkuar në Ministrinë e Jashtme së Shqipërisë rreth orës 09:00, ku është pritur nga drejtori i MEPJ. Nuk pritet të ketë një reagim nga MEPJ në lidhje me arrestimin e kandidatit të Himarës, Fredi Beleri. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës u arrestua pas mesnate nën akuzën për blerje votash.

Read More

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë, Rebani Jaupi tha gjatë prezantimit të masave për zgjedhjet e së dielës, që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri për Bashkinë Himarës është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Duke mos preferuar të japë shumë hollësi, Jaupi ka thënë se nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës ka pasur një procedim penal që ka qenë në ndjekje në lidhje me akuzën për blerje votash për Fredi Belerin. “Është e vërtetë që Fredi Beleri është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Vlorë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ka…

Read More

Këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet lokale dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur me procesin zgjedhor. “7530 punonjës policie janë trajnuar që do të angazhohen në procesin zgjedhor. 5511 polici për ruajtjen e objekteve zgjedhore. 5211 qendra votimi. 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimit të Policisë së Shtetit. Janë 6000 kopje të librit të xhepit për detyrat personale të policisë. 57 objekte të sigurisë së lartë do të ruhen me 192 komando”, tha Jaupi. Sipas tij, punonjësit e Policisë së Shtetit, deri tani, nuk janë përfshirë në…

Read More

Elon Musk ka gjetur një shef të ri ekzekutiv për të drejtuar Twitterin. Lajmin e bëri me dije vetë Musk në Twitter, platformën sociale të cilën e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Musk nuk zbuloi identitetin e shefit të ri, por tha se “ajo” duke lënë të kuptohej se do të ishte një femër, “do të fillonte pas 6 javësh” dhe do të bëhet shefe ekzekutive e kompanisë. Sipas dy raporteve të mediave amerikane, Wall Street Journal dhe Variety, shefja e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino është në bisedime për t’u bërë shefe ekzekutive e Twitter.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, ish-deputetin Luçiano Boçi i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës. Deputeti i PD-së, Flamur Noka pjesë e grupit të Berishës, thotë se kandidati real është vetë Gjiknuri jo Gledjan Llatja, për të cilin shprehet se e ka marrë në qafë me instistimin për tu futur në garë. Noka nuk jep asnjë shpjegim për deklaratën e Gjiknurit, por thotë se PS-ja do e humbë…

Read More

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e mbylli fushatën me një thirrje në një konferencë shtypi përballë gazetarëve. Mediu thotë se partia e tij është e vetmja që do dali kundër socialistëve. Ai shprehet se kandidatët e koalicionit opozitar janë zgjidhja e vetme për qytetarët. Mesazhi i plotë Ne Republikanët kemi bindjen se Besimi në Zot, Liria dhe Familja, janë shtyllat e një shoqërie demokratike, të një shoqërie më të denjë, më të mirë dhe më të lumtur. Prandaj merre në dorë fatin tënd dhe lufto për to. Ju, të rinj dhe…

Read More

Në Lezhë kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki, kryetari Pjerin Ndreu është ndalur në një takim me banorët e Shëngjinit ku ka cituar edhe njëherë disa nga projektet kryesore që janë në fokus të programit të tij. Gjatë takimit elektoral me banoret e njësisë Administrative Shëngjin, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se këtë vit do të nise investimi për ujësjellësin e ri të Shëngjinit, së bashku me projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja që do ti hapin rrugë transformimit të plotë të kësaj zone turistike. “Bashkë me projektin e…

Read More

Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga Athina zyrtare. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi pyet nëse po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Beleri? Për të ministrja Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. “Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen! Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme greke me një kandidat për Bashkinë e Himarës që është shtetas shqiptar me kombësi greke? Po kandidon shteti grek në Himarë apo…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje takime me qytetarët në Kamëz e Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ditën e sotme, Rama ndau një fotoalbum të këtyre takimeve, të cilat i cilësoi si ‘Treni i Fitores’. Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Kamzë, Rama shprehu bindjen se në 14 maj Kamza do të ndahet me urrejtjen dhe komuniteti i Kamzës do të kapërcejë një ndasi të egër, të pashpirt e të pabesë, e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet. Rama vlerësoi se kryebashkiaku Rakip Suli ka bërë punë të jashtëzakonshme për Kamzën, por vepra më…

Read More

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, dhe Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllanë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij në këmbim të votës. “Fillimisht dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim te shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga një automjet. Në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për…

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:10, tek mbikalimi në Mjull Bathore, në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë jetë njerëzish. Automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A.K, dhe pasagjer shtetasin S.M, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S.M, 36-vjeç, ndërsa shtetasi A.K, 30-vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Read More