Author: tirana

Pasditen e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Ditën e Premte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi 10-13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1…

Read More

Keni menduar ndonjëherë për një ‘kufi maksimal’ për jetën njerëzore? Jetëgjatësia mesatare e njerëzve së shpejti mund të arrijë mbi një shekull, sipas një studimi të fundit shkencëtarët kanë dalë në konkluzione se kufiri maksimal i jetëgjatësisë është 120 vite. Një studim i bërë kohët e fundit, parashikon se trupi mund të rikuperohet nga ngjarje stresuese për një maksimum prej 150 vitesh, duke vendosur kështu edhe një “kufi” për jetëgjatësinë e njerëzve. Ndonëse tingëllon e çuditshme, duhet thënë se tashmë ekziston një zbulim, sipas të cilit njerëzit në një të ardhme mund të jetojnë deri në 120 vjet e më…

Read More

Astrologia Meri Shehu ka zbuluar se edhe politikanët duan të dinë më tepër rreth karrierës së tyre përmes parashikimit të yjeve. Në “Wake Up”, ajo u pyet nëse në këtë periudhë fushate i ka ardhur kërkesë për ndihmë nga ndonjë politikan. Meri Shehu: Po më kanë marrë në telefon. Jo ndihmë jo, nuk kërkojnë ndihmë këta tani. Më ka pyetur vjehrra e ndonjërit, ose kunata e ndonjërit, më shumë familjarë sesa drejtpërsëdrejti. Blendi Salaj: Ti e ofron këtë shërbim? Meri Shehu: Patjetër, duke parë hartën astrologjike personale të një njeriu, shohim se sa mundësi ka ai njeri të marrë një pozicion, ose sa…

Read More

Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropiane për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze. “FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Fillip Axhiq, në mbledhjen e…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet i bindur se Fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë një fitore spektakolare. “Në 14 Maj, jam i sigurt se kryetari aktual dhe i ardhshëm i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia nuk do të jetë më i vetëm. Do të ketë edhe shumicën dërrmuese të Këshillit Bashkiak për ta mbështetur në të gjitha projektet e tij për të ardhmen e Shkodrës dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë spektakolare. Bashkë Fitojmë!”

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili akuzohet si autor i shtatë vjedhjeve në këtë qytet. 40-vjeçari ka vjedhur në biznese, banesa si dhe ka marrë me forcë çantën e një qytetareje. “Ky shtetas, më datë 10.05.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje. Po në këtë datë, ka vjedhur produkte të ndryshme në një lokal, në lagjen “1 Maji”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht: 1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se…

Read More

Erlinda Metaliaj, 30 vjeçe, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mashtroi një tjetër vajzë duke i shitur 9 çanta false, sikur të ishin origjinale, të markave të njohura në një vlerë totale prej 36 mijë euro. Report Tv mëson se dy vajzat ishin mikesha me njëra-tjetrën dhe gjithçka ka nisur kur viktima, në këtë rast e mashtruara, i ka kërkuar Metaliajt t’i sillte çanta origjinale të markave si “Chanel” nga jashtë shtetit, pasi vetë kishte një dyqan me qira. Çantat “origjinale”, Metaliaj ia ka sjellë nga jashtë në harkun kohor të disa muajve për t’i shitur në dyqanin e…

Read More

Gazetarja Zhaklin Lektatari është një ndër emrat më të komentuar së fundmi në rrjet. Së fundmi, Zhaku ka qenë e ftuar në Podcastin e ish-banorit të BBV, Gerti Koxha ku ky i fundit i ka kërkuar të shpjegonte kuptimin e bluzës që kishte veshur ku dukej mitra e vizatuar me një sëpatë që po e pret në mes. Ish-opinionistja tha se kjo bluzë i drejtohet të gjithë atyre që “ i çajnë mitrën” duke përfshirë kështu meshkuj dhe femra. Pjesë nga biseda: Gerti: Dua të ma komentosh pak bluzën Zhaklina: Po bluzën e kam bërë vetë edhe kam shkrua “Na…

Read More

Një çift bashkëshortësh nga Holanda i mori rrjedha e lumit në kanionet e Osumit, pasi hynë në ujë për të notuar. 64-vjeçarja me iniciale H.(V.A.) C.S., mundi të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj me iniciale J.A.S., 68 vjeç, e mori rrjedha e ujit. Polumbarët e Repartit Special “RENEA” nisën kërkimet për turistin dhe pas 3 ditësh është gjetur trupi i pajetë i holandezit. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Read More

Aktorja Susan Sarandon është arrestuar pasi mori pjesë në një protestë në New Jork në Albany për të rritur pagën minimale për punëtorët e restoranteve. 76-vjeçarja ishte një nga tetë aktivistët e One Fair Wage që u vu në pranga.  Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut po përgatiten të rrisin pagën minimale në 17 dollarë në orë, megjithëse punëtorët e restoranteve me bakshish janë të përjashtuar nga ky ligj i ri.

Read More

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që anëtari i katërt i grupeve të votimit të propozohet nga Partia e Lirisë dhe jo nga PDIU. ‘Në datën 11.05.2023 ora 16:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.18 Regj.Themeltar, Datë 11.05.2023 Regjistrimi, me: PADITËSE: Partia e Lirisë. I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ. OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.90, datë 10.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur; Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që…

Read More