Në Katalonjë, qeveria do të shpronësojë banesat e zbrazëta që u përkasin pronarëve të mëdhenj dhe do t’i vërë në dispozicion të njerëzve vulnerabël të cilët rrezikojnë të jenë të pastrehë. Masa do të prekë fillimisht 14 bashki, si Lloret de Mar dhe Tarragona, zona të shpallura me kërkesë të lartë për strehim. Shpronësimi, shpjegon ekzekutivi katalanas, do të ketë të bëjë vetëm me shtëpitë e përfshira në Regjistrin e shtëpive bosh dhe të pabanuara dhe nuk do të prekë pronarët e vegjël. Pronarëve të ndërtesave do u kërkohet të vërtetojnë të demonstrojnë ligjërisht se ato janë të destinuara në…
Author: tirana
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Cërrik, i cili merr aktualisht asistencë mjekësore, në spital. Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Gjykata e Selanikut ka publikuar së fundmi vendimin e plotë të dënimit të kandidatit për kryetar bashkie në Devoll Elvis Hajdërlli. Organi i lartë i drejtësisë greke shprehet se Hajdërlli ka qenë i dënuar në këtë shtet ku ka vuajtur dënimin me burg. Edhe pse Hajdërlli dyshohet se ka ndryshuar emrin disa herë për të fshehur gjurmët, Gjykata e Selanikut i është referuar emrit të tij të pare Romeo Hajdërlli. Në të shkuarën ai ka ndërtuar skema si falsifikator dokumentesh dhe manipulues i autoriteteve deri sa ra në rrjetën e policisë fqinje. Në harkun kohor të viteve 2000 dhe 2002…
Provat kundër 45-vjeçarit Taulant Malaj, bukëpjekësit shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar janë konsoliduar me shikimin e videove të kamerave në shtëpi. Ato kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar. Dokumenti zyrtar hetimor, i publikuar nga Ansa, evidenton qartë se sa i përket “vrasjes së Xhesikës së re 16 vjeçe, “e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga…
Një 40-vjeçar është ndaluar sot nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një efektiv police. Shkak për këtë kërcënim është bërë një gjobë që 40-vjeçari ka marrë nga polici për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pas gjobës, 40-vjeçari i identifikuar me inicialet M. K., ka gjetur numrin e celularit të efektivit të policisë rregullore dhe i ka nisur mesazhe kërcënuese.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të videos ku supozohet për një “takimi sekret” me Taulant Ballën. Me anë të një reagimi në Facebook, Basha shkruan se videoja është një montazh qesharak për ti fryrë dhe përçarë demokratët. “Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan Basha.
Telashe të reja dhe tepër të rënda për Barcelonën, pasi Ministria e Financave spanjolle ka gjobitur katalanasit me 15.7 milionë euro për parregullsi në lidhje me pagesat e lojtarëve. Siç raporton gazeta “Confidencial”, hetimi është kryer paralelisht me rastin Negreira dhe ka konstatuar parregullsi në trasnferimin e makinave te lojtarët, shpenzime të pa raportuara për fluturimet charter të ekipit dhe gabime në përllogaritjen e dëmshpërblimit të dhënë për Arda Turan dhe Alexander Song për të ndërprerë kontratën e tyre me Barçën. Hetimi i nisur në vitin 2019 kishte të bënte me kontrollin përkatës nga periudha 2015-16 e në vazhdim.
Një oficere policie përdori kartën bankare të një personi të vdekur për një shpenzim luksoz, duke përfshirë 450 dollarë tek një parukeri. Oficerja Dianne Ferreira, nga St. Cloud, Orlando, u zbulua se kishte shpenzuar qindra dollarë për blerje personale, trajtime bukurie, mbushje gazi, ushqime dhe qëndrim në hotel. Ferreira mori kartën bankare në shtëpinë e dikujt që kishte vdekur më 3 prill, tha sherifi i qarkut Osceola, Marcos López. Ajo gjithashtu pranoi se kishte marrë fotografi të detajeve të bankës. Të dhënat tregojnë se 25-vjeçarja ishte arrestuar në burgun e qarkut Osceola, me akuzën e vjedhjes së informacionit të kartës…
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj. Arben Ahmetaj pretendon se kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij janë të paligjshme. Kujtojmë se paraditen e 9 Marsit tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike. Ahmetaj ngriti pretendimin se për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH, duhej marrë më parë një leje nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shton në padi se është shkelur Konventa e Të Drejtave të Njeriut. Arben Ahmetaj…
Prej 4-ditësh i mbytur në kanionet e Osumit në Skrapar, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të turistit hollandez,68-vjeçarit Jules Schuurmans. Ekspertët thonë se “Trupi mund të ketë ngecur në zgavrat e kanioneve dhe nuk do pritur të dali mbi ujë nga rrjedha. Në fund të kanioneve është vendosur rrjetë nga policia”. Vijojnë prej 4-ditësh në Skrapar kërkimet për gjetjen e trupit të 68-vjeçarit Jules Schuurmans, turistit holandez që e mori rrjedha e lumit mbrëmjen e 8 Majit në rrjedhën e kanioneve të lumit Osum. Prej 3-ditësh,në kanionet e Osumit në Skrapar kanë mbërritur palombarët e Repartit Special “RENEA”, të…
Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Eurovision 2023”. 16 këngë do të konkurrojnë në spektaklin e mbrëmjes së sotme të transmetuar drejtpërdrejt nga Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e tyre edhe Shqipëria. Vetëm 10 prej shteteve përfaqësuese do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës, së 13 majit. Shqipëria me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 14-ët me radhë. Janë gjashtë shtete që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia,…
Holanda u përjashtua nga finalja e Eurovizionit pas akuzave ndaj Joost Klein. Me njoftimin e saj zyrtar, ESC bën të ditur se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit. Ndonëse organizata nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë të ditur përjashtimin e tij. Në njoftim, megjithatë, flitet për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një anëtari të produksionit. Burime jozyrtare pohojnë se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit, i cili ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij,…