Author: tirana

Thashethemet për të ardhmen e Lionel Messit vazhdojnë të ziejnë, me kampionin e botës që i përfundon kontrata në fund të qershorit me PSG-në. Babai dhe menaxheri i yllit argjentinas i kanë mohuar raportimet se kishte vendosur të transferohej tek Al Hilal në Arabinë Saudite. “Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret para se Lionel të përfundojë sezonin”, – shkroi Jorge Messi në Instagram të martën. Pra, a është ende e hapur dera për ish-klubin e Messit, FC Barcelona? Sido që të jetë, katalanasit duket se ende po luftojnë për rikthim!…

Read More

Princi Herri mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Karl III më 6 maj në Westminster Abbey, dhe djali i monarkut të ri u ul në rreshtin e tretë me kushërirën e tij, Princeshën Eugenie. Herri takoi motrën e babait të tij, Princeshën Anne, me të cilën shkëmbyen buzëqeshje dhe biseda të vogla. Ndërsa Anna u nis për në ndenjësen e saj, Princi Harry u shfaq me humor të mirë dhe sipas një lexuesi të buzëve, i tha asaj: “Nuk e kam problem”, ndoshta në përgjigje të Anna-s duke komentuar pozicionin e tij. Madje, duket se ajo i ka thënë “ulu përpara”! Në ceremoninë e…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mirëpritur sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda. Pritja e mirëseardhjes është zhvilluar me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj. Presidenti Begaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihet i nderuar të mirëpresë Presidentin Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vita e një presidenti polak në Shqipëri. “I nderuar të mirëpres mikun tim Andrzej Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti polak në Shqipëri”.

Read More

Juventusi dhe Roma ëndërrojnë një finale të gjithën italiane, por më parë duhet të kalojnë testet e vështira në aktin e parafundit. Juventusi do të ndeshet në gjysmëfinale me Sevilla. Edhe pse nuk janë në formën e tyre më të mirë, spanjollët mbeten të frikshëm, pasi janë skuadra më eksperte e këtij turneu. Andaluzianët e treguan këtë duke eliminuar pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut, Manchester United. Sevilla synon triumfin e shtatë në Europa League, ndërsa për Juventusin trofeu do të ishte shpëtimi i sezonit dhe garancia për të luajtur në Champions gjatë sezonit të ardhshëm. Roma kërkon finalen, me…

Read More

Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për Tiranën, Roland Bejko këtë të enjte u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios. Bejko dëgjoi shqetësimet e tyre, ku një prej tyre ishte prishja e banesave nga Erion Veliaj. Ata shprehën shqetësim për prishjen e banesave të tyre nga ana e bashkisë me arsyetimin e prishjes pas tërmetit të 2019-ës. Bejko premtoi se nëse do të zgjidhet kryetar i Bashkisë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se, prishja e banesave bëhet për interes të oligarkëve të qeverisë dhe Erion Veliajt. “E kanë…

Read More

Adrian Portelli, i cili njihet si “Mr Lambo” për dashurinë e tij për makinat sportive, postoi në Instagram fotot e makinës së re, një McLaren Senna GTR, që i ka kushtuar 2 milionë dollarë. Ai e ka ngritur supermakinën e re që kishte blerë deri në katin e 57, në apartamentin e tij luksoz prej 39 milionë dollarësh, në Melburn të Australisë. “Foto me makinën time të re në katin e 57. Shumë falemnderit të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë gjë jashtëzakonisht surreale”, lexohet në postimin e tij në rrjetin social. View this post on Instagram A…

Read More

Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në “Wake Up”, ka shprehur se martesa e Kiarës dhe Luizit është e rreme. Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme. Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa. Blendi Salaj: Bravo Bricjapi! Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua. Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim. Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua. Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt. Blendi Salaj: Ti po…

Read More

Nga kompleksi i ri sportiv ‘Partizani’, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, u takuan me banorët e Tufinës, Freskut, Dajtit, Zall-Herrit, Shëngjergjit e Zall Bastarit. Veliaj tha se kjo vërtet ka qenë një fushatë model në kryeqytet, por ajo që e dallon Partinë Socialiste është fakti se vjen në çdo njësi e në çdo fshat jo vetëm për fushatë, por në çdo kohë kur ka nevojë për të qenë pranë me qytetarët, sidomos në kohë të vështira. “Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm! Por, ne nuk jemi bashkë vetëm për fushatë. Kemi…

Read More

Një 28-vjeçar nga fshati Ungrej i Lezhës është arrestuar nga policia, pasi u kap teksa transportonte 48.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Droga u gjet në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, e cila ishte e ndarë në 12 paketime. Ai u kap në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë…

Read More

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjte një takim me anëtarët e departamentit “Brain Gain” në selinë blu. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se PD-ja është një lokomotivë e reformave të tregut dhe e proceseve integruese. Berisha po ashtu ka prezantuar botimin më të ri me titull “Libri i punëve të mira të PD-së”, për të cilin ka thënë se është një libër që frymëzon demokratët për një të ardhme edhe më të mirë. “Është një dëshmi se PD është një lokomotivë e reformave të tregut, është një lokomotivë e proceseve integruese dhe një gardiane e…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë në Shqipëri një ankand për shitjen e targave të luksit. “E veçanta kushton, dallohet, ndaj bëhuni gati të rrëmbeni targën e ëndrrave”, shkruan DPSHTRR në njoftim. DPSHTRR ka publikuar edhe një listë të “targave ekskluzive” si dhe vlerën që do të nisë ankandi. “Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks…

Read More

Kandidatët po përdorin çdo formë për të komunikuar me qytetarët. Dërgimi i sms-ve me mesazh elektoral në celularët e qytetarëve nga partitë apo kandidati është i paligjshëm. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka paralajmëruar për penalizime të të gjithë subjekteve zgjedhore që e kanë bërë apo do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë. “Dërgimi i SMS konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale. Çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik do të penalizohet sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Të ndalohet menjëherë çdo përpunim i paligjshëm i…

Read More