Author: tirana

Pak para zgjedhjeve në Greqi ka shumë trazira në kampin e të djathtës ekstremiste. 50 lista kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, 15 prej tyre me qëndrime më djathtiste se partia konservatore në pushtet Nea Dimokratia. Por jo të gjithë u lejuan të marrin pjesë. Midis atyre që u ndalohet kandidimi është partia më e shquar e ekstremit të djathtë, lista Ethniko Komma-Ellines (Grekët e Partisë Kombëtare). Ajo u themelua nga ish-deputeti Ilias Kasidiaris, i cili ishte futur në parlament në listën e partisë neofashiste Agimi i Artë dhe prej kohësh është shpallur si lideri i…

Read More

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka theksuar se që me 1 tetor nis ulja e çmimeve të roaming me Europën, ky tashmë është fakt i njohur botërisht. Në një intervistë për “Zërin” e Kosovës, Bregu ka dhënë detaje e njërës prej arritjeve konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. “Siç thoshte Schuman, një nga baballarët e BE-së: “Europa nuk do të bëhet menjëherë, apo sipas një plani të vetëm, do të ndërtohet me arritje konkrete”. Që ky është vetëm fillimi dhe si do të vijojë më pas, deri sa të mbërrijmë në tarifat “fol si n’shpi”…

Read More

Mëngjesin e sotëm, Greqia është zgjuar nga një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Lëkundja ka ndodhur në orën 06:10 të mëngjesit në një zonë detare pranë Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 101 km në perëndim-jugperëndim të Falasarnës, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 7.9 km. Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo jo.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë këtë të enjte në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së hënës në zyren e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Emisari evropian pas vizitës në Prishtinë, pritet të shkojë edhe në Beograd. Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Në vizitat në të dy kryeqytetet, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog,…

Read More

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, gazetari Çim Peka ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video nga takimi sekret i ish-kryedemokratit Lulzim Basha me kreun e Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla në 3 dhjetor 2022. Siç shihet në pamjet e transmetuara në Syri Tv , Basha mbërrin i pari me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO dhe futet në vendin e takimit, në një apartament dhe pas tij mbërrin deputeti Balla. Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari,…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, një aksident me pasojë vdekjes është regjistruar. Një 60-vjeçar, duke drejtuar një mjet tip “Opel” dhe ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën drejtuesi Jorgo Bitri, 60-vjeç. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit. Ndërkohë, me 60-vjeçarin kanë qenë duke udhëtuar edhe dy pasagjerë, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video spot të kandidatit të Vlorës, Ermal Dradhës. “MIRËMËNGJES dhe me Ermalin e Vlorës që do të vrapojë edhe më shpejt VETËM PËRPARA, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Dredha shprehet se “Vlora është një qytet evropian në mesdhe ku punohet dhe jetohet aty ku puqen dy dete. Me një kurorë kodrash me ullinj dhe male krenar si vetë njerëzit”, shprehet ai. Sipas tij, Vlora është një qytete që me kalimin e kohës u rrit dhe mund të vazhdojë rritjen. “Duke rritur mirëqënine dhe më shumë…

Read More

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut i ka konsideruar deklaratat e kryeminsitrit Edi Rama për kandidatin e Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, si një polarizim ekstrem të klimës parazgjedhore në këtë bashki. Përmes një deklarata PBDNJ-ja thotë se bëhet fjalë për një retorikë agresive, ndaj edhe kërkohet prani më intensive e misionit vëzhgues ndërkombëtar për shmangien e fenomeneve të proceseve të kaluara zgjedhore. “Kryeministri i vendit z. Edi Rama në turin e tij të fundjavës së kaluar si edhe në daljet e tij në mjetet e informimit publik recidon në pozicione të rrezikshme për proceset demokratike dhe në veçanti…

Read More

Dashi Të enjten dashuria po lulëzon këto ditë edhe nëse koka juaj duket se ju çon diku tjetër. Në punë kujdesuni për marrëdhëniet sepse mund të sjellin mundësi të mrekullueshme. Demi Të enjten me hyrjen e Venusit në shenjë nga data 28 e muajit, ndjenjat do të kthehen në maksimum. Do të jeni shumë simpatikë dhe do të përfitoni nga ky moment i artë edhe në planin e punës. Binjakët Hëna ndriçon qiellin tuaj dhe jep emocione të bukura për t’i ndarë me partnerin tuaj. Në punë jeni plot energji dhe do jeni gjatë gjithë muajit. Përfitoni nga kjo periudhë…

Read More

Këtë të enjte moti sot pritet të jetë me vranësira mesatare deri te dendura shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në zonën perëndimore. Temperaturat minimale do të luhaten 7-12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 11 -15°C në veri, 18 -20°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jete me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim elektoral në Kavajë, ku iu ka bërë thirrje që në 14 maj të votojnë kandidatin Fisnik Qosja, i cili sipas tij do të jetë aty për qytetarët. Para demokratëve ai sulmoi kandidatët e PS, duke thënë se nuk kanë program për qeverisjen lokale, por sipas tij duan të “pushtojnë” Bashkitë për të vjedhur taksat e qytetarëve. Berisha i bëri thirrje kryeministri Edi Rama që të votojnë nesër ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve, por edhe kjo sipas tij është një tjetër mashtrim i kryeministrit. “Në këto 30 vite Kavaja…

Read More

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 15 / 18 °Cnë vendet e ulëta: 14 / 18 °Cnë vendet malore: 8 / 13 °C Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Read More