Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vajzën e cila ka “premtuar” se mund të prodhojë edhe Ferrarin ballkanas. Ajo do jetë protagoniste e podcastit të ri të Ramës, “Flasim”, e cila do të tregojë për rrugëtimin në një industri “burrash”. Bëhet fjalë për Arjeta Pucën. Puca është bashkëthemeluese e “TIMAK”, kompani që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjete të specializuara për mjetet e shërbimit publik, por gjithashtu edhe një e apasionuar pas garave me motor e së shpejti edhe garuese në Rally Albania! Edi Rama: Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se…
Author: tirana
Një ditë para finales së “Big Brother Vip”, në shtëpinë e famshme u organizua festa e beqarisë së Luizit. Mirëpo, vëmendjen më të madh e mori afrimiteti i Kristit me një nga balerinat, me të cilën shkëmbeu edhe disa puthje. E po ashtu, i premtoi se do të shkonte ta takonte pasi të dilte nga shtëpia e “BBV”. Dhe kështu ka vepruar. Këtë e ka zbuluar Jori përmes një video në Instagram. Në videon në fjalë ai shihet teksa futet në makinën e klubit të natës ku punon edhe balerina. View this post on Instagram A post shared by Albania…
Aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një intervistë për “After Party”, në të cilën i është përgjigjur disa pyetjeve për të cilat të gjithë jemi kuriozë. E pyetur nëse do të zgjidhte midis një roli erotik, apo të mbyllte karrierën, Lubonja deklaroi se karrierës nuk i jep fund, ndaj do të zgjidhte personazhin erotik. “Po do ta bëjmë edhe filmin erotik po erdhi, e pranojmë. Karrierën jo!”
Tirana pret biletën për në finalen e Kupës teksa fitorja 3-0 në ndeshjen e parë i dha komoditetin për të kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund. Asnjë gol në 93 minuta duke bërë që bardheblutë të jenë skuadra e dytë pas Egnatias që do të luaj në finalen e madhe. Kryeqytetasit patën disa raste shënimi në të dyja pjesët por lojtarët u treguan të pasaktë edhe pse disa herë gjetën Qirkon në formë shumë të mirë. Nga ana tjetër, Teuta nuk rrezikoi shumë teksa me kalimin e minutave dukej sikur e pranoi disfatën.
Një total prej 8.3 miliardë dollarësh rezerva dhe asete të Bankës Qendrore të Rusisë janë të depozituara në shtetin e Zvicrës. Këtë fakt e bëri të ditur të mërkurën, Ministria e Ekonomisë në Zvicër. Publikimi i këtyre të dhënave pasoi një vendim të mëhershëm që detyron institucionet financiare të Zvicrës t’i raportojnë këto fonde, ngjashëm siç funksionon në Bashkim Evropian. Çdo transaksion në lidhje me menaxhimin e këtyre rezervave dhe aseteve është i ndaluar që nga 25 marsi i vitit të kaluar. Përveç aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, Zvicra ka edhe asete të tjera ruse të ngrira në vlerë…
Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Makina drejtohej nga 42-vjeçarja me iniciale D.P. kur ka shpërthyer në flakë. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Çifti Luiz-Kiara ka bërë për vetë mijëra ndjekës falë pozitivitetit dhe harmonisë së tyre. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto krah këngëtarit, ndërsa nuk ka hezituar të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e dhuruar. Ajo i falënderoi të gjithë për suportin. “Faleminderit për suportin, ju duam” shkroi ajo.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Laprakës, të cilëve iu premtoi ndërtimin e më shumë hapësirave sportive. Ai shtoi se këto hapësira do të jenë falas. “Shoh këtu që janë disa fusha për fëmijët që luajnë. Nëpër Tiranë fusha të tilla minikalceto, volejbolli e basketbolli janë zhdukur. Ashtu si janë zhdukur komplekset sportive, ose anekset sportive të stadiumeve të cilat i kanë kthyer pallate, siç ka qenë aneksi i stadiumit te Qemal Stafa, ose aneksi i stadiumit tek ish-stadiumi Dinamo. Ose siç kemi një fusha futbolli këtu në Laprakë,…
Komisioni qendror zgjedhor penalizoi me gjoba mediat që kanë shkelur kohën televizive kushtuar subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 14 majit. “Shijak Tv” është gjobitur me 40 000 lekë për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar televizive për njërin nga subjektet zgjedhore. Po ashtu KQZ, duke i’u referuar raportit të publikuar nga AMA, ka vendosur dhe gjobë 5 000 lekë për 6 televizione të tjera, të cilat janë vlerësuar në probleme me kohën televizive. ‘Masë administrative me gjobë për 5 mijë lekë për mediat, Skan Gold tv, Channel 7, Tv 1 channel, Claudiana, dhe Saranda tv. Urdhërohen të…
Policia serbe ka arrestuar babanë e 21-vjeçarit Uroš Blažić që vrau tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë në fshatin Dubona. Gjatë kontrollit në shtëpinë e 55-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua arsenal armësh. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pesë ditë më parë, ku 21-vjeçari Uros Blažić, hapi zjarr ndaj banorëve të një fshati në Serbi, Dubonë, duke lënë të vdekur tetë persona, si dhe duke plagosur 13 të tjerë. Mes viktimave, ishte një polic dhe motra e tij.
Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë i kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon, shkruan KosovaPress. Deputeti austriak Thomas Waitz u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme. “Kosova…