Tirana pret biletën për në finalen e Kupës teksa fitorja 3-0 në ndeshjen e parë i dha komoditetin për të kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund.
Asnjë gol në 93 minuta duke bërë që bardheblutë të jenë skuadra e dytë pas Egnatias që do të luaj në finalen e madhe.
Kryeqytetasit patën disa raste shënimi në të dyja pjesët por lojtarët u treguan të pasaktë edhe pse disa herë gjetën Qirkon në formë shumë të mirë.
Nga ana tjetër, Teuta nuk rrezikoi shumë teksa me kalimin e minutave dukej sikur e pranoi disfatën.
