Teksa kërkoi votën, jo vetëm të socialistëve, por edhe të demokratëve, për Blerim Sherën në Bashkinë e Vorës, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se qytetarët nuk duhet të votojnë për ta çuar vendin mbrapa, në fatkeqësi si ajo e Gërdecit. Veliaj tha se PD të vetmen gjë që e ka me provë është se di ta bëjë vetëm gropë. “Kur këta thonë që te sheshi ‘Skënderbej’ do bëjmë një gropë të madhe dhe nga gropa do dalim në anën tjetër, ju në Vorë sidomos, e dini që këta po e thanë që bëjnë gropë,…
Author: tirana
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasje. Ai u kap në zonën e Val di Non, teksa ishte në makinë me tre bashkëkombës. Policia italiane kishte ndaluar një makinë për kontroll, ku vunë re se një nga pasagjerët ishte nervoz dhe kjo ngriti dyshimet. Policia më pas zbuloi se personi në fjalë ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme. Duke u ndalur tek gara për Tiranën, Xhafaj tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, se që në nisje, kësaj gare i dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn,…
Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Serbinë që të luajë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2024 me dyer të mbyllura. Dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë u dha për shkak të thirrjeve diskriminuese nga tifozët serbë në duelin kundër Malit të Zi në Podgoricë. Serbët hapën pankarta dhe brohoritën kundër Kosovës, teksa UEFA i ka dënuar edhe me gjobë. “Gjobitet Federata e Futbollit e Serbisë me 50,000 €, urdhërohet që të luajë një ndeshje si pritëse me dyer të mbyllura dhe ndalohet Federata e Futbollit e Serbisë që t’u shesë bileta tifozëve të Serbisë për ndeshjen e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Me mjete të ushtrisë dhe nën monitorim nga Policia e Shtetit, në Vlorë ditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore. Ato janë vendosur në ambientet e Pallatit të Sportit dhe më pas do të nisë shpërndarja në KZAZ-të përkatëse. Në total, Bashkia e Vlorës ka 255 qendra votimi dhe katër KZAZ.
Këtë fundjavë, turqit do të shkojnë drejt kutive të votimit për të vendosur nëse Presidenti Erdogan do të vazhdojë edhe për një dekadë të tretë në pushtet, apo nëse drejtimi i vendit duhet të ndryshojë. Kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu i qendrës së majtë mbështetet nga një koalicion opozitar i përbërë nga gjashtë parti të ndryshme. Opozita ka premtuar reforma të gjera demokratike dhe anketimet i japin një avantazh të lehtë zotit Kilicdaroglu. Turqia do të mbajë të dielën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që mund të zgjasin qëndrimin në pushtet të Presidentit Erdogan me një tjetër dekadë, ose mund…
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli u ndalua nga Policia mbrëmjen e djeshme teksa lëvizte me makinë në Tiranë. Ajo ka postuar një video në Instagram, ndërsa ka zbuluar dhe arsyen se përse u ndalua nga efektivët. “Panik”, ka shkruar modelja, e cila u shpreh se mendoi që mos ka bërë ndonjë gjë, por në fakt e kanë ndaluar për të bërë fotografi. “Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregoi policët që po qeshnin.
Policia në tre vende evropiane kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave të vrara, emrat e të cilave mbeten mister. Trupat u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani midis 1976 dhe 2019. Një vrasje e pazbardhur e një gruaje në Amsterdam, e gjetur në një kosh me rrota në një lumë, nxiti lëvizjen e Interpolit. Është hera e parë që grupi ndërkombëtar i policisë del publikisht me një listë që kërkon informacion për trupa të paidentifikuar. Të ashtuquajturat njoftime të zeza, të lëshuara si pjesë e fushatës së njohur si Operacioni “Më Identifiko”, zakonisht qarkullojnë brenda rrjetit të forcave policore…
Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Himarë është duke e përdorur këtë fushatë elektorale në çuarjen përpara të tezës së helenizmit. Në përmbushje të kësaj teze Beleri ka si yllin polar, ekstremistin grek Babis Karathanos, një emër jo i panjohur për autoritetet ligj-zbatuese shqiptare. Ekstremisti i njohur anti shqiptar Karathanos, i shpallur non grata nga Shqipëria është aktivizuar plotësisht në fushatën elektorale të kandidatit të Berishës, Metës e Dules Fredi Beleri. Kjo foto e datës 26 Shkurt 2023 tregon një takim elektoral të Fredi Belerit në Athinë ku në të njëjtën tavolinë në të majtë të tij qëndron Vangjel…
Noizy është shfaqur me një tjetër konkurrente të “Big Brother Vip 2”. Bëhet fjalë për modelen Jori Dellin, e cila u dallua për paraqitjen e saj në format. Kanë qenë vetë dy protagonistët që kanë treguar që ndodhen në shoqërinë e njëri-tjetrit, reperi disi më i “hapur” duke postuar këtë foto ku duket Jori me bikini të bardha në një jaht në mes të detit. Edhe vetë modeja ka publikuar në Instagram një foto vetëm të vendit, i cili qartë është i njëjti.
Qofte, mish për hamburgerë, salçiçe. Por edhe pije soje apo bajame. Sot, proteinat bimore kanë vlerën e 34% të tregut europian. Por në rreth pesëmbëdhjetë vjet parakalimi do të jetë realitet: mishi tradicional do të vlejë vetëm 40% të konsumit global, 60% e mbetur do të përbëhet nga dy të tretat me proteinat me bazë bimore dhe një e treta nga mishi sintetik. Me pak fjalë, revolucioni në pjatë është shumë pranë. Parashikimet vijnë nga Porsche Consulting. Për sa i përket cmimit, proteinat bimore janë tashmë konkurruese në krahasim me mishin dhe qumështin tradicional. Për mishin sintetik, nga ana tjetër,…
Teoria e mendjes është aftësia që ne të gjithë kemi për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i tjetrit. Është thelbësore në të gjitha ndërveprimet tona. Një studim i ri nga Shkolla e Mjekësisë Mount Sinai tregon se sa shumë e përdorim këtë kur bindim të tjerët. Manipulimi i të tjerëve shfrytëzon një pjesë të trurit tonë të përdorur shpesh në lojëra si shahu. Ndoshta të qenit më i mirë në njërën të bën më të mirë në tjetrin? Takticienët më të mëdhenj të botës janë ata që mendojnë përpara. Mjeshtrat e shahut, gjeneralët e famshëm, liderët e mëdhenj botërorë dhe…