Author: tirana

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 37-vjeçarja, pasi tentoi të digjte një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket 37-vjeçarja me iniciale M.K. e cila tenton të djegë farmacinë duke i hedhur lëndë djegëse. Pas arrestimit, ajo i tha policisë se veprimin e kreu pasi pretendonte se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,…

Read More

Aksi nacional Pogradec-Qafë-Thanë-Prrenjas rezulton të jetën një rrugë mjaft e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve por edhe këmbësorët. Në këtë segment rrugor, vetëm ditën e djeshme janë shënuar 6 aksidente ku një turiste gjermane humbi jetën dhe 4 të persona u plagosën nga aksidentet e tjera. Drejtuesit e automjeteve por edhe banorë shprehen se rruga është shumë e rrezikshme dhe akoma më të rrezikshme e bëjnë atë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat. Nga ana tjetër ka prej atyre që vijojnë të ngrenë dyshime se në rrugë hidhet vaj apo naftë nga serviset qe janë pranë këtij aksi. Ky…

Read More

Arrestimet për shitje dhe blerje votash kanë nisur. Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit “Berisha-Meta “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë ka përgënjeshtruar lajmin se Kristo Agalliu është arrestuar për shit-blerje votash. Ai thotë se Agalliu është votues i PS dhe s’ka asnjë lidhje me Partinë e Lirisë apo PD. Po ashtu Maliqi nuk kursen komentin për Bledi Çuçin, për të cilin thotë se vartësit e tij po kërcënojnë votuesit. “Përgënjeshtrim dhe shpifje e Policisë së Shtetit të urdheruar nga Çuçi si drejtues i dështuar i Qarkut Berat. Arrestimi i Kristo Agalliut eshte kombinacion i metodave inskenuese të Policisë së Shtetit me urdhër…

Read More

Për herë të parë në Britaninë e Madhe ka lindur një foshnje duke përdorur ADN e 3 personave. Kjo do të thotë se kjo bebe ka material gjenetik nga nëna, babai dhe një dhuruese grua. Procedura parashikon ndërhyrjen në procesin e fertilizimit për të parandaluar që gjenet me defekt të kalojnë në mitokondri. Këto të fundit veprojnë si një bateri e vogël që gjeneron energji brenda qelizës. Nëse këto janë të dëmtuara, mund të çojnë në dëmtim të trurit, verbëri dhe madje edhe probleme me zemrën. Procesi ka çuar në shprehjen “foshnja me tre prindër”, megjithëse më shumë se 99.8%…

Read More

Kreu i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto sqaron foton virale ku ai shfaqet duke kërcyer me kandidatin e PS-së në këtë bashki, Mariglen Dishën. Vreto thotë se fotoja është shkrepur gjatë festës së Shën Gjergjit në fshatin Steblevë dhe është keqpërdorur nga portalet pa u thelluar se për çfarë bëhej fjalë. “S’e kuptoj pse të gjitha mediat kanë marrë një interes mjaft të veçantë për këtë foto. Dua të sqaroj se në datë 6 maj kam qenë i ftuar në Steblevë nga shoqata Stebleva për të festuar ditën e Shën Gjergjit, një festë pagane që kjo zonë e…

Read More

Pas lajmit se një grua është shoqëruar nga policia e Mallakastrës, pas denoncimeve se po blinte vota, kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për kryetar bashkie në Mallakastër, Agron Kapllanaj thotë se asnjë sajesë e shpërndarë në medie dhe asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në këtë qytet. “Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër”, tha ai. Kapllanaj u shpreh se përbuz çdo akt që ofendon qytetarët. “Unë kam punuar e do të punoj…

Read More

Sali Berisha këtë të mërkurë, nga takimi përmbyllës në Malësinë e Madhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime më 14 Maj. Ai komentoi edhe deklaratën e Edi Ramës, i cili u ka bërë thirrje mbështetësve të “Bashkë Fitojmë” që të mos dalin në votime. Për Berishën kjo është deklaratë e paprecedentë dhe tregon frikën e Ramës nga qytetarët. “Lutja ime është të mbledhim çdo votë në çdo skaj të kësaj malësie. A e shihni ju Edi Ramën së çfarë bën? Ky është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Kaq frikë…

Read More

Një trup i dekompozuar është gjetur të mërkurën në Tiranë. Bëhet e ditur se trupi u gjet rreth mesditës së sotme, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh. Viktima nuk është identifikuar ende dhe dyshimet e para janë që të bëhet fjalë për një endacak. Po punohet për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion droge në Katalonjë, ku për pasojë u arrestuan 10 personave. Në mesin e të arrestuarve janë 7 shqiptarë dhe 3 shtetas serbë. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3093 bimë marijuanë, e përkthyer në 1280 kg marijuanë. Veprimtaria ishte e shtrirë në dy ndërtesa të ndryshme. Mediat spanjolle shkruajnë se për mbarëvajtjen e të korrave dhe garantimin e një korrje të mirë, bosët shqiptarë shfrytëzonin bashkatdhetarët që mbërrinin në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë). Më pas i ‘mbyllnin’ në plantacione për të kryer funksionet e “kopshtarit”. Ata nuk mund të largohen nga…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, ka mbajtur ditën e mërkurë fjalën e saj përshëndetëse me rastin e 110-Vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të nivelit të lartë me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, organizuar me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm të kësaj Gjykate, në Hotel “Rogner”, Kryetarja Zaçaj fillimisht shprehu urimet në emër të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në këtë veprimtari të rëndësishme të Gjykatës së Lartë duke u ndalur në kontributin e kësaj Gjykate…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nuk do të flenë gjumë, por do ta bëjnë edhe natën-ditë. Për të Rama është i tmerruar nga bilanci katastrofik në zgjedhje ndaj dhe bën thirrje të tilla që demokratët “t’ja fusin gjumit më 14 maj”, por thotë se kjo gjë nuk do ndodhë pasi qytetarët do përmbushin vullnetin e tyre demokratik. “Nuk do të ketë gjumë në këto katër ditë, madje edhe natën do ta bëjmë ditë. Së bashku edhe me të gjithë socialistët e ndershëm që kanë qenë viktimat…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi po mendon emërimin e një nënkryetari, dedikuar vetëm fshatit. “Me Belind Këlliçin kryetar, fshatrat e Tiranës do të përfaqësohen me një nënkryetar në bashkinë e Tiranës. Që do dedikohet vetëm, vetëm për punët, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik të fshatit të Tiranës. Është e pafalshme që fshatrat e Tiranës sot janë në gjendje të mjerueshme”. Në takimet elektorale me banorë të Petrelës, Farkës. Këlliçi përsëriti premtimin që drejtuesit e njësive administrative të zgjidhen nga vetë qytetarët. “Se çfarë është mirë për ju këtu në zonën e Petrelës dhe…

Read More