Kryetari dhe kandidati i koalicionit “Bahskë Fitojmë” për bashkinë Shkodër, Bardh Spahia ishte sot në familjen Zeneli në lagjen “Bahçallëk”, e cila prej vitesh ka ndërmarrë një sipërmarrje bujqësore. “Hilmia dhe Shefqeti kanë investuar në ndërtimin e serave për prodhimin e rukolës si dhe disa prodhimeve të tjera bujqësore”, tha Spahia. Sipas tij, “ata ia kanë dalë të vetëm, pa asnjë ndihmë nga shteti, por madje të dëmtuar disa herë prej tij në këto vite”. Spahia garantoi se në programin e tij 4-vjeçar bujqësia është një prej sektorëve që ka vëmendjen kryesore, ndërsa, shtoi ai, “tek bashkia Shkodër do të…
Author: tirana
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, mbledhjen e kësaj të mërkure vendosi të gjobisë me nga 2500 lekë Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Financave, për shkak se kanë kryer fushatë në rrjetet sociale, në llogaritë në Facebook të ministrive respektive.
Mbrëmja e shumëpritur tashmë po vjen në Milano, me derbin e Madoninës që do të vendosë përballë Interin dhe Milanin, por këtë herë për gjysmëfinalen e Champions League. “San Siro” është i gjithi sold out, me një rekord arkëtimesh që shkon në 10 milionë euro. Në orën 21:00, Pioli dhe Inzagji janë gati për të diskutuar një betejë që pritet të sjellë emocione dhe spektakël. Të dyja ekipet në total kanë fituar 10 herë kompeticionin më të rëndësishëm për klube së bashku. Kjo do të jetë hera e parë që dyshja e Serisë A-së do të luajnë me njëra-tjetrën në…
Këngëtari i njohur nga Kosova MC Kresha i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj më 14 maj. Përmes një videomesazhi, MC Kresha shprehet se sa herë vjen, sheh Tiranën që po zhvillohet dhe po përparon dita-ditës. “Përshëndetje Erion! Kryetari i Tiranës, kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve. Sa herë vijmë, zemra mal na bëhet kur e shohim se dita-ditës po zhvillohet e po përparon në përmasa të mëdha. Është kënaqësi të vish në Tiranë, të shijosh atë fluks të madh turistësh dhe atë mikpritje që na bëjnë tiranasit. Ndihemi si në shtëpi, në fakt ne jemi në shtëpi. Desha të të përgëzoj,…
“Mision kundër së keqes i ka cilësuar zgjedhjet lokale të së dielës”, tha kryetari i PR-së, Fatmir Mediu gjatë një bashkëbisedim me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, Mediu tha se qytetarët duhet të ndalojnë shpopullimin e vendit duke votuar kundër PS. Për Mediun, vota për PS është votë për rikthimin e sistemit komunist në Shqipëri. PR merr pjesë në zgjedhjet lokale vetëm me kandidatët për këshillat bashkiak, ndërsa për kryetar bashkie mbështet kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Të mos pranojmë të rikthehemi në rrugën e errësirës, ku na u ndalua besimi, liria dhe e drejta. Të mos pranojmë që njerëz që…
Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur automjeti brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së votimeve për zgjedhjet lokale më 14 Maj. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në aksin rrugor “Krume-Golaj”, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit. Mulaj hedh poshtë pretendimet se djegia e makinës dhe materialeve brenda magazinës të ketë ndodhur për fushatë elektorale. Mulaj tha në një prononcim për mediat se nuk ka konflikte me askënd, dhe nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e…
Sot koordinatori i Partisë së Lirisë në Kuçovë, u kap duke blerë vota dhe për këtë rast dhe jo vetëm, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë. Ajo tha se është në dijeni të këtyre raportimeve për shit-blerje të votave duke kërkuar që të merren masa përkundrejt partive politike që akuzohen. “Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie…
Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, për vepra të ndryshme penale. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një shtetas serb, i identifikuar si S.M, 50-vjeç, është arrestuar pasi aksidentoi për vdekje në aksin “Qafë Thanë-Prrenjas” një shtetase gjermane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se viktima U.S., 56-vjeçe ishte duke drejtuar automjetin e shoqëruar nga një person, në momentin kur u godit nga kamioni me shofer shtetasin serb. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i dëmtuar edhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P.…
Komisionerja e BE-së për inovacionin, kërkimin, kulturën, arsimin dhe rininë, Mariya Gabriel është mandatuar për të qenë kryeministre e qendrës së djathtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë konservatore Gerb, ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov. Kryeministrja do paraqitet në Asamblenë Kombëtare në Sofje përpara të gjithë krerëve të partive politike, tha Borisov duke u shprehur se Gabriel tani do të ketë mandatin për të kërkuar një aleancë me partitë e tjera për të formuar një qeveri.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Mullet, ku një automjet tip “Audi” u përplas me autobusin i linjës së Petrelës. Për pasojë janë lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te spitali i Traumës. Në informacionin e parë për këtë ngjarje, Policia e Tiranës bën me dije se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit urban dhe është shkaktuar aksidenti. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I.A, dhe një…
Partia Socialiste hapi më 11 prill fushatën për zgjedhjet e 14 Majit dhe një pjesë e fondeve të akorduara nga KQZ po shkojnë për mbjelljen e pemëve. Me mbjelljen e pemëve do të ketë më shumë gjelbërim në qytetet e vendit. Në çdo bashki të vendit vijon mbjellja e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjellja e pemëve në bashkitë Bushat, Lushnjë, Sarandë, Përmet, Bubq, Delvinë dhe Gramsh. “Hap pas hapi në këtë rrugëtim të gjelbër drejt 14 majit, ku do të mbjellim mbi 25 mijë pemë,…
Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, Yuri Kim teksa foli për sfidat me të cilat përballet vendi ynë sa i takon reformës në drejtësi, tha se është koha që në Tiranë të vijë ambasadori i ri i SHBA-së, por që Reforma në Drejtësi nuk ndryshon nga ky fakt. “SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë. Ka kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Washington. Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët. Shpresoj që ju do të kuptoni që…