Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Derbi i Madoninës “ndez” Champions League

11:57 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
derbiok e1683711530420
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmja e shumëpritur tashmë po vjen në Milano, me derbin e Madoninës që do të vendosë përballë Interin dhe Milanin, por këtë herë për gjysmëfinalen e Champions League. “San Siro” është i gjithi sold out, me një rekord arkëtimesh që shkon në 10 milionë euro.

Në orën 21:00, Pioli dhe Inzagji janë gati për të diskutuar një betejë që pritet të sjellë emocione dhe spektakël. Të dyja ekipet në total kanë fituar 10 herë kompeticionin më të rëndësishëm për klube së bashku.

Kjo do të jetë hera e parë që dyshja e Serisë A-së do të luajnë me njëra-tjetrën në garën më të mirë të klubeve evropiane pas të ashtuquajturit “derbi i turpit” të vitit 2005, një çerekfinale e fituar nga Milani, ndeshja e dytë e së cilës u pezullua pasi tifozët e Interit që nisën hedhje të fishekzjarrëve, me skuadrën e tyre që ishte shumë prapa në rezultat të përgjithshëm.

Interi në këtë ndeshje vjen me një formë shumë të mirë, teksa kanë 5 fitore radhazi, me sulmin që ka gjetur një vazhdimësi mjaft të mirë, ku Dzeko, Lautaro dhe Lukaku më në fund po tregojnë vlerat e tyre. Skuadra e Inzaghit ka realizuar 14 gola në 5 ndeshjet e fundit. Milani në krahun tjetër nuk është se po kalon një moment shumë pozitiv. Në 5 ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tri barazime, por suksesi ndaj Lazios mund ta motivojë më shumë.

champions league
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.