Një tjetër incident është shënuar dhe që prek zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidatit socialist në Has, Beqir Mulaj i digjet natën automjeti dhe një garazh.
Author: tirana
20 avionë ushtarakë dhe katër anije luftarake kineze janë të angazhuara në operacione rreth Tajvanit. Në një shënim që përditëson situatën në orën 6:00 me orën lokale, e njëjta ministri raportoi se forcat e armatosura të Taipeit, sipas protokollit të vendosur, kanë monitoruar situatën dhe kanë mobilizuar forcat ajrore, marinën dhe sistemet e raketave me bazë tokësore për t’iu përgjigjur këtyre detyrave. 15 avionë, përfshirë pesë J-16 dhe pesë H-6 hynë në zonën e mbrojtjes së identifikimit ajror jugperëndimor dhe juglindor Adiz, në një lloj gjysmërrethimi të ishullit.
Në Kavajë, kryetari Redjan Krali që drejton bashkinë prej katër vitesh, meriton që të vijojë përpara me punën që ende ky qytet ka nevojë. Nuk duhet që Kavaja e cilësuar si bastion i së djathtës, të ndryshojë në këtë moment dhe të mos e pranojë që qyteti ka ndryshuar si kurrë më parë. Në 32 vite demokraci, bashkia është drejtuar 22 vite nga PD-ja, dhe 10 vite nga PS-ja. Faktet flasin kush ka punuar. Për ironi, ky qytet që është mbajtur si pishtar i PD-së, por vetëm sot ka çerdhe, kopshte dhe shkolla moderne, me standarde europiane, gjë e cila…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një video mesazh nga Durrësi, ku krah kryetares dhe kandidates socialiste Emiriana Sakos, thotë se ky qytet meriton që të ecë përpara me projekte madhore, si porti turistik, apo edhe me hekurudhën e re. “Shqipëria po ecën përpara, bashkitë tona po ecin përpara. Duke ndërtuar një infrastrukturë modern dhe përmirësuar vijimësisht shërbimet”,-thotë Rama. Ndërsa Sako thekson se “këtu në Durrës bashkë me Edi Ramën, po ndërtojmë portin e ri turistik, portin e ri tregtar, hekurudhën e re si dhe shëtitoren e shumëpritur të plazhit e plot të tjera”. Ajo shprehet…
Festivali i 67-të i Eurovisionit, pati mbrëmjen e së martës gjysmëfinalen e parë që u zhvillua në Liverpool. 15 shtete morën pjesë, por vetëm 10 prej tyre arritën që të kalojnë në finalen e madhe. Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj. Shqipëria e cila përfaqësohet nga Albina Kelemendi do të perfromojë më datë 11 maj, ndërsa për të kaluar në finalen e këtij festivali do t’i duhen votat e publikut. Në gjysmëfinale mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, e cila performoi në hapje…
Një aksident detar është shënuar mbrëmjen e së martës në ujërat e Adriatikut, ku një peshkarexhë me 3 peshkatarë në bord është goditur nga një traget. Si pasojë e goditjes peshkarexha “Eltoni” është në rrezik mbytjeje në Durrës, së bashku me 3 peshkatarë në bord. Në ndihmë të tyre ka shkuar vetëm një skaf i policisë kufitare, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë tjetër për fatin e tyre.
Dashi Kjo ditë është e favorizuar nga yjet ndaj kushtojini më shumë kohë dashurisë. Për sa i përket punës, favorizohen profesionistët e lirë, të cilët do të mund të gjejnë projekte dhe bashkëpunime të reja. Ju do të jeni në gjendje të gjeni rrugën tuaj. Demi Të mërkurën, dita duhet të përdoret për të kuptuar se çfarë nuk funksionon në çift. Në punë ka ardhur koha për të nisur projekte të reja. Mund të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë. Binjakët Mund të takoni dikë të ri, kështu që lëreni të habiteni. Nga pikëpamja e biznesit, duhet të punoni…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në zonën qendrore. Temperaturat minimale do të luhaten 9- 16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 14 -18°C në veri , 20 -23°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me intervistë të dhënë nga kandidati për bashkinë e Himarës Fredi Bejleri. Në një postim në Facebook, Idrizi u shpreh se asnjë kandidat i ligjshëm nuk do të guxonte të përfshinte në platformën e tij elektorale helenizimin e Himarës. Ai i ka bërë thirrje organeve shqiptare të drejtësisë që të nisin hetimin në lidhje me rastin, pasi tha se po shkelet integriteti territorial i vendit dhe Kushtetuta,. Postimi i plotë: Fredi Beleri- Himara s’je tiRefuzova ta mendoja si të vërtetë fillimisht intervistën e Fredi Belerit për gazetën greke Protthotema, sepse asnjë…
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luciano Boçin duke e quajtur “Luluçi”. “Ja keni dy shembull Evis Kushin dhe Luluçin, të dy elbasanlli, të dy profesorë. Njëri krenari e gjithë qytetit dhe tjetri sikur ka dalë nga arkiva e Kinostudios që duket sikur ka rregulluar flokët si Koçi teta Olgës. Do bëjmë elbasanin shesh xhirimi. Po mor po e bëjnë për të ardhur këtu e për t’ju gënjyer. Kishtë thënë ky se do bëjmë “made in Elbasan”. Kam dëgjuar “made in Italy”, “made in Spain”, mund të ketë “made in Albania”, por…
Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. I Intervistat kanë qenë të shumta dhe Valbona Mema nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media. Si tu duk finalja e madhe dhe çfarë të pëlqeu më shumë? Absolutisht, ishte e magjishme çdo gjë. Emocione, nuk kam fjalë e kam përjetuar si të ishim ne aty brenda. Si tu duk dasma e Luizit dhe Kiarës? E përkyer, e magjishme të dy të bukur. A do të doje të këndoje në dasmën e tyre…
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi u shpreh se ato do të jenë gardianët e votës së lirë që qytetarët e Tiranës do të hedhin në mbështetje të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta. “Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin…