Presidenti Bajram Begaj në konferencën e 110-vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, tha se pritshmëritë e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë janë shumë të mëdha, pasi ata presin korrigjimin e padrejtësive me të cilat ndeshen. “Kontributi i secilit prej nesh këtu prezent, aktorë vendas e ndërkombëtarë, është thelbësor për ndërtimin e një kulture juridike me standarde profesionale dhe etike të larta që përcjell besimin e nevojshëm kundrejt atyre që presin drejtësi. Pikërisht, besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë është qëllimi final i të gjithave politikave shtetërore, sepse çdo institucion publik duhet të jetë në shërbim e në funksion…
Author: tirana
Në 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin se nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme në sistemin e drejtësisë. Hohmann ka thënë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në një moment kritik pasi institucionet e drejtësisë po rikrijohen dhe se reforma duhet të ketë rrënjë të thella. “Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të…
Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj. “Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshëri, Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. I përket drejtuesve shqiptar, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim, Themeli është ndarja e gjyqësori nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë”, tha Kim. Kurse presidenti Bajram Begaj tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë pikërisht një drejtësi e besueshme, e pavarur ku…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, ish-deputeti Luçiano Boçi ka vijuar me fushatën elektorale dhe këtë herë është takuar me banorët e fshatit Shilbater, ku është njohur më nga afër me problemet e tyre, që kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë dhe blegtorinë. Teksa poston pamjet e takimit, Boçi thotë se në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri. Më 14 maj thekson Boçi, qytetarët do të firmosin ndryshimin. “Shilbater, Një tjetër fshat i Elbasanit që do t’i prijë ndryshimit këtë të diel. A kanë sot banorët kanale vaditëse?…
Lagështia në rrugë ka regjistruar një tjetër aksident. Një automjet është aksidentuar në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel. Mësohet se bëhet fjalë për një makinë dasmorësh, e cila është përplasur me një tjetër automjet. Nga të dhënat paraprake, raportohet vetëm për dëme materiale. Drejtuesi i një nga automjeteve të përfshira në aksident ka marrë plagë të lehta.
Ish-ministrja e Drejtësisë, deputetja e PS-së, Etilda Gjonaj ka uruar për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, ndërsa ndalet te përpjekjet e bëra për reformën në drejtësi. Në një postim në rrjetet social, Gjonaj thekson se “Roma nuk u ndërtua në një ditë! 7 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi nuk janë shumë për historinë e një vendi në përpjekjet për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efikas për qytetarët e tij”. Gjonaj nënvizon se pavarësisht kësaj, “7 vite prej marrjes së atij hapi historik nga Partia Socialiste dhe një procesi sa të vështirë po aq edhe sfidues, qytetarët…
Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me banorë të Dukagjinit në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Spiropali thekson se rruga për në Shalë, Shosh, Pult është tmerrësisht e bukur, por po aq e vështirë dhe e rrezikshme. “Me financimin e qeverisë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi projektin e plotë teknik të rrugës së Dukagjinit që përfshin edhe degëzimin për në Lekbibaj duke krijuar edhe një lidhje strategjike me Tropojën dhe Gjakovën në Kosovë”. Spiropali shprehet se pushteti lokal këtu është inekzistent, nuk ofron as investime, as shërbime, as shpresë, madje…
Të dielën janë votimet, dhe komunikimi për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë ka vënë në pranga një 52-vjeçar dhe një tjetër është vënë nën hetim. 52-vjeçar i identifikuar si Kristo Agalliu, është arrestuar dhe Agron Duro, 61 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe i thoshte se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë. “100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë…
Të dielën do të mbahen zgjedhje lokale, dhe një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u shfaqën në një video në portale duke komunikuar me një tjetër për shit-blerje votash. Sipas Policisë së Tiranës, në pranga ka rënë Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasin Agron Duraj. Njoftimi i Policisë Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Premtuesi”. Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Specialistët e Seksionit…
Situata zgjedhore nuk është e qetë. Policia e Shkodrës njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka ndaluar tre persona të cilët dyshohen se kanë dhunuar me grushte dhe sende të forta një qytetar i cili ka bërë më pas kallëzim në polici. Policia bëri të ditur se ka marrë njoftim se në aksin rrugor rural Miliska-Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”, kishte ndodhur një konflikt mes disa shtetasve. “Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi B. N., (i dëmtuar), dyshohet se: Shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., banues në fshatin…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për qytetarët që iu bashkuan mbrëmë takimit përmbyllës të fushatës në Korçë. “Mijëra qytetarë të Korçës sfiduan shiun dhe të ftohtin për të shprehur mbështetjen më entuziaste për Ndryshimin dhe Ledina Alollin si Kryebashkiake e ardhshme”. Më tej, ai shprehet besimplotë se të rinjtë e Korçës nuk do të ndalen asnjë minutë këto tre ditë për të kurorëzuar pedagogen e tyre të dashur si Kryebashkiake të Korçës. “I bindur se edhe çdo grua dhe nënë korçare do të mbështesin Ledinën në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet si kurrë…
Tre personat që po udhëtonin me një peshkarexhë, kanë rrezikuar që të mbyteshin në det. Kjo sepse peshkarexha u fundos, por për fat të mirë ndihma ka ardhur në kohë, Në ndihmë të tyre kanë shkuar Policia Kufitare me mjetin lundrues, GDF-ja dhe roja bregdetare ku bënë të mundur shpëtimin e 3 personave. Kapiteni S.A, 54 vjeç dhe pjesëtarët e bordit, K.K, 30 vjeç dhe M.E, 50 vjeç, u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para dyshohet se motopeshkarexha është goditur nga një traget, i cili ka pezulluar…