Fitorja e një derbi duket se vlen më shumë se trofeu i Champions League. Kështu mendon ky tifoz i Interit, që është gati për të sakrifikuar pensionin e tij nëse zikaltërit eliminojë kundërshtarët e qytetit. Enrico Vazini, 100-vjeçar dhe me një të kaluar si ushtarak shpreson që skuadra e Inzaghit të arrijë pas 13 vitesh në raundin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm të UEFA-s. “I lutem zotit që të më japë gëzimin e fitores së Interit dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë. Do të bëja gjithçka për fitore, përfshirë këtu edhe pensionin tim që do ta…
Author: tirana
Një kryebashkiak polak, Radosław Grzegorz Ostakiewicz, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga dritarja e katit të katërt të një hoteli në Sardenja të Italisë. Ostakiewicz ishte duke vizituar fshatin sardinez të Cagliarit me delegacionin polak kur ra nga dritarja e një dhome në hotelin Due Colonne. Një zëdhënës i policisë së Cagliarit tha se 44-vjeçari ishte ulur në dritare dhe humbi ekuilibrin. Vdekja nuk po hetohet si një vetëvrasje.
Albert Zaja, është dënuar me 21 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunimtë ndaj biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Fierit në Janar 2021. Vendimi është marrë nga gjykata e Fierit, e cila konstatoi se Albert Zaja, është njëri nga protagonistët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Zaja kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, duke mos ju nënshtruar procesit gjyqësor me procedurën e zakonshme. “Ora News” mëson se para se gjykata të deklaronte fajtor dhe dënuar me 21 vite burgim, prokurori i çështjes Dorian Tafili, i kishte kërkuar gjykatës në pretencën e tij, dënimin…
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Prrenjas, ku një makine është përplasur me një trajler. Nga goditja e rëndë, një person ka humbur jetën në vend. Nuk është bërë ende e ditur nëse ka të tjerë të plagosur. Policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Partia Socialiste ka mbyllur ditën e sotme fushatën në qytetin e Kavajës. Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministri, Edi Rama dhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë dhe njëherësh kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, kryeministri tha se Kavaja nën drejtimin e Partisë Socialiste ka ndryshuar në shumë drejtime. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk bëri asgjë për këtë qytet të rëndësishëm, por e mori peng duke e izoluar për vite me radhë. “Sot dua t’ju kujtoj se këtu ku jemi ne, ku ne kemi ardhur në fillim në Kavajë, ishte një rrugën, këto pemë…
Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Drejta të Njeriut, Volker Turk, e ka kritikuar Iranin për “nivel të neveritshëm” të dënimeve me vdekje, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i japin fund këtij lloji të dënimit. Sipas tij, numri i të ekzekutuarve është “frikësues”. Prej 1 janarit, Turk ka thënë se besohet që të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran – shumica prej tyre për shkelje të lidhura me drogën, dhe numri më i lartë është në mesin e minoriteteve. Numri i saktë i të ekzekutuarve nuk dihet, për shkak të “mungesës së transparencës qeveritare”, prandaj…
Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet. Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe…
Rita Ora u ngjit në skenë për provat e fundit përpara gjysmëfinales së Eurovision Song Contest. Pas daljes së saj në Met Gala në Nju Jork me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi , këngëtarja do të jetë ndër artistët që do të performojnë si një akt interval në M&S Bank Arena në Liverpool. Rita u shfaq me një korse të zezë latex për performancën e saj, së bashku me doreza që vinin deri në bërryl, geta dhe çizme të zeza. Ansambli i 32-vjeçares kishte gjithashtu një bisht në formë fustani me tyl të ngjitur në belin e saj, i cili u…
Koalicioni Berisha-Meta ka mbetur pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit dhe beteja ligjore vijon. Ka qenë së fundmi një vendim i Kolegjit Zgjedhor i cili ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë së Lirisë dhe ka detyruar KAS për të marrë një vendim. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi kërkesën e PL për të pasur anëtarin e katërt në grupet e numërimit me argumentimin se ‘nuk kishte votat për të marrë një vendim’. Tashmë çështja do të rikthehet në KAS i cili do të detyrohet të marrë vendimin nëse Partisë së Lirisë i takon…
Një burrë në Greqi harroi në makinë foshnjën 5-muajshe në Greqi. Burri në fjalë e mori fëmijën me vete dhe shkoi në punë. Ai e la foshnjen në makinë dhe zbriti të vijonte punën e për të u kujtua vetëm kur e mori bashkëshortja në telefon për ta pyetur. Ai doli dhe pa që foshnja ishte asfiksuar duke qëndruar për orë të tëra i mbyllur në makinë. Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Artës, ku është konstatuar vdekja e tij. Mësohet se edhe babai i fëmijës ndodhet në spital duke u trajtuar, pasi ka pësuar tronditje.
Sot është mbledhur Komitetin i Emergjencës së Federatës Greke të Futbollit dhe ka autorizuar presidentin e Federatës të diskutojë me te dyja klubet e AEK-ut dhe PAOK-ut për vendin ku do të luhet finalja e Kupës. Këtë të premte Komitetin Ekzekutiv i Federatës Greke do dalë me një vendim, nëse kjo finale do luhet në Shqipëri. Paraprakisht ka pasur një bisedë mes presidentit të FSHF-së Duka dhe atij të Federatës Greke për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në Shqipëri dhe Duka ka dhënë dakordësinë për cështjen e stadiumit. Finalja për shkak të prenotimeve në “Air Albania”, nëse luhet…
Pas Luizit, edhe Olta Gixhari e cila u bë e famshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka dalë hapur në mbështetje të Erion Veliajt. Përmes një videomesazhi, Olta Gixhari deklaron se më 14 maj do të votojë për kryebashkiakun Veliaj.Pak vite më parë Olta shprehte publikisht simpatinë për Berishën. Por tashmë, edhe Olta sikurse shumë artistë dhe personazhe të njohur të jetës publike janë zhgënjyer nga Foltorja, duke shprehur në këto zgjedhje mbështetje të plotë për kryebashkiakun Veliaj.Ndërkohë, Veliaj ka falenderuar Olta Gixharin dhe e siguron se Tirana do të ecë vetëm përpara.“Tirana siç është, jo siç ishte! Faleminderit…