Sot është mbledhur Komitetin i Emergjencës së Federatës Greke të Futbollit dhe ka autorizuar presidentin e Federatës të diskutojë me te dyja klubet e AEK-ut dhe PAOK-ut për vendin ku do të luhet finalja e Kupës. Këtë të premte Komitetin Ekzekutiv i Federatës Greke do dalë me një vendim, nëse kjo finale do luhet në Shqipëri.
Paraprakisht ka pasur një bisedë mes presidentit të FSHF-së Duka dhe atij të Federatës Greke për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në Shqipëri dhe Duka ka dhënë dakordësinë për cështjen e stadiumit.
Finalja për shkak të prenotimeve në “Air Albania”, nëse luhet në Shqipëri mund të zhvendoset në “Elbasan Arena”.
