Author: tirana

35 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik këtë të martë në Gjermaninë Lindore. Një kamion është përplasur me një autobus, e për pasojë janë plagosur 35 pasagjerë, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Sipas policisë, ka qenë kamioni ai i cili ka goditur njërën anë të autobusit dhe u përpoq të ndryshonte korsinë.

Read More

Policia e Fierit ka shoqëruar një person në Fier pasi dyshohet për blerje votash në favor të kandidatit të Partisë Demokratike për Mallakastrën, Agron Kapllanaj. Denoncimi për blerje votash është bërë në rrjetet sociale, ndërkohë policia ka shoqëruar një grua me inicialet D.D. Pas shoqërimit në komisariat dhe sekuestrimit të celularit, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.

Read More

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë nga përfundimi i “Big Brother VIP” 2, Sara Hoxha ka njoftuar se edicioni i tretë i këtij reality show pritet të startojë në periudhën vjeshtë-dimër të vitit 2023. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, producentja zbuloi se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit. ndryshe nga edicioni i kaluar i cili nisi në dhjetor të 2022. Ndër të tjera, Sara tha se nuk e di nëse do të ketë më konkurrentë si Luz Ejlli, i cili u kthye në kryefjalën e mediave shqiptare.

Read More

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në një deklaratë për mediat tha se përpjekja e qeverisë për të frikësuar opozitën e vërtetë nuk tremb askënd. Gjithashtu ajo i bëri thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të tërheqë policët që janë kthyer në banditë dhe që u bëjnë presion qytetarëve. Deklarata e plotë: Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo cdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim…

Read More

Pavarësisht lajmeve për një transferim të mundshëm të Lionel Messit në Arabinë Saudite, në ekipin Al Hilal, babai i argjentinasit është shprehur se futbollisti nuk ka rënë dakord me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. “Nuk do të bëjmë asgjë tani, do të vendosim në fund të sezonit aktual. Mund të garantoj se nuk do të vendoset kurrë para fundit të sezonit aktual me PSG-në. Emri i Mesit po qarkullon në media, por ne mund të garantojmë se nuk ka asgjë të nënshkruar, rënë dakord apo edhe verbalisht. Ka plot lajme të rreme përreth pa asnjë provë të asaj që…

Read More

Tre aksidente janë shënuar sot në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas. Më konkretisht, një aksident u regjistrua në dalje të qytetit të Prrenjasit dhe dy të tjerë në kthesat e Qafë Thanës. Pas këtyre aksidenteve, zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po bën pastriimin e rrugës. Dyshohet se pronarë të karrotreceve kanë hedhur vaj në rrugë, çka bën që makinat të rrëshkasin dhe aksidentet të jenë më të shpeshtë dhe të shumë të numër.

Read More

Vetëdorëzohet në polici Haki Bajrami, autori i dyshuar për djegien dhe dhunimin e ish-vjehrrës së tij në Llakatund të Vlorës disa ditë më parë. Ish-dhëndëri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi në bashkëpunim me dy të tjerët Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi tentoi të vriste të moshuarën dhe nipin e saj të mitur. Në deklaratën e tij, Bajrami ka mohuar akuzat për djegien e shtëpisë dhe dhunimin e vjehrrës. Ai pretendon se gjithë ngjarja është stisur nga vjehrra. “Se dogja unë shtëpinë, ngjarjen e ka stisur vjehrra”, tha ai.

Read More

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Tre personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gramshit. Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Kina dëboi konsullen e Kanadasë në Shangai, pasi Otava dërgoi në shtëpi një diplomate kineze, të akuzuar për përpjekje për të frikësuar një deputet kanadez. Të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze, Zhao Wei, “person të padëshirueshëm” dhe e urdhëroi të largohej nga vendi. Në përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalondes, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai. “Kina rezervon të drejtën edhe për reagime të tjera”, tha përmes një deklarate Pekini zyrtar. Të dyja diplomatet kanë pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendet përkatëse. Dëbimet paraqesin një përkeqësim të konsiderueshëm në marrëdhëniet midis…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” piktorin Helidon Haliti me motivacionin: “Me mirënjohje për veprimtarinë e pasur artistike në artin figurativ, i vlerësuar si piktori “Mjeshtër i akuareleve’’ dhe si intelektual i angazhuar në edukimin e shoqërisë me vlera kulturore dhe artistike. Në vlerësim të promovimit të artit shqiptar nëpërmjet ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë.” Presidenti Begaj në fjalën e tij cilësoi se Helidon Haliti është një piktor modern bashkëkohor dhe surrealist në kufijtë e realizmit magjik, siç e përcaktojnë edhe…

Read More