Author: tirana

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se nuk është kompetencë e KQZ retorika fyese e përdorur gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, nuk kurseu thirrjen që të vetëpërmbahen. Edhe për posterat me material propagandistik tha se s’janë përgjegjësi e KQZ. “Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo cfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave. Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është cështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë. E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë…

Read More

Mijëra njerëz protestuan të hënën në Beograd të Serbisë, pas vrasjeve masive që ndodhën në këtë vend. Ata bënë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe për kufizim të përmbajtjeve të dhunshme në media. Në protestën e cila u mbajt para parlamentit të Serbisë dhe para zyrave të qeverisë serbe, morën pjesë edhe anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit. Serbët protestuan me moton “Serbia kundër dhunës” pas vrasjeve të javës së kaluar, ku mbetën të vrarë 17 vetë e u plagosën disa të tjerë. Protestuesit kërkuan gjithashtu, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashiç, drejtorit të Agjencisë…

Read More

Kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 Majit, në takimin me banorë të njësisë administrative Ishëm, tha se po punohet me ndërtimin e shkollave dhe kopshteve për fëmijët, ndërkohë që fokusi i punës do të jetë edhe për fermerët, agroturizmin dhe monumentet e kulturës që gjenden në këtë zonë. “Ishmi ishte epiqendra e tërmetit kanë kaluar 3 vite nga dita kur kam marrë detyrën. Tre vite më parë nisëm një rrugëtim të vështirë, por ia dolëm dhe tashmë kemi një bilanc të shkëlqyer duke rindërtuar nga e para 343 banesa të reja në zonën tuaj.…

Read More

Nën drejtimin e Redjan Kralit, bashkia e Kavajës ka ndryshuar jo vetëm qytetin. Një nga premtimet e dhëna e që sot është finalizuar është rindërtimi i Golemit, një nga plazhet më të populluara, por që prej vitesh nuk kishte parë investim. Kreu i bashkisë që kandidon për një mandat të dytë nën siglën e PS-së, Redjan Krali tregon se me punë arrihet dhe Golemi ndryshohet, siç ka ndodhur këto katër vite. “Golemi i braktisur pa infrastrukturë e shërbime. Golemi i zhvilluar, rindërtuar, plot jetë e miq të mirë që e zgjedhin si destinacionin e tyre të parë”,-shkruan Krali. View this…

Read More

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi denoncoi sot, se në 8 vite kryetari Erion Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja, dhe ka rikonstruktuar 9 ekzistuese”. “Dje Faktoje, një organizatë e specializuar në verifikimin e fakteve, ka vërtetuar një prej mashtrimeve më të mëdha të Veliajt në fushatë. Ai mburret se ka bërë 40 shkolla, por në fakt e vërteta është se në 8 vite, Erjon Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja, dhe ka rikonstruktuar 9 ekzistuese”, tha Bardhi. Ajo tha më tej edhe se vetëm me…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, këtë herë ka ngritur shqetësimin për uljen e çmimit të domateve. Braçe thotë se kjo situatë nuk lidhet me ofertën, pra që ka shumë prodhim, sepse jemi në javën e parë të majit. Për të problemi qëndron në mënyrën si prodhohet. Ai shpjegon se shkak janë bërë disa sera që i nxisin pjekjen e domates me preparate. Kjo metodë, Braçe thotë se dëmton buqit që punojnë ndershëm. “Kam ndalur fushatën sepse më shqetësuan lajmet për çmimin e domates së re, që ka dalë nga prilli në maj. T’ua shpjegoj thjeshtë se çfarë ndodh. Këtu jam…

Read More

Leo Messi ka pranuar ofertën prej 400 milionë eurosh të Al Hilalit dhe në fund të sezonit do të transferohet në Arabinë Saudite. Kështu deklarojnë mediat në Spanjë, të cilat theksojnë se nënshkrimi është vetëm çështje kohe. Pak ditë nga udhëtimi i tij në Arabi, Messi duket më i qartë për të ardhmen dhe largimi nga Parisi tashmë është diçka e sigurt. Edhe pse u përfol për një rikthim të mundshëm te Barcelona, kapiteni ka preferuar ofertën e arabëve, që i garanton 400 milionë euro dhe e kthen në futbollistin më të paguar në botë.

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE. Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë“, tha Scholz.…

Read More

Champions League mbrëmjen e sotme rezervon një ndeshje spektakolare, gjysmëfinalen mes Real Madridit dhe Manchester City-it. Në “Santiago Bernabeo”, skuadra merengues do të tentojë që të vijojë hegjemoninë në kompeticionin që prej vitesh e ka kthyer në dominim absolut. Nga ana tjetër Pep Guardiola e ka cilësuar si “gabim të madh” nëse City do të kërkojë hakmarrje ndaj Realit. Kujtojmë që sezonin e kaluar, skuadra e Gardiolës fitoi 4-3 ndeshjen e parë që u luajt në “Etihad”, por më pas do të mundej 3-1 në Madrid. Strategu spanjoll e di mjaft mirë eksperiencën që ka ekipi i Ancelottit ndaj dhe…

Read More

Policia e Berlinit ka vënë në pranga një kardiolog gjerman, i dyshuar për vrasjen e pacientëve të tij, duke i furnizuar “me vetëdije” doza shumë të larta qetësuesish. Mjeku punonte në spitalin Charité, në kryeqytetin gjerman, qendër nga e cila u pezullua verën e kaluar, kur nisi hetimi. “Burri 55-vjeçar, i cili u pezullua nga Charité në gusht 2022, dyshohet se ka administruar me vetëdije doza të larta të një qetësuesi për pacientët e sëmurë rëndë, në njësinë e kujdesit intensiv, në dy raste në 2021 dhe 2022, të cilët përfunduan me vdekje”, thuhet në njoftimin e policisë. Prokuroria gjermane…

Read More

Tefta Malaj, e cila u plagos pak ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që ai vrau me thikë vajzën e tyre dhe një italian, nga shtrati i spitalit, thotë se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën, episode sipas saj të ndodhura dy vite më parë. Ajo për emisionin “Me zemër të hapur”, tha se për këtë arsye kishin vendosur kamera në shtëpi para 1 viti. INTERVISTA Kishit konflikte atë natë? Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak. Për çfarë? Ca gjëra që do t’i them më vonë. Pasi të zbardhet ngjarja? Po. Kamerat sa kohë keni…

Read More