Author: tirana

Miliona njerëz në mbarë botën po ndiqnin kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla të shtunën e kaluar. Ndërsa çifti mbretëror erdhën me karrocën e tyre në Westminister Abbey, shumë ndjekës të ceremonisë kishin të njëjtën pyetje: Ku janë William dhe Kate? Në urdhrin e shërbimit të lëshuar nga Buckingham Palace thuhej se ata duhej të mbërrinin dhe të uleshin përpara Charles dhe Camilla. “Princi dhe Princesha e Uellsit, Princesha Charlotte e Uellsit dhe Princi Louis i Uellsit mbërrijnë në Derën e Madhe Perëndimore dhe dërgohen në vendet e tyre në Lantern. Të gjithë qëndrojnë ulur”, thuhet në urdhër.…

Read More

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann vlerësoi sot progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Në një aktivitet të organizuar me rastin e Ditës së Evropës në Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar të Dajtit, Hohmann u shpreh se Shqipëria është Evropë. “Para një viti nuk kishim çelur negociatat, ndërkohë që vjet në korrik mbajtëm Konferencën e parë Ndërqeveritare. Shikoni sa shumë gjëra janë bërë dhe kjo duhet të jetë ditë për të cilën shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë. Kemi ecur shumë në këto 10-11 muaj dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ajo. Ambasadorja nënvizoi…

Read More

Kandidatët, apo edhe kryetarët kundërshtarë të partive politike jemi mësuar që t’i shohim duke hedhur akuza apo duke kritikuar programet e njëri-tjetrit, por këtë herë në Librazhd ndodh e kundërta. Kandidati i PS-së për kryebashkiakë, Mariglen Disha dhe kryetari i PD-së së Librazhdit Bujar Vreto, kanë surprizuar në takimin e zhvilluar me qytetarët, për festën e Shën Gjergjit. Të dy janë parë së bashku, ndërsa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Ata duken shumë të gëzuar teksa kërcejnë pranë njeri-tjetrit, duke i harruar akuzat që zakonisht opozita dhe maxhoranca shkëmbejnë, sidomos në fushatë elektorale.

Read More

Derbi Tirana-Partizani i vlefshëm për javën e 33 të Superiores ndryshoi sërish nga kalendari i publikuar prej federatës vetëm pak ditë më parë. Fillimisht ishte programuar që supersfida e kryeqytetit, e cila do të shërbejë edhe si ndeshja vendimtare për titullin të luhej më 17 maj, në të njëjtën ditë me përballjet e tjera. Gjithsesi, së fundmi sektori i garave vendosi që përballja të afrohet me një ditë. Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushën e Arenës Kombëtare më 16 maj, me ndeshjen që do të nisë në orën 18:30. Kjo bëhet me qëllim që e gjithë vëmendja të…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u takua me banorët e Njësisë 8, ku bisedoi me ta rreth 5 prioriteteve që do të sjellin ulje të kostos së jetetsës dhe lehtësime për qytetarët. Nga kjo zonë, Këlliçi prezantoi për herë të parë një tjetër pikë të programit të tij, atë për rikualifikimin urban të pallateve të vjetra ekzistuese. Kandidati i Opozitës tha se do të ketë ndërhyrje në suvatime, sisteme termoizoluese dhe ndërtimin e ashensorëve të jashtëm, për të ndihmuar banorët, që në shumicë janë të moshuarit që kanë ngelur, pasi pjestarët e tjerë të…

Read More

Ruben Saraiva, portugezi që kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u kap në Marok. Ai ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. Interpol Maroku ka dërguar një mesazh të hënën ndaj homologëve shqiptar, me përmbajtje: “Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”. Sa i përket marrëveshjes së ekstradimeve që mungon me këtë shtet, autoritetet…

Read More

Në “Ditën e Fitores”, presidenti rus Vladimir Putin e nisi duke uruar ushtrinë ruse. “Rusia kërkon një të ardhme të paqtë. Një luftë e vërtetë i është shpallur mëmëdheut tonë”, tha Putin duke iu drejtuar turmave që e ndjekin nga Sheshi i Kuq. Lideri rus akuzoi se Perëndimin se po kërkon rënien e Moskës ndërsa shtoi se është krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak”. “Të gjithë duhet të bashkohemi për të mbështetur heronjtë tanë.” Ai shtoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që liderët e ish-bllokut të BRSS të jenë…

Read More

“Big Brother Albania Vip” mbylli edicionin e dytë pas 4 muajve me fitues Luiz Ejllin, por lajmet për vipat vijojnë. Ish-banorja Nita Latifi ka përfunduar në spital. Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet në shtratin e spitalit duke marrë serum. “Kështu ndodhe kur nuk i jep vetes as edhe 1 min pushim. Ps. im okay now”, ka shkruar ajo në foton që ka shpërndarë në Instastory. Nuk dihet me saktësi se çfarë problemi shëndetësor ka patur ish-banorja e BBV, por në postimin e saj lë të kuptohet se ajo nuk ka pushuar mjaftueshëm.

Read More

Nën drejtimin e Redjan Kralit, bashkia e Kavajës ka ndryshuar qytetin. Një nga premtimet e dhëna e që sot është finalizuar është edhe gjimnazi “Aleksandër Moisiu”, që prej vitesh ishte i rrënuar, por tashmë është një nga më të bukurit. Kreu i bashkisë, që kandidon për një mandat të dytë nën siglën e PS-së, Redjan Krali tregon se me punë arrihet dhe Kavaja ndryshohet, siç ka ndodhur këto katër vitet e fundit. View this post on Instagram A post shared by Redi Krali (@redjankrali)

Read More

Sot festohet Dita e Evropës, 73 vite nga deklarata e Robert Shuman ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik dhe që luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme. 2023 është Viti Evropian i Aftësive, prandaj në Ditën e Evropës, Delegacioni i BE-së në Tiranë do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë të rinjve shqiptarë, të cilët falë mbështetjes së BE-së kanë zhvilluar aftësitë e tyre dhe zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri duke nisur biznese apo projekte të suksesshme. Delegacioni i BE-së në…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, ka komentuar kundërshtarin në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn. I pyetur në emisionin “Opinion” se çfarë vlerëson tek kundërshtari i tij Veliaj, Belind Këlliçi u shpreh se vlerëson faktin se është një njeri i palodhur në punën e tij. “Kam dëgjuar që ai është një njeri i palodhur në angazhimin e tij të përditshëm. Nga ana tjetër, është një njeri i cili është i palodhur për të shkuar drejt objektivit të tij dhe vazhdon dhe punon për të arritur objektivin e tij, qëllimin e tij”, deklaroi Këlliçi.

Read More

Kampionia e Europës në Atletikë Luiza Gega i është bashkuar listës së gjatë të sportistëve dhe artistëve që i urojnë fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një videomesazh, Gega thotë se Veliaj ka dashurinë dhe vullnetin për punën. “Përshëndetje Erion! Unë e di mirë sesi ndihesh deri diku, si para një gare dhe unë e di mirë sesi janë garat. Unë e di që ti ke çelësin e suksesit, dashurinë për punën, vullnetin për punën dhe kjo është e dukshme. Suksese! Ashtu siç më uron edhe ti mua, të uroj edhe unë ty fitoren”, thotë Luiza…

Read More