Author: tirana

Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra nga 43-vjeçari shqiptar Taulant Malaj deklaroi se vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje me Teftën, gruan e 43-vjeçarit. “Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende në gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli., tha Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë. Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij…

Read More

Tre turistë janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se në drejtim të turistëve u dërgua një helikopter “Cougar”. “Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës”, njoftoi Peleshi. Sipas ministrit, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, tha ai.

Read More

Një çift bashkëshortësh nga Holanda po notonin në kanionet e lumit Osum këtë të hënë, kur i mori rrjedha e ujit. Gruaja 64-vjeçare arriti të dilte në kohë, por bashkëshorti i saj 68-vjeçar nuk pati të njëjtin fat. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka qenë vetë turistja e cila ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës, e që ngriti po ashtu alarmin për zhdukjen e të shoqit. Kjo bëri që autoritetet policore së bashku me shërbimet zjarrfikëse të nisnin kërkimet për gjetjen e 68-vjeçarit. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe polumbarët e Repartit Special…

Read More

Qitroja është një nga frutat më të çuditshme. Gjithçka e lidhur me të, nga origjina e deri te emërtimi është një mister. Shija e frutit është thuajse e hidhur ndëra popullariteti i tij shpërtheu gjatë shekullit XX. Shija nuk është e pëlqyeshme nga kushdo sepse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj naringinës, përbërësit të hidhur që është mbizotërues te qitroja. Shpeshherë disa njerëz e spërkasin me sheqer për të zbutur shijen, por sipas studimeve të fundit kripa është më efektive për të stabilizuar hidhësirën. Qitroja renditet si një prej frutave të shëndetshme, është një burim i mirë i vitaminave A…

Read More

Duke shkuar në Shkodër. Në 10 maj, të mërkurën, pasdite ora 18.00 jam i ftuar nga qendra rinore ARKA, në Shkodër për të prezantuar librin 41 Sekrete. Kudo ku shkoj për të folur për 41 Sekretet, këtë libër që më ka sjellë shumë keqkuptime dhe mërira, në disa raste edhe urrejtje, njerëzit më pyesin nëse ka personazhe nga qytetet e tyre. Shqipëria është e vogël, por është shumë e madhe për ta futur në një libër kështuqë natyrisht ka plot qytete nga të cilat nuk kam gjetur dot një personazh, ose se nuk kam patur fat, ose se nuk kam…

Read More

Kryebashkiaku i Stambollit dhe një figurë e rëndësishme e opozitës, Ekrem Imamoglu, është goditur me gurë gjatë një fushate në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit në Turqi. Autoritetet lokale në Erzurum, një bastion i Erdoganit pranë kufirit me Gjeorgjinë dhe Armeninë, u përpoqën të bllokonin tubimin duke mbushur sheshin kryesor me autobusë të qytetit. Opozita më pas e zhvendosi tubimin në një shesh aty pranë. Menjëherë pas fillimit të tubimit, sulmues të paidentifikuar filluan të gjuanin me gurë në drejtim të Imamoglu. Xhamat e furgonit të tij u thyen dhe kryetari i bashkisë u fut brenda nga truprojat e…

Read More

Ndalimi i shitjes së makinave me benzinë dhe naftë në vitin 2030 është tashmë vetëm 80 muaj larg. Pesë vjet pas kësaj, një ndalim i mëtejshëm i makinave hibride do të fshijë tërësisht djegien e brendshme nga ekspozitat dhe oborret e reja, duke i lënë shoferët me një zgjedhje potencialisht të vështirë për të blerë një makinë elektrike ose me hidrogjen, ose të përpiqen të mbështeten në furnizimin në pakësim të modeleve të përdorura me benzinë dhe naftë. Për shumë njerëz, përgjigjja do të jetë e qartë për blerjen e një makinë elektrike (EV), e cila deri në atë moment…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbështetje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 Maj në Turqi, në një ditë me ato lokale në Shqipëri. Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrisë dhe agjencia turke “Anadolu”, Rama shpreh konsideratë për vizionin dhe punën e Erdogan për transformimin e Turqisë në një fuqi të madhe. Rama e konsideron Erdoganin si mik të ditëve të vështira, duke përmendur ndihmat për Shqipërinë, por e konsideron edhe si një lider politik që e mban fjalën. Kreu i qeverisë shqiptare thekson se…

Read More

Kur thoi rritet brenda lëkurës, bakteret mund të infektojnë plagën duke na shkaktuar jo pak dhimbje dhe parehati. Mënyrat si të trajtoni këtë problem në kushte shtëpie: 1.Zhysni këmbët në një vaskë (kovë) me ujë të ngrohtë dhe kripë për 15 minuta. Kjo do të parandalojë infeksionin dhe do të zbusë thoin duke jua bërë më të lehtë trajtimin e mëtejshëm 2.Me kujdes vendosni mes thoit të rritur dhe mishit një copë të vogël pambuku në mënyrë që të parandaloni rritjen e mëtejshme të thoit brenda në mish.3.Sigurohuni që thoin ta prisni drejtë dhe me kujdes të hiqni lëkurën e…

Read More

Opinionistja e BBV2, Zhaklin Lekatari, ka folur në lidhje me kërcënimet që i janë bërë, për shkak të qëndrimeve që ajo ka mbajtur në spektakël në një intervistë për “Shqipëria Live”. Ke qenë e kryqëzuar mund të themi në rrjete sociale, je bullizuar…ke pasur mund të themi edhe direkt personale, makina jote është thyer? Jo nuk është e vërtetë që ishte thyer makina ime, ishte një “fake neës”. Po patjetër që kam pasur kërcënime, ndalesa në rrugë, por makinë jo, ajo ishte një lajm i pavertetë. Kush ishte banori që do doje ta fitonte përpos Luizit? Olta Goxhari, mendoj se…

Read More

Avokatët e Taulant Malajt, i cili masakroi familjen e tij me thikë kanë rrëfyer se ai ishte i tronditur dhe nuk e ka kuptuar që personi që ka qëlluar ka qenë vajza e tij. “Malaj i tha prokurorit se fillimisht e vrau Massimon, më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj. Në atë moment, i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste. Kishte një lidhje të fortë mes autorit dhe fëmijëve të…

Read More

Nga Berati, kryeministri Edi Rama ironizoi ish-aleatin e tij të dikurshëm, sot kundërshtar politik, Ilir Meta. “Tani vijmë tek Likja. Më fal Nasip se këtij vijon t’i vijë keq. Si mundet t’ju çojë në Skrapar faqen e zezë dhe t’ju thotë votoni këtë tani që Skrapari ka votuar për aq kohë sa e ka parë si një alternativë brenda tërë të majtës progresiste. Vërtetë ai u hohh në prehrin e atij tjetrit, por kur erdhi prapë nuk vajti me atë tjetrin, por me mua. Ju kujtohet apo jo? Se të kishte vajtur me atë tjetrin do ia kishin dhënë shqelmin…

Read More