“Në fund të jetës së vet politike do të damkoset dhe si një shpifës”. Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me kallëzimin për shpifje që ka bërë ndaj kreut të Foltores që sot iu shmang gjykatës.Në një lidhje televizive me ABC, Veliaj u shpreh se qytetarët tashmë e kanë të qartë që Berisha përfaqëson një shpifës dhe njeriun që i ka shkaktuar kaq shumë fatkëqësi vendit.“Unë besoj që antidoti, ilaçi për këtë kulturë të shpifjes, është që të shkohet në gjykatë dhe të thuhet kush janë këta Garda e Iranit, çfarë lidhje kanë. Dëgjova për…
Author: tirana
Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ai po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, kur shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me një pemë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Banfi. Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë për fushatën elektorale. about:blank Gjoba u shumëfishua nga 3 mijë lekë që kërkoi Celibashi në 100 mijë lekë për 15 kryebashkiakë ku konstatoi shkeljet e pretenduara, ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, vendosi rrëzimin e kërkesës. Kryebashkiakët e gjobitur: Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrikabout:blank Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasanabout:blank Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrëabout:blank Erion…
Xhelozia ishte shkaku i masakrës në familjen shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare, e cila tentoi të mbronte nënën e saj nga agresioni i të atit. 45-vjeçari masakroi me thikë edhe shtetasin italian, Massimo De Santis me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij. Shqiptari ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes përpara hetuesve italianë. “Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kërkoi falje për këtë lidhje jashtëmartesore, por unë doja të ndahesha”, ka deklaruar ai. Sipas tij, ditët e fundit kanë pasur debate në familje pikërisht për tradhtinë…
Dita e nesërme do të sjellë ndryshime sa i përket temperaturave në të gjithë territorin, si dhe do të rikthejë reshjete shiut. Për ditën e martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intenistet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.
Luiz Ejlli ka folur për herë të parë pas kurorëzimit të dashurisë me Kiarën në një martesë në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania. Ajo që ra në sy ishte mungesa e familjarëve të Luizit në këtë ceremoni. Mbrëmjen e djeshme në Aftër Party-n e organizuar nga produksioni, Luizi ka treguar se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes, është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas…
Vajza e aktorit Julian Deda feston sot ditëlindjen. Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto krah saj, duke i dedikuar fjalët më të ndjera. “Ti je gezimi i pare, ti je e vogla ime e rritur dhe une te dua me shume se frymen qe marr. Gezuar ditelindjen zemra ime…!”, ka shkruar Juli.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kuçovë, ku iu kërkoi qytetarëve që të votojnë më 14 maj kandidatin për Bashkinë e tyre, Kreshnik Hajdari. Kreu i qeverisë sulmoi kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke thënë se ata përfaqësojnë faqen e zezë. “Janë kandidatët e një gërdallë 30-vjecare. Po e hapa gojën do të duhet të mbyllni hundën. Mjafton që këta kandidatë që kanë ardhur këtu, të përfaqësojnë faqen e zezë. Nëse sot kemi një vend që mirëpret tërë Europën që vjen këtu për të bërë për herë të parë në historinë e vet, kjo ndodh sepse i kemi bërë vend…
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se Rusia po rekruton punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për t’i ndihmuar forcave ruse në luftën kundër Ukrainës. Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se rekrutuesit ushtarakë rusë “kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e imigrancionit”, për të shënjestruar punëtorët emigrantë që kanë ardhur nga Azia Qendrore në Rusi. “Në zyrat e imigracionit, në mënyrë rutinore, personeli përpiqet të rekrutojë emigrantë,” tha ministria britanike në Twitter. Ata madje u ofrojnë atyre “një rrugë të shpejtë drejt nënshtetësisë ruse, prej gjashtë muajsh deri në një…
Finalja e Novibet Cup pritet të zhvillohet në Shqipëri. Siç u raportua më herët, pas refuzimit të ri të Policisë qipriote, EPO filloi të kërkonte stadiume në vendet fqinje si Serbia dhe Rumania. Kështu sipas informacioneve të përcjella në “bëinSPORT FM 94.6” nga Dimitris Tsorbatzoglou, përgjigja e parë pozitive ndaj federatës greke ka ardhur nga Shqipëria. Sipas informacioneve të vendit fqinjë, FSHF-ja ka dhënë dritën jeshile për mundësinë që ndeshja që do të vendosë trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut që do të zhvillohet më 24 maj në stadiumin e ri të Tiranës. Stadiumi kombër “Air Albania” ka një kapacitet prej…
Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj Alberti, përmes një postimi në Instagram. “Mirë se erdhe në jetë shpirti i babi,” shkroi ai duke etiketuar Shkurten në postimin e tij. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali.
Dy personat e arrestuar më 6 maj për mashtrim ndaj biznesmenëve të cilëve u kërkonin shuma të mëdha monetare, kanë përdorur emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me qëllim përvetësimin e 100 mijë eurove nga sipërmarrësi Ram Geci. Mësohet se atij i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të kryebashkiakut aktual të Tiranës. “Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?”, thuhet në mesazh. Por mesa duket biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe…